• |
ide | kryesore

Disfata në Afganistan/ Si e fshehu administrata amerikane dështimin e ngadaltë të luftës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kolapsi sot duket kaq i shpejtë. Në pak muaj gjatë verës, forcat talebane u rikthyen në revansh në pjesën më të madhe të Afganistanit. Njëra pas tjetrës, qendrat e provincave në veri dhe në perëndim të vendit, po pushtohen nga rebelët, ndërsa rezistenca qeveritare po zhbëhet.

Kur militantët fituan qytetin e Ghaznit ditën e Martë, kjo ishte provinca e dhjetë që binte në duart e tyre brenda javës. Pastaj, ndodhi ai që mund të quhet kapitullimi i qeverisë së presidentit Ashraf Ghani: forcat talebane morën qytetet e Heratit dhe Kandaharit, po ashtu edhe Lashkar Gah, qendrën e provincës së Helmandit.

Me Kabulin si shënjestër e radhës, talebanët e gjejnë veten në pozicionin më të mirë që nga viti 2001, kur e lanë pushtettin, të detyruar forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raportimet që vijnë sot nga zonat e kontrolluara nga talebanët dëshmojnë për sulme ndaj civilëve në zonat e pushtuara dhe martesa abuzive me vajzat e reja. Ndërkohë, ushtria afgane- e ndërtuar në vite përmes stërvitjes së amerikanëve dhe përmes një ndihme të madhe financiare- është në tërheqje dhe krejtësisht e demoralizuar. Qytet pas qyteti, ushtarët u dorëzuan apo dezertuan nga pozicionet e tyre. Në disa zona, talebanët mund të shihen duke patrulluar me pajisjet ushtarake amerike, përfshi këtu armë apo mjete.

Zyrtarë amerikanë kërkuar zhvendosjen e ambasadës së tyre pranë aeroportit dhe i bënë thirrje shtetasve amerikanë të largohen menjëherë nga vendi.

Mijëra trupa shtesë do të dërgohen përkohësisht për të siguruar stafin për një evakuim të mundshëm. Administrata e Biden po bën disa përpjekje të dëshpëruara për të bërë bashkë aktorë të ndryshëm diplomatikë, që nga fqinjët e Afganistanit deri të Bashkimi Europian, Rusia dhe Kina për të krijuar një front të përbashkët në bisedimet me të dërguarit e talebanëve në Katar. Por fuqia e rebelëve është në rritje, ndërsa jehona e Saigonit të 1975 ushton sot më fort se kurrë në Kabulin e 2021.

Helicopters carrying U.S. Army soldiers from the 1-320 Field Artillery Regiment, 101st Airborne Division, take off from Combat Outpost Terra Nova as the soldiers head home following a 10-month deployment in the Arghandab Valley north of Kandahar April 23, 2011. REUTERS/Bob Strong (AFGHANISTAN – Tags: MILITARY POLITICS IMAGES OF THE DAY)

Sipas të dhënave të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, shpërbërja e shpejtë e forcave ushtarake të Afganistanit do të thotë se Kabuli do të pushtohet nga talebanët në pak javë, në mos në pak ditë.
Sukseset e ofensivës talebane koinçidojnë me tërheqjen e trupave të fundit ushtarake të SHBA dhe të NATO-s, të lajmëruara nga Presidenti Biden këtë vit.

Shtëpia e Bardhë e kishte planifikuar tërheqjen në përvjetorin e 20 të sulmeve të 11 Shtatorit, që kryen militantët e Al-Kaeda-s, të strehuar nga qeveria e Afganistanit e asaj kohe. Me talebanët në revansh, Biden i duhet t’i japë zgjidhje një situate të vështirë. Në fillim të korrikut, presidenti kishte folur me ironi për mundësinë që talebanët të përmbysnin gjithçka. Shpresat i pati në një marrëveshje politike mes partive konfliktuale të Afganistanit.

Kritikë të tjerë, më agresivë argumentuan se Shtetet e Bashkuara duhet të ishin një kërcënim konstant ndaj rikthimit të talebanëve.

Por kundërshtarët e kësaj ideje, këmbëngulën se destabiliteti në vend edhe pas dy dekadave nga ndërhyrja amerikane, ishte dëshmi se misioni duhej të merrte fund.

Për javë me radhë, Shtëpia e Bardhë e mbrojti vendimin për t’i tërhequr trupat amerikane- një objektiv për të cilin punoi më herët edhe ish-presidenti Donald Trump dhe që ishte mbështetur nga shumica e amerikanëve sipas sondazheve të fundit- si një lëvizje e nevojshme të cilës tashmë i ka ardhur koha.

“Shikoni, ne shpenzuam më shumë se një trilion dollar në këto 20 vite” u tha Bajden reporterëve së fundmi në Shtëpinë e Bardhë. “Ne trajnuam dhe i pajisëm me armë moderne më shumë se 300 mijë forca afgane. Tashmë liderët politikë afganë duhet të bëhen bashkë”

Për Biden, situata precipitoi si pasojë e nervozizmit në rritje për shkak të afrimit të talebanëve. Por për shumë afganë, situata prej kohësh ka qenë e pashpresë. Evakuimi me nxitim i diplomatëve perëndimorë nga kryeqyteti afgan e shtoi më shumë perceptimin e krizës.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet ta ketë prioritet absolut sigurinë e diplomatëve të tij” tha Majkëll Kugelman, një studiues i Azisë Jugore, “Por të jemi të qartë: Largimi i tyre nga Afganistani do të dërgonte një sinjal të qartë se bota ka vendosur t’i lërë afganët në mëshirë të fatit”.

Në Luftë me të vërtetën

Por e gjithë kjo që po ndodh nuk ishte një surprizë. Siç ka raportuar Craig Whitelock në një shkrim të tij, që citon dokumenta të qeverisë amerikane për dështimin në Afganistan, administratat e kaluara ishin të ndërgjegjshme se talebanët nuk do të sfidoheshin lehë, se shteti afgan ishte i dobët dhe i kalbur nga korrupsioni dhe se të vazhdonin para, pa një strategji të qartë, ishte më mirë se të pranonin disfatën.

“Intervistat dhe dokumentat, shumë prej të cilave ishin të papublikuara më parë, tregojnë se si administrata e presidentëve George W. Bush, Barack Obama dhe Donald Trump e fshehu të vërtetën për dy dekada” shpjegoi Whitelock. “Ata po humbnin ngadalë një luftë, të cilën dikur amerikanët e kishin mbështetur bindshëm. Në vend të pranonin humbjen, drejtuesit politikë dhe ushtarakë vendosën t’i varrosin gabimet e tyre dhe ta vazhdonin luftën”.

Në më pak se pesë vjet nga ndërhyrja në Afganistan, zyrtarët e administratës Bush po evokonin analogjitë me luftën ne Vietnam, pasi po bëhej e qartë se talebanët mbeteshin ende një kërcënim.

“Pika e kthesës erdhi në fund të 2005, në fillim të 2006, atëherë kur kuptuam se po ndodhte një rebelim i tillë, që mund të përmbyste gjithçka” u tha gazetarëve një ish-zyrtar i administratës. “Gjithçka po shkonte në drejtimin e gabuar në fund të 2005”.

“Pavarësisht kësaj, shkruajti Whitelock “administrate Bush i pushoi paralajmërimet e brendshme për dështimet dhe u fokusua tek lufta”.

Thuajse një dekadë më vonë, në fund të vitit 2014, Obama tentoi të pranonte fundin e misionit ushtarak në vend, pas disa vitesh kundërsulm ndaj rebelëve, kur deklaroi se “lufta më e gjatë në historinë e Amerikës po vjen drejt një fundi të përgjegjshëm”. Por zyrtarët e SHBA ishin të ndërgjegjshëm se fundi ishte ende larg dhe administrata e Obamës thjesht “projektoi një iluzion” raportoi Whitelock. “U komunikoi amerikanëve se trupat ushtarakë po qëndronin në pozicione joluftarake. Por Pentagoni here pas here bënte “përjashtime” në terren, që do të thotë nuk kishte asnjë ndryshim” shkruan Whitlock.

Pastaj erdhi Trump, i cili kërkoi t’i jepej fund fushatave të kushtueshme ushtarake jashtë vendit. Por ai autorizoi një intensifikim të fushatave të bombardimeve ajrore kundër shënjestrave të militantëve islamikë, që sipas një studimi, i shtoi fatalitetet mes civilëve afganë me 330%.

Biden, një veteran i viteve të Obamës, ka rolin e tij për të luajtur në historinë e Afganistanit, një tragjedi e cila ka vite që ndodh./ Përshtati nga Washington Post, Lapsi.al



27 Comments

  1. Bashke me kete lufte te deshtuar, deshtoi edhe teoria dhe praktika e globalizmit. Si u la vetem Afganistani, po keshtu do lihen vetem kombe te tjera dhe atehere fiton “secili per vete”.

  2. E njejta histori si kudo. I dhane mbeshtetje burrave te forte, ben kompromise me kedo perfshire dhe talebanet me shpresen se do ruanin stabilitetin dhe ne fund i humben te gjitha. Kjo eshte komplet qesharake. 20 vjet kaluan dhe jane serish ne piken zero ku pas mijera te vdekurish dhe trilionave te shpenzuara i duhet te merren prap me te njejtin armik qe per me teper po e merr kontrollin duke shfrytezuar armet dhe infrastrukturen e ngritur nga ato vete. Cfare ironie, cfare deshtimi dhe cfare prove se kur behet fjale per vende te botes se trete si ne keshillat apo urdherat e amerikaneve minimalisht duhet te merren me rezerva. Keta qe luftuan me talebanet, j’u desh te benin marreveshje me ta para disa muajsh dhe ne fund talebanet fshine bythen me ate marreveshje. Cfare duhet me shume per te hapur syte? Ndryshimi i mendjes se Spartak Ngjeles? Ajo s’do ndodhi kurre. Duhet te fillojme te numerojme gabimet dhe gafat qe kane bere ketu dhe qe do na kushtojne, duke filluar me shpalljen non-grata te Berishes qe nuk eshte cudi t’i kerkojne ndihme pas ca kohesh, ndoshta atehere kur te jete shume vone per ta kthyer ne shina kete vend.

    1. Neri, mos ndoshta amerikes i duhet gjithmone nje armik qe urren paqen dhe demokracine, qe keshtu amerika te eksportoje luften dhe armet qe i ka me shumice?
      Armiku duhet te jete i gjalle dhe aktiv qe politika tu mbushe mendjen mases qe rreziku eshte prapa deres.

      1. Duket me e thjeshte se aq, thjesht deshtuan. Amerika eshte akoma superfuqi e re, kaotike, me shume semundje te brendshme, dhe qe ben shume gabime. Shiko Shqiperine! Cfare dreq interesi kombetar kane te alienojne pjesen me gjenuine pro-amerikane te vendit duke mbeshtetur Ramen dhe pasardhesit e atyre qe kane ferkuar historikisht duart me deshtimet e saj aq sa t’i heqin nga rruga te vetmen opozite qe i kishte mbetur? Nje komb qe preferon interesin kombetar mbeshtetet tek aleatet tradicionale. Imperialistet e vertete, Anglezet, kontrollonin shumicen e globit pa asnje bip sepse nuk kishin iluzione adoleshentesh se mund te fitonin edhe dashurine e kombeve qe dominonin por perqendroheshin vetem tek njohja e propullsive lokale me qellim kontrollin e saj nderkohe qe i shfrytezonin burimet. Amerikanet duket se as nuk jane te interesuar per kete gje. Mendjelehtesia e tyre po behet proverbiale. Eshte e vertete qe per superfuqite gabimi nuk eshte fatal, por shume gabime bashke jane, sidomos kur si ne kete rast jane te perseritura. Humbja e Afghanistanit do jete me shume pasoja. Me shume mundesi do perfshihen ne nje lufte tjeter te deshtuar per te harruar kete qe humben. Ato thjesht nuk e angazhohen te kuptojne realitetet ne te cilat perfshihen me arrogance idioteske.

    2. O kar talebanet u fshehen si minj sa ndenjen amerikanet aty. Sa ju tek amerikanve me ik dolen nga gjirizi talebant

  3. Cfare thoni more?! Disa leckamane, me pandofla plazhi kane mundur sh.b.a, superfuqine, fanarin ndricues te demokracise?! Kjo eshte patetike, kjo eshte qesharake, kjo me kujton nje parulle te vjeter, konstatim brilant; “imperializmi amerikan, eshte nje tiger prej kartoni”. Bastardet/pacaqi elitat, ne keto troje, ende na cajne spartak ngjelen me perralla e shantazhe boshe te parapaguara, me mitin e fuqise/drejtesise/pushtetit kinezo/amerikan, ne Shqiperi dhe Kosove se neper bote askush nuk e rruan edvinin, per sh.b.a. Kur sh.b.a + lgbt + nato + rusia + kina + india + irani & zgjebsat e Shqiperise, te gjithe sebashku, nuk munden nje turme civilesh, te zbathur, te armatosur me pushke qe mbushen nga tyta, u munden ne menyre skamdaloze nga keta, atehere cdo shqiptari qe i behet padrejtesi, vidhet, poshterohet, genjehet, shtypet, varferohet sepse ne pushtet jane funderinat me te ndyra te ketij dheu, te mbeshtetura nga sh.b.a, ka legjitimitetin qe t’i drejtohet sh.b.a & zagareve te saj me togfjaleshin; “na hengshi *arrin”, KAQ!

  4. Cfare thoni more?! Disa leckamane, me pandofla plazhi kane mundur sh.b.a, superfuqine, fanarin ndricues te demokracise?! Kjo eshte patetike, kjo eshte qesharake, kjo me kujton nje parulle te vjeter, konstatim brilant; “imperializmi amerikan, eshte nje tiger prej kartoni”. Bastardet/pacaqi elitat, ne keto troje, ende na cajne spartak ngjelen me perralla e shantazhe boshe te parapaguara, me mitin e fuqise/drejtesise/pushtetit kinezo/amerikan, ne Shqiperi & Kosove, se neper bote, askush nuk e rruan edvinin, per sh.b.a. Kur sh.b.a + lgbt + nato + rusia + kina + india + irani & zgjebsat e Shqiperise, te gjithe sebashku, nuk munden nje turme civilesh, te zbathur, te armatosur me pushke qe mbushen nga tyta, u munden ne menyre skamdaloze nga keta, atehere cdo shqiptari qe i behet padrejtesi, vidhet, poshterohet, genjehet, shtypet, varferohet ne keto 30 vitet “e miqesise me sh.b.a” sepse ne pushtet jane katapultuar me imponim dhe force, funderinat me te ndyra te ketij dheu, te mbeshtetura nga sh.b.a, ka legjitimitetin qe t’i drejtohet sh.b.a & zagareve te saj me togfjaleshin; “na hengshi *arrin”, KAQ!

    1. O popull kush piepre esht i shishem i rritur ne hihe o ne diell avukatit do ti bier infrakt po i preke imperializmin.

  5. Po vazhdoi keshtu Andi Bushati (Kapo) shume shpejt do te shohim parrullat:
    POSHTE IMPERIALIZMI AMERIKAN.
    I PERJETSHEM QOFTE KUJTIMI I SHOKUT ENVER HOXHA.

  6. Afganistani këto vite ka prodhuar varfëri, talebanë dhe heroinë.

    Shkaku i kësaj situate është se Perendimi ka bërë konçesione me kryetarët e milicive lokale ku për stabilitet i ka lejuar të kultivojnë opium, e ndërkohë politikanëve afgan dorë të lirë në krim dhe korrupsion në këmbim të stabilokracisë (ngjashmëri dhe me konçesionet që i bëhen Ramës), kjo ka rezultuar në krijimin e një ushtrie mercenarësh dhe dezertorësh që nuk rezistoi asnjë javë.

    Dhe Afganistani nuk duket si një vend që ka marrë miliarda dollarë….

    ps: Veprimi me pragmatik ngelet që veriu i Afganistanit të aneksohet nga Taxhikistani dhe pjesën tjetër ta marri Pakistani….

  7. Keni mendimin tuaj por megjithese mund te jeni zhgenjyer nga ndonje ambasadore apo qofte dhe politikan tjeter amerikan, s’besoj se jeni kunder Amerikes. Besoj qe eshte vetem nje frustrim ndaj nje ambasadores. Si shqiptare, jemi dhe duhet te jemi pro-amerikane. Kete as nuk duhet ta veme ne dyshim kurre. Jam i sigurte qe nuk eshte Mero Baze me pro-amerikan se te gjithe ju komentues,. Ai tregon nje servilizem (si per gjithcka) dhe hiqet si pro-amerikan, per te sulmuar kedo qe kudnershton nje projekt si Minishengeni psh, vetem qe te na paraqesi ne te tjereve si antiamerikan, sidomos Albinin dhe Kosoven (qe ky po i lufton aq shume keto dite). JO Mero Baze, ne s’jemi anti amerikan, as Albini, as Kosova, as Shqiperia dhe jam i sigurte as keta komentues. Anti amerikan je ti qe paguhesh nga shtete anti-amerikane. Dhe nje gje ta dish, amerikanet jo vetem qe nuk i kane qejf servilat sahanlepires, por ne fund edhe i ndeshkojne, kur ata bejne loje te dyfishte, ne nje ane servilosen e jargaviten duke u hequr si pro-amerikane e ne anen tjeter paguhen nga shtetet anti-amerikane, kesht qe Mero ndalo keto propaganda te pista se po kalon cdo kufi.

    1. Une jam nga ato qe bej tifo per ameriken qe nga lufterat e deri tek ndeshjet me te parendesishme te shahut apo ping-pongut, Arber. Problemi eshte qe me Shqiperine po gabon dhe sic e them ne koment, po ben cdo gje per te na alienuar ne qe nuk kemi asnje qelize anti-amerikane ne trup. Nuk eshte kurre levizje e zgjuar. Ata duhet ta njohin me mire kete vend e ta dine kush jane dashamires te sinqerte dhe kush oportuniste sahalepires si Mero me shoke qe thjesht ulin kurrizin ndaj padronit te radhes.

      1. Te kuptoj, por puna eshte mos te ngaterrojme rolin e nje individi(ambasadori-qofte sot, qofte neser) me Ameriken ne teresi.Apo qofte edhe me ndonje gabim qe mund te beje Amerika me ndonje shtet tjeter. Nuk eshte puna jone, jemi te vegjel. Neve si shqiptare na ka ndihmu,dhe do na ndihmoje gjithmone, e kete e dine dhe fqinjet qe shpesh mundohen te na armiqesojne jo vetem me njeri tjetrin por edhe me aleatet tane (qofte edhe ne boten e internetit). Por e keqja eshte qe tani edhe disa sahanlepires si Mero, per t’a ul kundershtarin politik, apo nje krahine qe e urren, i quan anti-amerikane, kur ne fakt vete eshte i tille. Tani te behemi pak edhe vete-kritike, Amerika nuk thote dot (as sot, as neser) s’jam me kete qeveri,dhe mbeshtes opoziten. Ate e vendos dhe i takon popullit. Keshtu qe fajin ta gjejme tek vetja, se Amerikes ne fund te fundit i intereson qe aleati i saj te kete qeveri stabile, dhe kur vete ne ,qofte ne Shqiperi apo Kosove,e votojme dike si militante, a thua se partine e kemi te trasheguar e duhet tatrashegojme atehere, s’na ka faj Amerika.

      1. Kush tha qe jam servil amerikan une o struc qe flet pa emer(e me kombesi te dyshimte)? T’ia duash me te miren interesit te kombit tend, te jesh anti-serb/rus, e te jesh mirenjohes ndaj cdo kujt qe te ka ndihmu,sdo te thote se je servil. Po te jete per servil une s’do komentoja kunder ndonje vendimi qe miku ta keshillon ta besh, por qe nuk eshte ne interesin tend(si Marreveshja e 4 Shtatorit psh),apo kunder Grenell. Po rri se ti i shikoke gjerat ose bardh ose zi.

  8. U.S dhe G.B luajne piset! Kjo dihet. Talebanet furnizohen nga Pakistani. Pakistani eshte aleati i U.S. U.S e di kete gje, dhe nuk ka marre ndonje mase apo sanksion kunder Pakistanit!

    Kur mendon 20 vjet okupacion!!! E cfare u fitua?! Thone se u “vra” Bin Laden!

    1. Po nuk del dot me aq lehtesi kunder Pakistanit se e con ne duar te Kines, e puna eshte te mbaje te dyja shtetet ne anen e tyre,edhe Pakistanin edhe Indine, te dy shtete berthamore. Njesoj si me Serbine, qe po perpiqet ta armiqesoje me Rusine,me paqe, se po te jete per ta bind me force, Serbia nje kokerr kikiriku eshte per Ameriken.

  9. Ku eshte diafata? Amerikanet shkuan kur deshen e po ikin kur ju tek kari. Edhe mund te kthehen prap neser e si ndalon dot njeri. Disfata eshte e afganseve qe sdijne te bejne shtet, po amerikanet edhe 100 vjet rrinin aty po te donin. Kjo eshte e verteta qe e shohin te gjithe pervec inatcinjve.

  10. Një nga shprehjet proverbiale të Namik Hotit, ose gjatë siç donte ai ta thërrisnin Namik Vehbi Fadile Hoti është kjo: “Berisha si malok, kur hyp në kalë nuk zbret kurrë veç duke e rrëzuar me plumb”! Kjo shprehje e thënë gjatë një interviste në TVSH bëri bujë dhe kujtohet edhe sot e kësaj dite. Më vonë dikush e pyeti Namikun: Po sikur të mos zbresë edhe me plumb? Atëherë vrisni kalin! U përgjigj qetësisht kryeekologjisti…Nje shtet i pafuqishem shba thone shpellkaret e shurranjosit salih qe po pret shtatorin

    1. Po ca lidhje kishte shprehja proverbiale me terhqejen e Amerikes nga Afganistani? Apo fajin e ka Saliu dhe per kete??. Meqe ra llafi, per ca po e pret shtatorin Sala? Pse ca do i bejne? Pyete njehere Tak Ngjalen ca informacioni ka nga CIA mer aman?. A ty dhe ciftit tend te ka erresuar jo vetem syte por dhe aresyen perralla me gogol Berisha Berisha e mire nderzyer ne koka karash rilindesa por puna eshte se i doli boja dhe kesaj. Ne vitin e 9 te pushtetit ekzekutiv, smund te ecesh më me “fajin e ka Saliu”, fajin e ka Enveri, fajin e ka Zogu, etj etj.

  11. Dhe ky byth qiri yne i Surrelit duhet te marri mend mos te haj mutin e Amerikes sa te duan ata te na mbushi vendin me Afgan pasi i vje fundi me keq se Afganeve,Ameriken vertet e kemi partner dhe mik shum i shtrenjt por jo per te shell Afgan dhe shtetas te tjer ketu sepse i bje qe ne vendasit te ikim fare nga ky vend, prandaj kujdes o byth shqyer se faktet kan treguar se ju familje shkerdhyer per karrigen e pushtetit as qe doni te ja dini per tokat detin dhe pasurin e atedheut mos te merakoseni fare, por keti vendi nuk i vdesin djemt Shqipetare.

  12. Mes te qenit “taleban” dhe “sorosian”……., une zgjedh te jem, padyshim, “taleban”!!!!!!!!

  13. FJALA TALIBAN DO TE THOTE NXENES I DIJES APO AFERSISHT STUDENT. POR KTO PISAT I JAPIN KUPTIM TE KEQ SI NE KUR U THONIM VERIOREVE CECEN. DIHET AJO FJALA WE AMERIKA FILLON LUFTEN PER TE MOS E MBARUAR QE TE SHESI ARME. NDERSA TERHEQJA TANI MENOJ WE BOHET PER ME I PRE RRUGEN KINES PER KNEJ NGA NE .PO KINES NUK JA NIN PALLA FARE SE I KA ARFH DITA

  14. Taleban hesapi. Shpellar njethunderake. Rob te pagdhendur dhe te shpifur. Amerika ben mire te hedh nje bumje te madhe e ti zhduk me kuc e mac kta barbare mesjetare. Askush sdo ankohet. Ne jo njeher

  15. Shqiperia tregoi edhe njeher qe eshte ne anen e gabuar te historise per faj te pushtetit te kapur. Asnje vend tjeter nuk pranoi te strehoje afgane, muhaxhedine, bangaladeshas dhe siriane. Sa per besen jane fjale qe nuk pine uje dhe thuhen sa per te shperlare gojen ose per te mbuluar mutin me shurre. Po e kthejme vendin ne nje fuçi baruti.

  16. Administrata Biden vetem deshtime pa mbushur 1 vit akoma. Po kur ben shqiptari i varfer sikur njeh politiken e jashtme. Loja eshte shume e thjeshte, lufta eshte industri qe sjell shume fitime per njerzit qe vdesin nuk i rruhet kujt, shikon cfare behet me Pandemine. Amerika jone e dashur qe ne i lepijme bythen sa here na jepet rasti me nje gure vret dy zogj. Ben luften dhe merr perfitimet prej saje dhe nga ana tjeter emigrantet e ketyre vendeve i sjell ne Europe e cila eshte bere si kosh plerash shikoni Londren, Parisin, Mynihun etj po marrin me mijra emigrante cdo vit me detyrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *