• |
ide | kryesore

U përfshi në një sherr dhe goditi me grusht një polic, arrestohet 24-vjeçari në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit

Policia e Pogradecit ka arrestuar një të ri, i cili qëlloi me grusht brenda ambienteve të komisariatit një punonjës policie. Blutë bëjnë me dije se 24-vjeçari ishte marrë në ambientet e policisë pas një sherri me disa persona të tjerë, por ndërkohë që po e pyesnin për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ai i është sulur një efektivi duke e qëlluar me grusht në kokë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 24 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme, përballë një lokali në rrugën e Volorekës, Pogradec, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të neutralizuar një konflikt në të cilin 24-vjeçari ishte përfshirë me persona të tjerë, si edhe gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit, shtetasi A. M., ka goditur me grusht në kokë, njërin prej punonjësve të policies”, bën me dije policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu