• |
ide | kryesore

Thellohet përplasja për Bregovicin/ Kosova lutet për anulim të koncertit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nëse një këngëtar serbo-kroat që akuzohet rëndom se ka nxitur me këngët e tij masakrat e serbëve në Kosovë duhet të mbajë koncert në Shqipëri është një pyetje që po trazon opinionin publik, tashmë janë shqiptarët përtej kufirit, ata që kanë humbur të afërmit në luftën e Kosovës, të cilët në një letër të përbashkët lusin Bashkinë e Korçës të anulojë koncertin e Goran Bregoviç tek festa e përvitshme e birrës.

Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës në një letër drejtuar bashkisë renditi arsyet pse duhet të anulohet pjesëmarrja e këtij këngëtari i cili mendohet se nën ritmin e muzikës së tij janë kryer krime lufte në Kosovë.

Përmes kësaj letre ata njëzëri kanë shprehur dhimbjen e tyre karshi kësaj situate e që i lëndon më së shumti kategorinë më të goditur nga lufta e fundit në Kosovës, familjarët e 1632 të zhdukurve. “E kaluara jonë ndonëse nuk është e largët, ajo vazhdon të jetë shumë e rëndë për ne. Dhunimi në kohë terrori është më i lehtë i pranueshëm, sesa kur ndodhë në kohë lirie. Sot, familjet e personave të zhdukur, dhunohen në baza ditore, përkitazi me humbjen e cila iu është shkaktuar. Andaj ju lutemi të mos na lëndoni më shumë këto familje dhe iu kërkojmë të anuloni pjesëmarrjen e Goran Bregoviçit dhe çdo këngëtari e artisti serb, që frymëzoi kryerjen e krimeve mbi popullatën shqiptare” shkruan në letrën e Këshillit.

Sipas tyre, pjesëmarrja e Bregoviçit do t’i lëndoj tejmase dhe do ia rikthej dhimbjen e tyre për këto 22 vite palufte. “E dimë që arti është përtej kufijve por e tillë duhet të jetë edhe dhimbja jonë dhe nëse nuk mund t’i bashkëngjitni kauzës sonë për të ditur të vërtetën për fatin dhe vend ndodhjen e më të dashurve tanë si një e drejtë elementare, të paktën respektoni dhimbjen tonë” shkruhet në letër.

“Nëse koha gdhend gurin, ajo shkatërron njeriun. Vitet kalojnë, plakja si proces, nuk e shuan dhimbjen dhe kujtimin për ata që mungojnë”, është fjalia e fundit e familjarëve të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë, drejtuar Bashkisë së Korçës, si lutje për të anuluar koncertin e këngëtarit serbo-kroat, Goran Bregoviç.

Pavarësisht se Bregoviç konsiderohet një artist i paangazhuar politikisht në konfliktet ballkanike, duket se koncerti i tij në vendin tonë është kthyer në një patate të nxehtë.

Lexo më tej: Unë kam qenë në koncertin e Bregoviçit, por këtë radhë nuk do ta bëj 

Pikëpyetje ngrihen që nga organizatori që fshihet pas ftesës së tij.

Akuzat e para u hodhën ndaj kompanisë Birrës Korça, e cila u vu para përgjegjësisë, si iniciatorja për ardhjen e këngëtarit serbo-kroat në Shqipëri. Por kompania e mohoi përfshirjen në përzgjedhjen e këngëtarëve në festën e birra Korça.

Administratori Dhimitri Zonja sqaroi se i gjithë aktiviteti organizohet nga Bashkia e Korçës dhe është pikërisht ajo që vendos dhe për të ftuarit. Kreu i Bashkisë Sotiraq Filo dredhoi. Në prononcimin e saj, Larisa Katundi, nga zyra për media e Bashkisë së Korçës nënkuptoi se këngëtari Bregoviç është sygjeruar nga bizneset pjesëmarrëse.

E pyetur nëse Bashkia e Korçës është në dijeni për reagimet që janë bërë në Kosovë pas lajmit se Bregoviç pritet të këndojë në Korçë, Katundi tha se kjo nuk është hera e parë që ai vjen në Shqipëri. Ajo deklaroi se kjo çështje po trajtohet më shumë politikisht sesa artistikisht, pasi sipas saj, Festa e Birrës nuk ka lidhje me politikën dhe s’ka lidhje me respektimin e politikave.

“Bashkia është organizatorja e festës së birrës, pjesa e kontraktimit të këngëtarëve është një marrëveshje që kemi me një kompani e cila na sugjeron se cilët këngëtarë mund të marrim. Patjetër, aprovimi kalon nga Bashkia, por këngëtarët propozohen, pra pjesa e organizimit të shoë-it, propozohet nga një kompani e kontraktuar. Ne faktikisht akoma nuk e kemi promovuar dhe nuk kemi nxjerrë materiale promocionale sa i takon kësaj pike. Nuk e kemi aprovuar akoma. Varet prej nesh. Nuk e di të them të drejtën, sepse organizatorët e festës e dinë këtë gjë dhe normalisht duhet pyetur ata që e menaxhojnë festën, unë merrem vetëm me pjesën e promocionit, kështu që nuk e di, akoma nuk na kanë dhënë ndonjë sinjal nëse do të jetë apo jo. I kam lexuar portalet dhe e di që në fakt është kontestuar dhe është diskutuar shumë kjo pjesë. Por nuk është hera e parë që ai vjen, sepse ai ka bërë dhe një koncert në vitin 2006 në Tiranë, kështu që nuk është hera e parë që ai po vjen në Shqipëri, dhe jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën ka qenë. E di që është kontestuar kjo, e di që është diskutuar, por besoj se trajtohet më shumë politikisht sesa artistikisht, në fund të fundit Festa e Birrës është një festë që nuk ka lidhje me politikën, është art dhe nuk është se ka lidhje me respektimin e politikave”, ka deklaruar Katundi.

Megjithatë, mendja e pushtetarëve duket të jetë ndarë. Këtë e tregon edhe reagimi i zv.kryetares së Bashkisë Korçë me deklaratën provokuese që bëri më 6 gusht për Gazetën Ekspres, kur u pyet nëse priteshin incidente në këtë koncert.

“Nuk mendoj që do të ketë ekcese. Shqiptarët po të ishin kaq trima, në llafe dhe Facebook janë shumë, po në situatën e zjarreve që po e përfshinë Shqipërinë dhe që po i vënë vetë këta me dorën e tyre, nuk kanë forcën që të shuajnë zjarrin e shtëpisë nuk i bashkohen aty siç po bashkohen shumë artistë dhe individë zjarrfikësve që po fikin zjarret në tërë Shqipërinë, plus do të ketë prezencë të madhe policore dhe nga sa di sa kam informacione, ky këngëtari, reperi Noizy që ka nxitur një lëvizje është bërë një denoncim sot në policinë në shtetit për të pasur një ndalim të tij se nuk mund të kërcënojë ai ngrihuni dhe t’i biem me shishe të mbushura kujtdo qoftë”, ka thënë Benila Themeli.

Vetë Edi Rama, edhe pse nuk ka reaguar deri më sot në mënyrë direkte për koncertin në fjalë, vetëm tre ditë më parë gjeti rastin të sulmojë hapur liderët politikë të Kosovës.

Habitshëm kryeministri fajëson politikën kosovare si ngërç në dialogun me Serbinë për njohjen e Kosovës.

Lexo më tej: Analiza fjalë për fjalë/ Rama renditet hapur pro Vuçiçit dhe kundër Kosovës 

Kujtojmë se Edi Rama si kryetar bashkie i Tiranës i dha në vitin 2006 artistit Goran Bregoviç titullin “Çelësi i Qytetit”.

Festa e Birrës, këtë vit do të organizohet tek Terminali i ri i Autobusëve, në hyrje të qytetit të Korçës nga 18 deri më 22 gusht.

Artistët pro dhe kundër pjesëmarrjes së Bregoviç në Festën e Birrës 

Të gjithë artistët e ftuar nga Kosova për të performuar në “Festën e Birrës” kanë refuzuar të jenë në këtë festival për shkak të këngëtarit Goran Bregoviç, për të cilin pretendohet se ka frymëzuar ushtarët serb gjatë luftës në Kosovë.

Capital T, Dafina Zeqiri, Dren Abazi e shumë artistë të tjerë janë ndër emrat e këngëtarëve të Kosovës që u tërhoqën nga “Festa e Birrës”, teksa këtë gjë nuk e kanë bërë këngëtarët shqiptarë, të cilët do dalin të këndojnë në të njëjtën skenë ku do këndojë dhe Goran Bregoviç.

Listës së këngëtarëve të cilët do të performojnë i shtohen tre “muskutjerët”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi deri tek Vikena Kamenica. Pjesë do jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Prifti dhe Orgesa Zaimi.

©LAPSI.AL 



39 Comments

  1. Amerika dhe OKB morën vendim që të ‘fiket’ makina e hekurt e Milloshevicit që po copëtonte shqiptarët e Kosovës e madje edhe vetë serbët. Po e dini çfarë bënë shqiptarët? Shqiptarët e nivelit më të lartë u takuan natën; presidenti Berisha dhe presidenti Bullatovic nuk besonin se do të zbuloheshin. Këta hapën natën rubinetat e naftës, thyen embargon ndërkombëtare, nisën trafikun e armëve edhe për ushtrinë serbe, bënë psillëqet e mëdha kundër jetës së njeriut dhe paqes botërore.

    Ishte natë, errësirë, në mëngjes vetëm binte era naftë e gjak njeriu, por nuk kishte fajtorë.

    1. Ta kane tregu gabim historine. Vendimin per te nderhyre ushtarakisht ne Jugosllavi e mori Tony Blair, si pasoje e presionit shem te madh qe kishte nga opinjoni publik vendas. Buhet pasur parasysh qe merite te vecante ka üasur BBC e cila transmetonte ne menyre te vazhdushme Genocidin qe po ndodhte ne Kosove. Kete gje e ka pranuar dhe vete Bill klintoni.
      Gjithsesi, qellimi juaj nuk eshte te thoni te verteten, por te hidhni bslte mbi njerezit.

  2. Respekt per kryeministrin Rama qe respekton aleancen strategjike me clirimtaret e trojeve shqiptare ShBA dhe BE.Edi kryeminister perseri ne 2025.

  3. Internacionalistet, komunistet pr, jane njerez pa atdhe e pa familje. Jane xhelatet e e rrethit te tyre farefisnor, ekzekituesit e rrethit te tyre me te ngushte, shitesit me te pashpirt te trojeve dhe marreveshjeve.

    Keta monstra, si biri kristaqian, mjaft te kene mire shokun Stalin, Leninin, Kastron…..

    Keshtu qd, ky skizofren me patente, me mire anulon nje diyelindje te zahos apo perkujtimore te babes biologjik a shpieteror, sesa t koncertin me nje serb cfaredo!

    NUK NKEH DHIMBJE FAMILJARE APO HISTORIKE/PATRIOTIKE, sic kerkojne shqiptaret e Kosoves apo te RSh.

    Njeh vetem zhvatje, shkaterrim, skizofreni, patetizem dhe protagonizem absurd! Tashme e ka personale!!!

  4. kur ne degjonim hit parade, beatles, zdravkon, lepa brenen etj etj etj thotë:

    Seriozisht e kane kosovaret, qe t’i diktojne nje populli te tere se cfare muzike te degjoje? Kur kosovaret degjonin cfare muzike te donin, dhe per me teper bridhnin neper bote pa asnje pengese, ne shqiptaret qe jetonim ne Republiken Socialiste dikur edhe Popullore te Shqiperise, jetonim si miu ne cark pa dale e pa pare asgje, e per me teper te burgosnin nqs degjoje muzike te huaj. Cfare bene kosovaret atehere? u solidarizuan me neve, e ngriten zerin? apo vazhduan jeten e tyre duke perfituar benefitet e Titos? Hit Parade, Beatles, Zdravko e Lepa Brena, jane kenget qe i gezuan breza te tere ne Shqiperine e para tallavase. Na lini vllazen te shijojme ate qe na ka qejfi. Per hatrin tuaj e kemi kry nje veprim sublim, ate qe kur juve iket, thate: ne nuk do ta kishim bere kete per juve. Ndodhte per here te pare, mikpritesit ishin me te varfer se refugjatet. Mos e harroni! Mos ardhte dita te viheni juve ne poziten me e shly kete mikpritje me shqiptaret e Shqiperise, Deri sa te na ktheni nderin, ju takon mos me kerku nder tjeter. tung.

    1. Ti qenke ‘nje popull i tere’, more kelysh pa emer i meros?
      Ti bastard mucnanoist shko dhe merrja me goje Bregovicit, Vucicit dhe te gjithe brekaxhinjve te tjere!

      1. Ty jo vetem qe te ka Mbytur Mero Llumi por Mero po te qi mbare familjen.
        Do te mjaftonte vetem fakti qe jo me larg se die kjo gazete kishte nje lajm qe Depertamenti Amerikan i Shtetit perkrahte pa asnje rezerve shengenin ballkanik ndersa sot e kane fshire qe ti hale ta mbyllesh halen tende te qelbur.

        1. Meros nuk i cohet po me ndihmen tende te qi ty familjen se ti i bo gojore dhe te qi fisin ohh dobic ikuq pa emer

    2. Po qe kur i lindi kjo dashni kaq e madhe “nje populli te tere” mer te qifsha Paulinin te degjoje nje plagjiaturist muzikor? Ti e ben sikur kemi bere referendum ne Shqiperi dhe 99.99% e “nje populli te tere” mezi presin ta degjojne kete tipin.

      Ne fakt, Bregovici ska asnje faj, por duhet ti qish robt te parit Ramazan Paulinit e tipave si puna jote me radhe qe e ka sjelle kete per te na “vellazeruar” me hasmin, e per te na bere hasem me vellezerit tane te nje gjaku. Pru ju qifsha robt mer pasardhes te Mugoshes e Popovicit.

    3. “kur ne degjonim hit parade, beatles, zdravkon, lepa brenen etj etj etj”!!!!
      I ke informatat e gabuara, si duket nga Batonmuti.
      Ne shqiptarët në Dardani( apo Kosovë, siç i thua ti dhe shumëkush tru-shpëlarë) mendonim se në Shqipëri lulëzonte gjithçka ( seriozisht ).
      E vërtet është që kemi shëtitur pa viza por, të pakët kanë qenë të tillë. Ishim shumica të papunë dhe, rrjedhimisht regjimi jugoserbosllav kishte strategji që të migronim sa më shumë.
      Unë për vete kam qenë disa herë në burg si student, por edhe më vonë.
      E vërtete është se rrethi im, përfshi këtu familja e gjerë, shokët dhe miqtë dëgjonim muzikë shqiptare dhe TVSH-në.

  5. Populli qytetar I korces ju rras preshin gojes tipave si landi dhe llumit qe komentojne me siper me gjuhen e llumit te banditeve antikulture.

    1. Sipas N. Kryetares se Bashkise Korce, populli Korcar nuk eshte Qytetar etj etj, por thjesht eshte popull dhjaks, dhe nuk ja mban te reagoj. Kshu ka thene ajo, nuk jane kaq trima Shqipetaret sa te ndalojne Bregovicin.
      Banditat e vertete ketu jane po bejne mini Shengen me Serbine.

    2. O klluf patronazhisti, mereni vesh qe kjo eshte nje gje e ndyre politike nuk eshte thjesht nje kengetar serb. Ju tha dhe Endri o “popull qytetar i korces” qe: ky eshte lopa, por ate e ka sjelle babai i juaj per tu minishengezuar trute.

      E dija qe Korcaret kane debulese per Ameriken,por qe te donit kaq shume dhe Serbine tani po e marrim vesh.

      1. Kto jane fjera qe i fryn me qellim lapsi per ta bere qimen tra. Asgje tragjike spo ndodh. Gorani ka ardhur dhe me pare e do vije dhe me vone. Rrugen liberale te shqiperise dhe frymen e saj perendimore ska prapanik qe e ndalon dot

  6. E di si eshte kjo pune. I kuptoj kosovaret qe prej orientimit te tyre nacionalist nuk pranojne asgje serbe, sikur edhe mos te jete shume e demshme. Nderkohe shqiperia se ka kte qasje nacionaliste, e ka te kaluar si faze dhe perpiqet te jete me e emancipuar. Nderkohe per hir te vellazerise smund ti kerkosh vellait favore qe shkojne perkunder deshirave te tij. Smund te kete imponim per hir te vellazerise se pastaj kalohet ne diktat. Shqiptaret e shqiprise e kane vuajtur shume mungesen e lirise dhe shprehjes ne diktature. Kosovaret kne vuajtur mungesen e te qenit shtet i pavarur. Ktu eshte edhe thelbi i perplasjes. Mund te jemi vellezer por me shije te ndryshme, ky eshte kompromisi. Nese shume vete se kuptojne atere me mire eshte te jemi vellezer por secili me konakun e vet

  7. Ty jo vetem qe te ka Mbytur Mero Llumi por Mero po te qi mbare familjen.
    Do te mjaftonte vetem fakti qe jo me larg se die kjo gazete kishte nje lajm qe Depertamenti Amerikan i Shtetit perkrahte pa asnje rezerve shengenin ballkanik ndersa sot e kane fshire qe ti hale ta mbyllesh halen tende te qelbur.

  8. Ty jo vetem qe te ka Mbytur Mero Llumi por Mero po te qi mbare familjen.
    Do te mjaftonte vetem fakti qe jo me larg se die kjo gazete kishte nje lajm qe Depertamenti Amerikan i Shtetit perkrahte pa asnje rezerve shengenin ballkanik ndersa sot e kane fshire qe ti hale ta mbyllesh halen tende te qelbur.

    1. “Diskutoin”:)…mos ke dashur te thuash “diskutojne”?:)
      O rracqire Mugoshe e Popovici, bythqire ke Ramazanin me gjithe sektin e cunave me tanga te G99 o analfabet fuksnional, ku ben pjese dhe ti o Jorgo!

      Te jesh kundra bythqimlliqeve te Ramazanit nuk te ben automatikisht me PD’ne. Per keto qe po i ben Shqiperise ky moterqir, edhe Pejgameri te ishte do te “diskutoim”:), e jo me ky robqiri jot shpirteror o bythqim katuni.

  9. Kjo eshte patetike. Goran Bregovic nuk ka lidhje fare me cfare krimesh jane bere ne Jugosllavi. Edhe kenga Kallashnikov jo vetem nuk nxit dhunen per eshte nje takkle dhe sarkazen e hapur me ata qe duan kallashnikove.
    Eshte turp qe e gjitha kjo te perdoret per lufte politike apo propagande per interesash te palve.

    1. Po pra shume patetike eshte. Serbia e ftoi Arif Vladin te kendoje “Marshi i UCK’se” ne festen e tyre “Birra e Nish-it”, ne kohen e minishengenit dhe nuk pati asnje reagim nga serbet. Perkundrazi, qytetaret e civilizuar Serbe mezi kishin pritur ta degjonin Arif Vladin dhe e falenderuan Vucicin qe mundesoi ardhjen e e yllit te tyre me kenget e te ciliti ishin rritur ne rini. Dhe “Vuuuu cici” nga ana e tij me kete gjest percoi mesazhin se Minishengeni do na “vellazeroje” me vellezerit e atyre qindra mijerave qe vrau, preu, sakatoi per te disaten here, ku hera e fundit ishte para 20 vitesh.

      Tani eshte radha jone ti kthejme borxhin meqe duhet ta “inagurojme” Ballkanin e Hapur me kerrnacka, birra dhe Bregun:) (kujtojme si e therriste ajo shoqja e mushkes zv/kr e bashkise Korce sikur e kishte cun xhaje:))

      Ca populli jemi ne shqiptaret qe nuk arrijme te kuptojme “vellain” tone Vucic dhe liderin Mulla Omar?:) Se mar vesh…..

      Te na e rroje Rilindja njehre pa ci qi temen ca behet me vone.
      🙂

  10. Bëheni miq me armikun që na vrau e na dogji, dhe na kërcënon edhe sot e kësaj dite. 1632 trupa të shqiptarëve të vrar, ende jan të zhdukur. Po të mos ishin forcat e NATO-s, Serbija prap do të na pushtonte dhe do të na vrante. Habitem si mund të jetoj njeriu pa ndjenja kombëtare dhe atdhetare. Për dallim nga ju, miqët tuaj janë atdhetar dhe nacionalist të përbetuar. Faleminderit Shqipëri.

    1. Nuk po behet njeri me mikun, thjesht po degjojme muzike. Mos u be patetik kot. Po se kuptove atere ti ne rruge tate ne në tonen, sna detyron njeri te rrim bashk me zor.

      1. Të duket ty se edhe Vuqiqi është një këngëtar që këndon bukur? Ai është thjesht një ish bashkpuntor i afërt i Millosheviqit, e sot bashkpuntor dhe mik i afërt me Edi Ramën. Ndërsa këngëtari juaj i dashur Bregoviqi ka odenduar rënd nënë Terezën si dhe ka mbajt koncerte në pëkraje të agresionit serb në Kosovë.

      2. Të duket ty se edhe Vuqiqi është një këngëtar që këndon bukur? Ai është thjesht një ish bashkpuntor i afërt i Millosheviqit, e sot bashkpuntor dhe mik i afërt me Edi Ramën. Ndërsa këngëtari juaj i dashur Bregoviqi ka ofenduar rënd nënë Terezën si dhe ka mbajt koncerte në pëkraje të agresionit serb në Kosovë.

  11. O Kosove, mos falendero “Shqiperine”, se jam i sigurte se min 80% e shqiptareve jane me Kosoven dhe kundra ketej maskarai. Puna eshte se ka pluskuar ne krye te Shqiperise nje psikopat dhe sperme e atyre Popovicave qe krijuan PKSH-ne ne 1945 me lloj lloj makinacionesh, leku droge dhe ushtari te nje pehu si Gorge Soros. Fatkeqesisht, ata 500,000 vete qe mund te ngriheshin kundra tij iken gjate ketij 8 vjecari qe qeverisi ky psikopat dhe pjesen tjeter i ka peng administrate per nje rroge skllavi prej 200-300 euro dhe nje pjese jane idhetare te Enver Hoxhes dhe koperativave.

  12. O lapsi po ca rreni kot mer ca thoni kenget e kti kane frymezuar luften se jeni ber qesharak. Ca i nxisni njerezit kot kunder njeri tjetrit mer fisqira ptuuu rrac bythqirash vdekshi ishalla ?

  13. Kam pas dyshime se a jane nje popull kosovaret dhe shqiptaret e Shqipersie? Kohen e fundit jam binde qe jemi dy popuj te ndryshem dmth nuk jemi nje etni po 2 etni . Sa ma shpejte qe kosovaret e shkrete ta kuptojne qe jemi 2 popuj te ndryshem aq me mire per ta . Hapi pare Instituti i gjuhes duhet te krijoj standartin e gjuhes Kosovare qe nje here e mire te ndahen perfundimisht nga standarti imponues toske. Le ta çelikosin lidhjen me shkaun ne te gjitha drejtimet sepse dashuria nuk inponohet . Inferioriteti i Shqipersie ndaj Serbise edhe i neveritshem ????? . Uroj tash t’i ndegjonje kengetaret e Shqiperise ne Serbi , te kulturohen sikur ju me bregovicin .

    1. Degjo ti,” Dardan” apo Kosovocentriks, apo nqs e do te te therras ne emrin e vertete, HALIL MATOSH. Tani ,pavaresisht zhgenjimit qe pjesa qe po mbron Bregovicin shpesh duke kalu ne histeri antikosovare , a thua se edhte Skenderbeu apo Adem Jashari, nuk eshte aq e vogel, prape nje komentues i nderuar me siper “J” ,te tha nje te vertete. 80% e shqiptareve ne Shqiperi jane kunder tij, jane kunder percarjes se panevojshme Kosove-Shqiperi, per nje serb. Keshtu qe t’i smund ti pergjithesosh gjerat e aq me pak te na flasesh ne emer te “dardaneve”, aq me teper qe nqs nuk je Halil MAtoshi i vertete, je ai “dardan” qe komenton tek TEMA e qe shpesh harron qe nuk e ke nderruar pseudonimin(nga pseudonimi qe kishe me heret) dhe flet kunder “kosovareve” , kur vete e ke pseudonimin e momentit “kosovar”. Pra ne te tre rastet, (edhe ne qofsh Dardan Kosove i vertete, edhe ne qofsh antikosovar qe paraqitet si kosovar,edhe ne qofsh vete Halil Matoshi) ti po e shfrytezon nje debat mes shqiptaresh per te paraqit percarje mes nesh. Shko tek Tema, se aty lejohet dhe nxitet percarja, ketu jo,keshtu qe mos u ndieni te sigurte ne tentim-percarjet qe doni te beni, duke komentu me shume emra.

      1. Dhe mos harro qe ne e dime qe njeri prej komentuesve qe komenton tek Tema eshet vete HALIL MATOSHI, qe mendon se i erdhi dita per ta realizu projektin e tij per “kombin kosovar”. Psh nje nga emrat qe perdor eshte RKS. Te pakten keto dite qe i hodha nje sy ati portali ku komentojne spiunet dhe antishqptaret, s ne fakt as nuk e klikoj

        1. Gjithashtu pervec Halil Matoshit, i bej thirrje edhe komentuesve “te rinje” qe komentojne tek Tema, qe te rrine atje, e mos ta felliqin edhe kete portal kombetar, qe nuk i nenshtrohet asnje partie, asnje oligarku dhe anje sherbimi te huaj. Largohuni nga Lapsi, percares, sepse ky nuk eshte terreni juaj, dhe nuk do gjeni mbrojtjen qe e gjeni diku tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *