• |
ide | kryesore

Përhapja e variantit Delta, mbushen sërish spitalet në SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Shtetet e Bashkuara numri i të vdekurve nga COVID-19 ka filluar të rritet sërish me përhapjen e variantit Delta mes pjesës së pavaksinuar të popullatës. Spitalet po mbushen me pacientë, shumë prej të cilëve janë më të rinj në moshë një ndryshim krahasuar me fazat e mëparshme të pandemisë.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara shënohen mesatarisht rreth 650 vdekje në ditë, një rritje me më shumë se 80 për qind nga dy javë më parë.

Të dhënat mbi moshën dhe demografinë e viktimave si pasojë e përhapjes së variantit Delta janë ende të kufizuara, por autoritetet spitalore në ato zona që konsiderohen më të nxehtat për shkak të përhapjes së virusit, thonë se po shohin më shumë pacientë që shtrohen në spitale apo vdekje tek grupmoshat nën 65 vjeç.

Zyrtarët në Florida thonë se po shohin një fluks infeksionesh mes të rinjve të shëndetshëm që po mbushin pavionet e spitaleve në të gjithë shtetin, shumë prej të cilëve kanë nevojë për oksigjen.

Javën e kaluar në Florida, 36 për qind e vdekjeve ishin mes personave nën 65 vjeç, krahasuar me 17 për qind në të njëjtën javë të vitit të kaluar, kur shteti po përjetonte një rritje të ngjashme të rasteve me COVID. Florida udhëheq në rang kombëtar për nga numri i vdekjeve nga koronavirusi, me mesatarisht më shumë se 150 në ditë gjatë javës së kaluar.

/VOA



6 Comments

    1. Bythqirat e mediave ja kanë shitur shpirtin Djallit me emrin KillGates dhe Sorros.
      Unë flas çdo fundjavë me miqtë e mi në ShBA dhe asnjë problem ska përveçse në Shtetet ku janë guvernatorë Sorroiste që duan të bëjnë mbyllje dhe vaksina me detyrim.Por shumë shpejt do marrë ushtria situatën në dorë dhe Handikapati Bide do iki në azilin e pleqve

  1. Lapsi, sa ju kanë paguar apo kërcënuar qe te botoni këtë paçavure?! Une ne Amerike jam, lajmet i shoh përdit dhe nuk kam dëgjuar gjë, përveçse nëse botoni gënjeshtrat e pacipa te medias se shitur qe han mut çdo ditë.

    Aman mos na merrni per qorra dhe budallenj! Hë ju bëfsha.

    # Poshtë_mashtrimet_e_korones
    # Poshtë_sataniket

  2. Pse botoni genjshtra pa i verifikuar, vetem pse i thote VOA?
    Keta jane nere si Zeri i Popullit ne vaktin e vet. Bejne vetem propagande e aspak gazetari.
    Keto shifra nuk jane te verteta, jane te fabrikuara qellimisht.
    Shikoni ne webfaqen “worldometer” dhe do te gjeni te tjera shifra.
    Mire ata se dihet perse e bejne, po ju pse u mbani iso?

  3. Amon pse nuk beheni dhe ju pjese e fushates se shpifjeve kunder guvernatorit te florides..vetem ju papagajt e lapsit keni ngel pa kurdis..”qajini”hallin florides dhe beni gati byt#en per afganet e rames. Mos harroni vaksinen dhe masken kur tju shkerdhejne..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *