• |
ide | kryesore

Rama e bën fakt të kryer, do t’i marrë afganët në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama pranon se strehimi i përkthyesve afganë që ndihmuan amerikanët në luftën e Afganistanit është një çështje e mbyllur tashmë, se Shqipëria do t’i strehojë ata siç ka bërë me muxhahedinët, apo siç bëri gjatë luftës së dytë botërore me hebrenjtë. Në një status të gjatë në Facebook, kryeministri ka arsyetur vendimin e tij, me traditat e shqiptarëve për  të pritur miq, por nuk thotë se sa afganë është e gatshme të strehojë qeveria e tij në vendin tonë, nga 80 mijë prej tyre që evakuohen nga Afganistani. Poshtë statusi i plotë i Ramës.

HEBRENJTË, AFGANËT, SHQIPËRIA
Nuk e ka shqiptaria një histori më të lavdishme për botën, se sa marrja në mbrojtje e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Askush s’ua kërkoi gjyshërve tanë ta rrezikonin jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë, siç pakkush bëri në Europën e përpirë nga flama naziste. Ata e bënë. Pa dallim krahine e feje. Disa syresh e paguan me jetën e tyre, po asnjë hebre për be nuk e dorëzuan tek nazistët. Falë nderit të tyre shqiptar, Shqipëria u bë vendi i vetëm i Europës që pati më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë se sa para nisjes së saj.
Përpara disa vitesh, ne strehuam në Shqipëri mbi dymijë njerëz që përndiqen nga regjimi i ajatollahëve të Iranit. U shpëtuam jetën, duke i tërhequr nga i quajturi, Camp Liberty, në Irak, ku sulmoheshin prej shërbimit sekret iranian e thereshin të gjallë. Dhe e vërteta, ndryshe nga ç’jashtënxorri çisterna e mexhelisit të korruptuar mediatik të Tiranës, është se askush nuk na e vuri litarin në fyt, përkundrazi.
Qeveria e mëparshme kishte marrë mbi njëqind syresh prej tyre, me kërkesë të qeverisë amerikane dhe nder i kishte bërë vetes e këtij vendi. Më pas ne morëm afro treqind të tjerë. Mirëpo përtej moralit në vetvete të kësaj fabule njerëzore, ca shqipo mendjefikur e harrojnë se ne jemi kahera aleatë të Shteteve të Bashkuara, jo vetëm kur na duhen për hallet tona, siç na u deshën bombat e tyre për t’u mbrojtur nga spastrimi etnik i Sllobodan Millosheviçit; siç na u desh zëri i tyre i superfuqishëm për ta hapur rrugën e pavarësisë së Kosovës apo për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO; siç na duhet gjithnjë mbështetja e tyre për të forcuar pozitat tona kombëtare e shtetërore, po edhe kur ne u duhemi atyre ndonjëherë, jo për t’i shpëtuar ata siç ata na kanë shpëtuar ne në kthesa historike, por për t’u gjendur në krah të tyre kur edhe ata, ja që ndodh, kanë nevojë për diçka të vogël prej nesh.
Por ata qindra iranianë të ardhur me kërkesë të aleatëve amerikanë, u bënë mbi dymijë jo me insistimin amerikan, po me kërkesën tonë drejtuar miqve tanë të mëdhenj! Po po, e lexuat tamam, pjesën e madhe të iranianëve në rrezik për jetën të mbetur në mëshirë të fatit e kërkuam ne, pas një masakre të llahtarshme atje në Camp Liberty, ku u vranë me dhjetra, mes të cilëve plot gra e fëmijë.
Dhe për ta mbyllur këtë pjesë, pyetja ime është: Çfarë problemi u kanë krijuar sharësve e mallkuesve pa din e as iman të rrjeteve sociale, ata njerëz të shkretë, që rrinë mbyllur dhe jetojnë me hallin e tyre e me paratë e tyre, në zonën e banuar të ndërtuar po me fondet e tyre diku në periferi të Tiranës?
Zero probleme.
Tani le të vijmë tek lajmi i parmbrëmshëm se Amerika kërkon të sjellë përkohësisht në Shqipëri e në Kosovë, afganë të shkretë që vetëm pse u rreshtuan me NATO-n e ndihmuan ushtarët tanë në misionin e tyre paqeruajtës, rrezikojnë të theren si kafshë nga talebanët. Menjëherë pas daljes së lajmit, qysh dje në mëngjes, ka nisur të hidhet përpjetë llumi njerëzor i rrjeteve sociale, me sharjet e mallkimet e shqipes së vet bazike me 100 fjalë – edhe ato të shkruara për ibret – me të cilat mbron me zjarrin e padijes detin nga greku, dheun nga serbi, ajrin nga armiku imagjinar i radhës, duke shpërfaqur krejt egërsinë e injorancës, në emër të një kinse patriotizmi mu si ai i talebanëve, të cilët tjetrin, të ndryshmin e këdo mendon si ai, e konsiderojnë një armik që duhet asgjësuar, sakatuar e poshtëruar, vetëm pse as nuk është i verbër si ata, as nuk friket nga helmi i kafshimit të tyre.
Nuk e di nëse amerikanët i kanë kërkuar edhe Kosovës të strehojë afganët që u ekspozuan si miq dhe mbështetës të ushtrive aleate; uroj që në rast se po, qeveria e Kosovës të përgjigjet pozitivisht, për nderin e saj e të Kosovës sigurisht. Por bëj me dije se në Samitin e NATO-s isha unë që e ngrita këtë shqetësim, për jetët e bashkëpunëtorëve afganë të Aleancës pas tërheqjes së saj nga Afganistani. Madje iu referova si shembull eksperiencës tragjike të kundërshtarëve të regjimit komunist në vendin tonë, që vrau, burgosi, torturoi, shkatërroi çdo armik të brendshëm pasi triumfoi mbi armiqtë e jashtëm dhe mbylli totalisht Shqipërinë, siç do të bëjnë së shpejti tanimë, talebanët me Afganistanin.
Thashë në samit se pas tërheqjes së ushtrive të saj, bashkësia e qytetërimit demokratik të NATO-s nuk mund t’i lerë në mëshirën e barbarëve triumfatorë, njerëzit e ekspozuar si mbështetës të afërt të misioneve paqeruajtëse atje. Dhe nënvizova me gojën plot, se Shqipëria ishte e gatshme të merrte pjesën e saj të barrës, të cilën të gjitha vendet e NATO-s duhet ta ndajnë mes tyre. Kjo është bindja ime, jo vetëm si njeri i një populli që ka shpëtuar hebrenjtë nga nazistët e shekullit të XX, po edhe si kryeministër i një vendi që i njeh mirë të dyja anët e medaljes, qoftë kur të lënë vetëm në duart e një regjimi xhelatësh në atdheun tënd, qoftë kur kërkon një jetë të re si i huaj në vendet e të tjerëve.
Eshtë e vërtetë po, se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara. Dhe padiskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria! Shqipëria është shtëpia e shqiptarit që as me Kanun, as me Zakon, e as me Moral po të doni, nuk ua përplas derën në fytyrë të panjohurve që trokasin për mbrojtje. Ne nuk jemi të pasur, por s’jemi as pa kujtesë, as pa zakone, as pa moral dhe është në nderin tonë t’u gjendemi të tjerëve, siç të tjerë na janë gjendur ne, po sidomos të mos u kthejmë kurrizin hallexhinjve të huaj, siç shpesh na e kthyen ne dikur, kur ishim të huaj hallexhinj. Kjo është arsyeja morale pse ende pa ardhur kërkesa e qeverisë amerikane, ne kemi mikpritur dy kërkesa prej dy institucionesh shoqërore shumë të respektueshme përtej oqeanit, për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit.
Kujt nuk është dakord me gjithë sa thashë për këtë lajm, i them me keqardhje se kjo nuk e ndryshon qëndrimin tim e të shumicës qeverisëse në emër të Shqipërisë. Shqipëria nuk është e salltanetit të atyre që hidhen për të në flakën e ndezur nga egërsia dhe padija e kinse patriotizmit, por është e amanetit shekullor të mikpritjes së të panjohurve në rrezik



24 Comments

    1. Në pidh të Anetës do shkojë ky dobiç e bir dobiçi , prandaj BushtraKimete e mbështet këtë plehrë se e ka bërë Shqipërinë kosh plehrash dhe tani do të ndajë dhe Kosovën.Na përmend çifutët e kujt I plasi kari për ata kërma që po shkatërrojnë botën me Bankat Rotchild me Sorros etj.Ata çifutë po mbajnë EDROGËN në pushtet dhe kërkojnë ndarjen e Kosovës që të shtien në dorë Minierën e Trepçës që vlen miliarda dollarë dhe pjesën e detit gazmbajtëse po japin grekërve që kanë lidhur kontrata që tani me kompanitë çifute amerikane

  1. Ne cdo pisllik te botes do gjesh Edvin Ramen.
    Ishte per armet kimike te Sirise, ishte per softwarin spiun izraelit Pegasus, tani perzihet ne corben amerikane me afganet.
    Kerma e sorrosit

  2. E ke bere Shqiperine “ KOSH PLEHRASH” “BANJO PUBLIKE E KOHES SE ENVERIT QE QELBESHIN ERE MUTI “,!
    I TILLE JE TI NJE PLEH QE PO QELB ERE MUTI SHQIPERINE DHE BALLKANIN !
    DINJITETI YT ESHTE ZERO !
    Kjo eshte aresyeja qe nuk te pranojne ne BE , SEPSE I QELB ME EREN TENDE PREJ MUTI , E KE TRASHEGIMI EDHE EREN E KEQE , GJAKU NUK NDRYSHON !!

  3. Amon o burr, kur do shpetojme nga kjo specie qe na lodhi me kete fjalor idiot qe ka?! Si makineri balte! E dime qe mbahet per piktor, e dime qe ka qene dhe pedagog, po ka nje fjalor si bandit! Fuck that shit!

    Po pyete njehere kete popull o Jorgji! Ne Zvicer per nje pordhe bejne referndum! Ketu as e rruan hajdarin njeri! A thua ky vend eshte vetem Rama me stanin e tij!

    Ne jemi nje stan me popullate te vogel, qe sa vjen e tkuret. Me keto vaksinat anti-lesh19 do ta shikoni sa do shkoje popullata.

  4. Duket qarte qe ky e kaloj cakun e delirit.
    Tani po imiton enver hoxhen.
    I duket vetja se bashke me ministrat milionere do bej ca te doje.
    Do e marri reagimin e popullit shume shpejt

  5. Po pse mor lëmë ska vënde të tjera Amerika që ti vetofrohesh.Po pse o antishqiptar e bythë shitur këtë politikë do bësh ngahera??E ke mbush Shqipërinë me lloj racash a thu se jemi 50 milionë.Përmend ebrejtë!!!!Po shumica e tyre ishin qytetarë shqiptar dhe shteti i atëhershëm e kishte për detyrë gjë që ti nuk e bën por i ke dëbuar shqiptarët dhe pjesën më vitale e intelektualë.Ke marë detyrë nga antishqiptarët për të shkatërruar këtë vënd sepse ti dhe familja jote skenik qënë të tillë.

  6. Afganet, Sirianet, iranianet..Nderkohe qqe Shqipetaret ikin nga syte kembet..Cfare i ka bere Shqiperise ky KERME..bashke me opoziten e Idiotit, nuk ja kane bere armiqte me te keqinj!

  7. SHQIPTARET NDIHMUAN VERTET HEBRENJTE GJATE LUFTES.
    Por ti dhe familja jote vllaho-shqiptare nuk keni ndihmuar asnje hebre te vetem as gjate luftes as ne paqe, por keni pare vetem interesin tuaj.

    SHQIPTARET KANE 30 VJET QE JANE SHNDERRUAR PO SHNDERROHEN ME TE VERTET NE AFGANET E EUROPES.
    Dhe pikerisht Ti dhe Paraardhesit e tu ne Pushtetin Politik jeni Pergjegjesit e drejtperdrejt per kete gjendje mjeruese per shqiptaret.

    Po te shkruaj me shprehjen qe permende pak dite me pare per dike tjeter: Ty nuk te han luli as per afganë, as per irakianë, as per muxhahedinë, as per hebrenjë, as per shqiptarë.
    SERVILIZMI TY TË DUHET TË MBASH PUSHTETIN DHE QË TË MOS SHPALLESH KUR TË BIESH NGA FIKU MË SHUMË SE NON-GRATA.

  8. Palla ben sikur shqiperia eshte çifligu i tij. Shqiperia eshte republikë parlamentare o toç, ka parlament dhe president, nuk mund te vendosesh ne koken tende e ti besh fakt te kryer idiotesite e tua duke thurur lavde bemave amerikane.

  9. Ore L(l)apsi, pse nuk thoni që të gjithë vendet e Natos që kishin trupa në Afganistan po marrin afganë të cilët ishin përkthyes shoqëues etj?

    1. 1- sa jane perkthyeset qe kane sherbyer per “trupat” shqipetare? =0
      2- dergimi i ushtareve shqipetare ishte nendihme dhe favor te USA..Mos i ngaterro gjerat..Tani po kerkojne favor tjeter..

  10. Te qifsha naton e shba o intrigant. Tashme dole hapur qe je komisari ekzekutiv i planit te soros per te zhvendusur popullsine ne Shqiperi.

  11. Te qifsha naton e shba o intrigant. Tashme dole hapur qe je komisari ekzekutiv i planit te soros per te zhvendusur popullsine ne Shqiperi.

  12. Si mundet qe te gjitha zullument me rrezik kombetar ky tipi i ben ne vere kur ska as qeveri dhe as parlament. Pse nuk i ben trasparente ne publik çeshtje kaq delikate e qe kerkojne maturi e debat. Pse nuk theret nje seance plenare te jashtezakonshme parlamentare per diskutim. Vendimi te tilla duhet ti marr sovrani, e jo nje njeri i kapur dhe i korruptuar.

  13. Pastaj çlidhje ka shqiperia me Afganistanin dhe çkusur i ka SHBA-se per deshtimet e politikave te saja te mbrapshta qe ndermerr neper bote. Ajo neser mund ti hape lufte Kines, Ugandes, Somalise, prap ne do i presim sepse paskemi kemi prit 100 hebrenj gjate luftes se dyte boterore qe te erdhen te dera e shpise, nderkohe qe sot po i merr me urdher e shantazh te soros me aviona.

  14. Thjesht dhe troç,nuk eshte rastesi qe shqiperia eshte zgjedhur si geto e botes per ta populluar me afgane, siriane, afrikan, bangladeshas e muxhahedine, sepse sikur se e pohon zotria i eshte vetofruar per te ruajtur pushtetin e tij personal e mafjoz se vetem kaq di te bej. Por kur gjen pse te mos e provoj. Beton, droge e korrupsion ngado e si mos tia marr ne goje shbase e ndonje tjetri.

  15. Vendimet qe duhet ti mari sovrani i merr nga fcb hajvani. Mjer o e bukura shqiperi ne dore te kujt ke rene.

  16. Po e beri fakt te kryer. Kujt ti marri doren????? Enverit qe ka vdek????apo berishes??????? apo shoqerise civile qe ka ik nplazh. Mallkojeni dhe shajeni per me shume ishalla mendon stresi dhe ajo motra e viktimes…… dhe babalja se harrova.

  17. Kush je to o dhierja e kristaq spiunit te flasesh ne Emer te shqiptareve metro ne shtepi te te qijen gruan po do per shqiperin duhet te pyeten shqiptaret Jo fundrinat spiunokamoniste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *