• |
ide | kryesore

Muzikë pas orarit të lejuar, gjobitet me 1 milionë lekë pronari i lokalit në Librazhd

-Instant, Lajme, Të fundit



Pronari i një lokali në Librazhd është gjobitur pasi është konstatuar duke shkelur masat anti-covid. Njoftohet se policia gjatë kontrolleve ka gjetur lokalin në pronësi të një qytetari me iniciale A.T., duke vijuar me organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Për pasojë, pronari i biznesit është gjobitur me 1 milionë lekë për shkelje të rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.

“U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje ndëshkohet me masë administrative, pronari i lokalit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në fshatin Mirakë, Librazhd, në lokalin në pronësi të shtetasit A.T., vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *