• |
ide | kryesore

Paditen Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj, Kenneth Petty, janë paditur nga një grua, për të cilën Petty është dënuar për tentativë përdhunimi në vitin 1994.

Në padinë e ngritur në Gjykatën e Qarkut në SHBA për rrethin lindor të New York, gruaja pretendon se reperja i ofroi asaj 500 mijë dollarë përmes një ndërmjetësi për të hequr dorë nga akuzat e saj kundër Petty-t. Mirëpo kjo gjë nuk është pranuar nga gruaja e cila deklaroi se brenda disa ditësh nga refuzimi i ofertave, ajo dhe familja e saj morën disa telefonata ngacmuese dhe vizitave të pakërkuara. Gjithashtu ajo ka rrëfyer se nuk ka pasur mundësinë që të punojë që nga maji i 2020-s, për shkak të depresionit, paranojës, ngacmimeve dhe kërcenimeve nga cifti dhe bashkëpunëtorët e tyre.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *