• |
ide | kryesore

Studimi i fundit/ Sa zgjat mbrojtja nga covid tek ata që e kanë kaluar apo janë vaksinuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Nëse me të vërtetë e dashuron Natyrën, do të zbulosh bukuri kudo”. Me këtë shprehje të Van Gogh e nis një shkrim të gjatë epidemiologu Ilir Alimehmeti në Facebook. Ai ka publikuar rezultatet e një studimi mbi imunitetin e krijuar për ata që e kanë kaluar covid-19 si dhe për ata që janë vaksinuar.

SHKRIMI I PLOTË

Sa zgjat imuniteti pas infeksionit natyror nga SARS-CoV-2? A është i efektshëm ky imunitet edhe kundër variantit Delta? Po me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca, çfarë ndodh?

Miqtë e mi, këtyre pyetjeve u është përgjigjur një studim i detajuar i udhëhequr nga Universiteti i tretë në Europë dhe i teti në botë: Karolinska Institute (Suedi).

Në studimin e kryer në bashkëpunim me Agjencinë e Shëndetit Publik Suedi, Universitetin e Uppsalës dhe Institutin Mbretëror të Teknologjisë SciLifeLab, studiuesit e Karolinska Institute studiuan: përgjigjen imunitare deri në 12 muaj pas infeksionit natyror, si edhe përgjigjen imunitare ndaj varianteve shqetësues (me interes janë patjetër variantet Delta dhe Alfa), në pacientët e shëruar pas infeksionit natyror, personat e vaksinuar me dy doza Pfizer, personat e vaksinuar me dy doza AstraZeneca dhe personat e vaksinuar me një dozë AstraZeneca dhe një dozë Pfizer.

E rëndësishme për interpretimin e rezultateve është të vëmë re se nuk është e njëjta kohë e kaluar pas imunizimit në grupet e ndryshme. Pas infeksionit natyror: 12 muaj, pas vaksinës Pfizer: 30-55 ditë, pas vaksinës AstraZeneca: 14-22 ditë.

Rezultatet janë sa të pritshme aq edhe inkurajuese!

Te personat e infektuar më parë: 12 muaj pas infektimit, antitrupat neutralizues dhe antitrupat IgG anti-S janë të matshëm në 80% të rasteve (83/104).

12 muaj pas infektimit, kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër: variantit infektues origjinal (referencë), variantit Alfa: 0.95 (0.92-0.98) dhe variantit Delta: 1.03 (0.95-1.11).

Te personat e vaksinuar me dy doza Pfizer (30-55 ditë pas dozës së dytë), kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër: variantit origjinal (referencë), variantit Alfa: 1.01 (0.78-1.38) dhe variantit Delta: 0.85 (0.64-1.14).

Te personat e vaksinuar me dy doza AstraZeneca (14-22 ditë pas dozës së dytë), kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër: variantit origjinal (referencë), variantit Alfa: 0.96 (0.84-1.09), dhe variantit Delta: 0.82 (0.61-1.10).

Autorët dalin në përfundimet: Rezultatet tona tregojnë një reduktim fillestar të antitrupave IgG që pastaj mbeten në nivele të qëndrueshme 12 muaj pas infektimit të lehtë nga SARS-CoV-2.

Këto antitrupa paraqesin aftësi neutralizuese kundër varianteve B.1.1.7 (Alfa) dhe B.1.617.2 (Delta) të ngjashme me aftësinë neutralizuese kundër variantit origjinal, aftësi e cila është e qëndrueshme në kohë, duke përfaqësuar një imunitet të fuqishëm kundër këtyre varianteve të shpërndara në të gjithë botën.

Gjetjet tona të neutralizimit afatgjatë të varianteve të përhapura gjerësisht B.1.1.7 (Alfa) dhe B.1.617.2 (Delta), 1 vit pas infektimit të parë, mund t’i ndihmojnë politikëbërësit e programeve të vaksinimit në vendet me burime të pakta gjatë prioritizimit të numrit të kufizuar të vaksinave në dispozicion.

Ne mund ta harrojmë me naivitet Natyrën miqtë e mi, por Ajo kurrë nuk na harron ne! 



7 Comments

  1. JO NATYREN SHOKU POR ZOTIN . AI E KA KRIJUAR ORGANIZMIN E NJERIUT NE PERSOSMERI.NDERSA NATYRA NUK KRIJON SE ESHTE VET E KRIJUAR

  2. Idiotesi e papare ose lapsus ne perkthim. Pas dy dozave shkaterruese te vaksines astrazeneka umunizimi zgjat 14-22 ditë. Dmth vaksinimi rezulton nje mashtrim i madh.

  3. Studimi fundit, kur te mbaroje imuniteti do te beni tjetren, deri ne 2022 do keni bere nja 10 cope, pas 2022 fillojme prap avazin…

  4. Kush e kupton natyren e di qe viruset jane pjese e pandare e saj. Nje studim tjeter tregon se coronavirusi esht te 40% e drereve te amerikes se veriut. Dmth nje pishine e madhe covidi..do jet me natyre pavaresisht se ca bejne pfizer apo farma.
    Beni vaksina nga mengjesi ne darke vetem xhepin e tyre fryni dhe virusit nuk do ti shpetoni.
    Ndoshta doktori mund te flasi per efektet anesore te ketyre vaksinave qe nuk jane te testuara dhe miratuara vetem ne kushte emeegjence.
    Ndoshta mund te lexoni dhe vete para se te fusni dicka qe nuk eshte pjese e natyres me detyrim ne trupin tuaj.

    1. Me qe ra fjala doktori mund ta shpjegoje pse OBSH e ndrroi perkufizimin e imunitetit te tufes ne Netor 2020…nga imunizim me infektim natyral dhe vaksinim ne vetem vaksinim..?!pse u perjashtua NATYRA doktor?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *