• |
ide | kryesore

Kosova pranon strehimin e afganëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se ka dhënë pëlqimin e strehimit të afganëve në vendin e saj.

Osmani, me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky pëlqim është nisur nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë të detyruar të lënë vatrat e tyre.

“Pa asnjë hezitim apo kushtëzim të vetëm, kam dhënë pëlqimin tim për një operacion të tillë humanitar, duke u nisur së pari nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë të detyruar të lënë vatrat e tyre për t’i ikur përndjekjeve dhe për të shpëtuar jetë; së dyti, për shkak se si anëtare e denjë e komunitetit të shteteve të lira, Kosova e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe obligimin që rrjedh nga ajo për mos t’i mbyllur derën refugjatëve; dhe e treta, për shkak se ne duhet t’u qëndrojmë miqve tanë, e sidomos Shteteve të Bashkuara në krah, ashtu sic na qëndruan ata neve në të mirë e në të keq”, njofton Osmani.

Ajo shton se qytetarët afganë do të qëndrojnë vetëm përkohësisht në Kosovë, deri sa të rregullohet dokumentacioni i tyre për vizat e emigrimit për në SHBA.

“Qytetarët afganë do ta kenë të kryer të gjithë vlerësimin e sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, sepse ata edhe ashtu do të qëndrojnë vetëm përkohësisht në Kosovë deri sa të rregullohet dokumentacioni i tyre për vizat e emigrimit për në SHBA ku do të vendosen pastaj. Qeveria e Kosovës, menjëherë pas kërkesës dhe diskutimit e dakordimit institucional, ka formuar grupin punues që merret me çështjet organizative bashkë me partnerët tanë amerikanë. Ka qenë kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kjo çështje të mbetet konfideciale për arsye të sigurisë dhe të procesit të largimit të qytetarëve afganë nga Afghanistani. Si të tillë, ne e kemi respektuar këtë kërkesë, por punën nuk e kemi ndalur”, shton ajo.

Mesazhi i plotë i Presidentes Osmani:

Më 16 korrik, pak ditë pasi bota, e sidomos ne në Kosovë shënuam Ditën Botërore të Refugjatëve, jam kontaktuar nga Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, i cili përcillte një kërkesë nga Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken. Kërkesa kishte të bënte me strehimin e përkohshëm të afganëve, civilë të pafajshëm, të cilët tani ishin në shënjestër të Talibanëve, vetëm sepse kishin qëndruar në anën e aleatëve tanë, në anën e paqes e demokracisë, në anën e barazisë e të drejtësisë. Ata ishin punëtorët lokal që kishin punuar bashkë me forcat amerikane, si dhe familjet e tyre, përfshirë fëmijë.
Pa asnjë hezitim apo kushtëzim të vetëm, kam dhënë pëlqimin tim për një operacion të tillë humanitar, duke u nisur së pari nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë të detyruar të lënë vatrat e tyre për t’i ikur përndjekjeve dhe për të shpëtuar jetë; së dyti, për shkak se si anëtare e denjë e komunitetit të shteteve të lira, Kosova e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe obligimin që rrjedh nga ajo për mos t’i mbyllur derën refugjatëve; dhe e treta, për shkak se ne duhet t’u qëndrojmë miqve tanë, e sidomos Shteteve të Bashkuara në krah, ashtu siç na qëndruan ata neve në të mirë e në të keq.
Qytetarët afganë do ta kenë të kryer të gjithë vlerësimin e sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, sepse ata edhe ashtu do të qëndrojnë vetëm përkohësisht në Kosovë deri sa të rregullohet dokumentacioni i tyre për vizat e emigrimit për në SHBA ku do të vendosen pastaj. Qeveria e Kosovës, menjëherë pas kërkesës dhe diskutimit e dakordimit institucional, ka formuar grupin punues që merret me cështjet organizative bashkë me partnerët tanë amerikanë. Ka qenë kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kjo çështje të mbetet konfideciale për arsye të sigurisë dhe të procesit të largimit të qytetarëve afganë nga Afghanistani. Si të tillë, ne e kemi respektuar këtë kërkesë, por punën nuk e kemi ndalur.
Të dashur qytetarë,
Askush më mirë se ne nuk e di çka do të thotë të dëbohesh e të largohesh me dhunë nga vendi ku je rritur, të ndahesh nga më të dashurit, të detyrohesh të ikësh për të shpëtuar jetën. Atëherë, shumë vende anembanë botës, hapën dyert për ne pa asnjë kërkesë e asnjë kusht. Na shpëtuan. 22 vite pas atij tmerri, tani Kosova do të dëshmojë se ne kurrë nuk e humbim njerëzoren brenda nesh.
Populli ynë i urtë thotë: ‘Shtëpia është e Zotit dhe e Mikut”. Me këtë mirëseardhje ne duhet t’i presim miqtë tanë për të shpëtuar jetë, ashtu siç na shpëtuan ne bota demokratike, kur patëm më së shumti nevojë.
Kosova gjithnjë do të jetë në anën e humanizmit, paqes e demokracisë.



5 Comments

  1. Levizje e bukur kjo e Kosoves, Lulit dhe Berishes pas pilafit. Lajmi i fundit qe pritet te vij eshte se nuk do vin asnje afgane ne Kosove e Shqiperi, pasi pushteti ne Kabul do u dorrezohet me marrveshje paqeje talibaneve.

  2. Perse nuk i mori Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Irani, kina apo Rusian dhe Pakistani qe ndajne kufijte me Afganistanin? Perse asnje vend tjeter qe ndoshta mund te jete dhe me i humbur se Shqiperia? Kaq te humbur jemi ne? Amerika solli 5000 Terroriste Iranian ne Shqiperi duke na thene se jane perkohesisht dhe do na ndihmojne me ndihma por jo vetem qe na i ngjeshen por po i mbajme ne me buke me leket e taksapaguesve tane dhe nderkohe qe familjet tona skane buke te hane dhe flene neper bunkere. Amerika premtoi cekun e bardhe qe ne 1991 por asgje nuk na dha. Pushtetaret qe kemi ne krye jane veglat e amerikes dhe ne duhet te shkeputemi nga perendimi me ne krye Amerikan dhe te zhdukim te gjitha veglat e tyre ne pushtet dhe ne shoqeri. Ne jemi komb i vogel dhe vetem nacionalizmi na Shpeton po te ishte liberalizmi dhe pranimi i te huajve i mire ATEHERE PSE IZRAELI NUK MERR ASNJE REFUGJAT? Ky eshte shkaterrim dhe zhdukje Sorrosiane e kombit tone. Ngrihuni o Shqiptare se po na sjellin plehrat e BOTES.

  3. Amerika i shantazhon Kosoven si hallexheshe qe eshte, dhe s’kan nga lujn, per te ardh keq. Por te pakten kane piketuar qarte qendrimin e perkoheshem dersa tju dalin vizat.

    Ky zvarraniku yne i gjate doli vullnetar pa ja kerkuar kush, dhe fsheh termat e qendrimit te kesaj popullate tek ne, qe dmth do mbaj afganet pavaresisht ‘clearance’s nga procesi vizave amerikane.

    Amerika ka kerku me mbajt sekret, sic kerkoi Rames per armet kimike. Amerike e poshter e poshte rrogozeve, e di mire pisllikun qe ka gatuar dhe po gatuan perseri.
    Pergjegjesia eshte e kryekermes sone qe flet me tagrin e gjithe popullit, kur me vota te vjedhme mezi arriti 15%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *