• |
ide | kryesore

Ardhja e afganëve dhe Luli si loloja i regjimit

-Instant, Kryesore



Vetëm disa orë pasi kryeministri i vendit shpalli në Facebook vendimin për të pritur në Shqipëri qytetarët afganë që bashkëpunuan me amerikanët dhe të cilëve iu rrezikohet jeta si pasojë e rikthimit të talebanëve në pushtet, në media u shfaq edhe shefi i opozitës, që e përkrahu këtë qëndrim.

Natyrisht, nuk mund të ndodhte ndryshe. Pavarësisht që, ashtu sikurse është normale ka edhe shqiptarë që janë kundër, pavarësisht se shumëkush e sheh këtë si një përforcim të Edi Ramës në skenën ndërkombëtare, lideri i PD, një parti historikisht pro atlantike, që ka qenë nismëtarja e pritjes se muxhahedinëve me kërkesë të amerikanëve, nuk mund të sillej ndryshe në këtë rast.


 Por ama, ndonëse thelbin e qëndrimit e kishte me detyrim përcaktim, nga Lulzim Basha nuk pritet as të bëjë duartrokitësin e qeverisë, as papagallin e deklaratave të saj.

Nga çdo opozitë normale, ndonëse mund të pritej përkrahja e hapjes së dyerve për refugjatët afganë, pritej po ashtu edhe kërkesa për transparencë. A ishte ky një vendim që duhej marrë nga një njeri i vetëm, apo në konsultim me institucionet e tjera, e pse jo edhe me opozitën? A u bë kjo, apo Rama e trajtoi si një nder personal për administratën amerikane? A duhej një konsultim publik paraparak, kur ashtu sikurse pranon vetë Rama i paska kërkuar personalisht sjelljen e afganëve në Shqipëri? A duhet diskutuar për kuota, pra sa do të pranojmë? A duhet të kënaqemi me premtimin se ata do qëndrojnë përkohësisht deris sa ti tërheqë SHBA, apo duhet të flasim për afate?

Një opozitë e përgjegjshme edhe kur e miraton një akt të qeverisë, siç bëri në këtë rast, është e dënuar t’i ngrejë këto dilema, që i shërbejnë rolit të saj parësor në mbrojtje të interesit publik.

Por, në deklaratën qesharake të Bashës, të gjitha këto elemente bazikë mungonin. Nga frika se mos e etiketojnë si antiamerikan ai heshti, nga paburrëria për të thënë të vërtetën, ai edhe njëherë më shumë nuk arriti të bëjë detyrën e tij.

Duke dashur të sillet si servil i diplomatëve ai më shumë po lë përshtypjen e një loloje që i bën fresk regjimit.

Sepse edhe në këtë pikë Basha duket i ngjashëm me Ramën. I pari po e përdor çështjen e ardhjes së afganëve të rrezikuar për kreditet e veta personale, edhe i dyti po bën të njëjtën gjë.

Vetëm se në këtë lojë bonusin e merr ai që ka pushtetin.

©Lapsi.al

 



16 Comments

  1. Poshte talibane komunista politikane Shqiptare me dy standarte me dy fetyra a po me 100 fetyra more kriminela kure Amerika ju kerkone te ndahni nga vrase hajduta te kombit Shqiptare siqe eshte Sali Berisha ju thone Jo thotë:

    Une kame then me kohe se politikane Shqiptare Jane hajduta te pa bes fe dhe atdhe keta horra kure Amerika dhe bashkimi Evropjane ju thote ndertoni shtetin ligjore jue nuk pranoni dhe ju thoni Jo kure Amerika ju thone mose fusni ne palament ne admunistraten shtetrore dhe ne politike kriminela dhe ata çë Jane ne listen e zeze te Amerikes jue i thoni jo na jepni prova se keta i ka votuare populli ..Keta hajduta horra politikane pranoni çdo gjë që eshte e keq per popullin dhe kombin Shqiptare . Pa varsishte se jave kerkone a po kushe e ben .. poshte talibane komunista hajdute te kombit Shqiptare … Jue jeni njerze me dy fetyra me dy standarte
    .. Kure dikushe ju kerkone te beni diçka te mire per atdheune per shqiprine ju e hjedhni poshte direkt.. veq keq dhe kure e vuane populli ne kurriz e pranoni direkt

    1. Po neve nuk mund te kthehemi ne Kazan mbetjesh ,e pariciklueshme te lufterave te Amerikes sic duan keta te korruptuarit tane!

  2. “Duke dashur të sillet si servil i diplomatëve ai më shumë po lë përshtypjen e një loloje që i bën fresk regjimit.”

    E kemi thënë shum herë këtu qe kryetari i PD është një i shitur dhe njeri pa shtyll kurrizore. Ç’pret nga një tip flokë lëpirë që del para kamerave duke mbajtur domatet e “teto Verës”. … Teater absurd tragji-komik.

  3. O Lulush o Sorrosian i vogel e dogje ate parti qe dikur u dhe shprese shqipetareve. Shko mbytu me ndonje lum se je bere bajat.

  4. T’ju vijë turp për këto që po bëni. Ne në radhë të parë jemi peng i maskarenjve që na drejtojnë si në pushtet dhe opozitë. Pastaj peng në duart e Natos dhe Shbasë. Jemi kthyer vendi më i korruptuar dhe pa dinjitet në Evropë. Ti lul ske për të ardh ndonjëher në pushtet, vetëm nëse të emëron soros dhe ne të lejojmë.

  5. Perse nuk i mori Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Irani, kina apo Rusian dhe Pakistani qe ndajne kufijte me Afganistanin? Perse asnje vend tjeter qe ndoshta mund te jete dhe me i humbur se Shqiperia? Kaq te humbur jemi ne? Amerika solli 5000 Terroriste Iranian ne Shqiperi duke na thene se jane perkohesisht dhe do na ndihmojne me ndihma por jo vetem qe na i ngjeshen por po i mbajme ne me buke me leket e taksapaguesve tane dhe nderkohe qe familjet tona skane buke te hane dhe flene neper bunkere. Amerika premtoi cekun e bardhe qe ne 1991 por asgje nuk na dha. Pushtetaret qe kemi ne krye jane veglat e amerikes dhe ne duhet te shkeputemi nga perendimi me ne krye Amerikan dhe te zhdukim te gjitha veglat e tyre ne pushtet dhe ne shoqeri. Ne jemi komb i vogel dhe vetem nacionalizmi na Shpeton po te ishte liberalizmi dhe pranimi i te huajve i mire ATEHERE PSE IZRAELI NUK MERR ASNJE REFUGJAT? Ky eshte shkaterrim dhe zhdukje Sorrosiane e kombit tone. Ngrihuni o Shqiptare se po na sjellin plehrat e BOTES.

  6. Të gjithë komentuesit pothuaj,patronazhistat e Ramës.Nuk e kanë hallin të ata pak afganë që mund të vinë por qëllimi është diskriminimi i Bashës.Por problemi është më ju të lapsit që vërtet Amerika nuk po sillet me korrektesë me vëndin tonë por nuk është rasti për një qëndrim ekstrem dhe më e keqja duke u bërë njëkohësisht një anti Basha ,për një veprim që kushdo politikan do ta bënte.

  7. Per komentuesin Gimi:

    Basha si perfaqesues i opozites (te pakten keshtu hiqet) duhet te mbaje qendrime kritike ndaj qeverise per kete ceshtje kaq delikate, mund ta mbeshtese kete vendim, por duke kerkuar transparence.
    Ne radhe te pare jane interesat e shqiptareve dhe jo afganet.
    Po c´pret nga keta politikane qe nuk marrin dot fryme pa aprovimin a ambasades amerikane, njerez pa integritet.

  8. O Gimo lolo eshte me e perkedhel por ai duhet te quhet bythqiri pushtetit. Asnje nga ne nuk eshte patronazhist pasi jetojme jashte por smund ti thuash derrit daje. Lulzime kurva e ka shit opoziten per interesat e tij dhe eshte rast unikal qe me teper eshte pasuruar ne opozite sesa ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *