• |
ide | kryesore

Përmbytjet në Japoni, urdhërohet evakuimi i 5 milionë banorëve

-Instant, Lajme, Planet



Më shumë se 5 milionë banorë në Japoni kanë marrë urdhër evakuimi për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë prekur pjesën jugperëndimore të vendit.

Paralajmërimi më i fortë për evakuim, Niveli 5, u lëshua të shtunën për më shumë se një milion banorë në prefekturat Saga, Nagasaki, Fukuoka dhe Hiroshima. Kurse, paralajmërimi i Nivelit 4, iu dha 17 prefekturave të tjera në të cilat jetojnë më shumë se 4 milion banorë.

Autoriteti meteorologjik i vendit, i cili lëshoi ​​paralajmërimet, njoftoi në një deklaratë se fronti i shiut mund të qëndrojë mbi vendin për rreth një javë, sipas Reuters. Fotografitë nga provincat e goditura rëndë tregojnë banorët që vrapojnë nëpër ujin që u arrin mbi gju ndërsa në krahë mbajnë fëmijë edhe sende të ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *