• |
ide | kryesore

Kanadaja pranon të marrë 20,000 refugjatë afganë: “Nuk do të bëjmë sehir”

-Instant, Lajme, Planet



Kanadaja tha të premten se do të pranojë deri në 20,000 refugjatë afganë, ndër ta gra që kanë luajtur role publike, punonjës të strukturave qeveritare dhe të tjerë që ndeshen me rrezik përballë talibanëve, ndërkohë që ky grup ekstremist zgjeron territorin në vend.

“Situata në Afganistan është shumë e dhimbshme dhe Kanadaja nuk do të bëjë sehir”, tha Ministri i Imigracionit, Marco Mendicino në një konferencë për shtyp.
Ndër refugjatët do të përfshihen individë nga kategoria “shumë e rrezikuar” ku përveç grave në politikë apo role të tjera publike përfshihen dhe punonjësit e qeverisë, përfshihen edhe aktivistët për të drejtat e njeriut, pakicat e persekutuara dhe gazetarët.

Deri tani janë nisur nga Afganistani disa avionë me azil-kërkues. Avioni i parë mbërriti të premten në Toronto, tha ministri.

Ndërkaq, Kanadaja ka dërguar një kontigjent me forca speciale për të ndihmuar në evakuimin e personelit të saj diplomatik nga Afganistani.

Ministri i Jashtëm kanadez Marc Garneau komentoi në Twitter lidhur me afganët që kanë punuar në ambasadën kanadeze në Kabul se Kanadaja “u detyrohet afgaanëve shumë mirënjohje dhe do të vazhdojë përpjekjet për t’i sjellë në vend të sigurtë”.

Më herët të premten, shumë vende, ndër ta Spanja, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia njoftuan se po tërheqin personelin e tyre diplomatik.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *