• |
ide | kryesore

E gjeti burri me të dashurën! Ekzekutohet shefja e cirkuitit të Formula 1

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e Formula 1, e cila do të kthehet përsëri në aktivitet pas dy javës në pistën e SPA në Belgjikë. Drejtoresha e përgjithshme e cirkuitit belg, Natali Maije, është gjetur e vdekur në banesën e saj, me sa duket si rrjedhojë e një krimi pasioni.

Sipas mediave belge, policia është lajmëruar për të shtëna me armë në banesën e saj jo shumë larg pistës së famshme të automobilizmit dhe ka gjetur atje tre trupa pa jetë. Pas rindërtimit të ngjarjes është arritur në konkluzionin se Franz Dubua, bashkëshorti i saj, teksa është kthyer në shtëpi, ka gjetur Maije me një avokate nga Brukseli, me të cilën me sa dukej ajo kishte një marrëdhënie. Kështu, ai i ka ekzekutuar të dyja me pistoletë, para se të vetëvritej, për një ngjarje që ka pushtuar faqet e para të mediave belge.

Tani pritet të mësohet se si do të veprohet me garën e planifikuar pas 2 javësh në cirkuitin që menaxhonte Maije, ndërsa FIA ka organizuar një mbledhje urgjente për të zgjidhur këtë situatë. ashtu si edhe për mënyrën e duhur që të përkujtojë figurën e Maije, prej 5 vitesh drejtuese, pasi kishte qenë për shumë kohë garuese në aktivitetet kombëtare. /panorama



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *