• |
ide | kryesore

Ramush Haradinaj apel për Albin Kurtin: Dil vullnetar për strehimin e afganëve në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj duket se është në një linjë me kreun e qeverisë Rama, të paktën sa i përket strehimit të afganëve të lidhur me Amerikën. Përmes një postimi në rrjetet sociale Haradinaj shkruan: “Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria!”.

Më herët kryeministri Edi Rama konfirmoi lajmin e publikuar nga “Reuters” se Shqipëria është në bisedime me SHBA-të për strehimin e afganëve të lidhur me Amerikën në Shqipëri.

“Padiskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria! Shqipëria është shtëpia e shqiptarit që as me Kanun, as me Zakon, e as me Moral po të doni, nuk ua përplas derën në fytyrë të panjohurve që trokasin për mbrojtje“, u shpreh Rama.



5 Comments

  1. Ne si popull kemi shum pak tok dhe pse amerika nuk i pranon afganet ka miliona hk tok qe te Han te bardh e te zez i kuptoin shprhjet e priftit larg bythes time.

  2. Po na u bene ca si shume disidente neper bote, o Ramush, qe t’i strehojme ne Shqiperi e Kosove!!!!!!!

  3. Ramush ja fute kot tani per perfitime politike. Nuk besoj se edhe ti je emisar i soros. A thua ti se kosova apo shqiperia ka nje popullsi prej 100 milnion banor dhe territor prej 200 mije km² dhe nuk prish shume pune te strehosh 100 familje apo rreth 1000 njerez gjithsej. Por pastaj sa luftra te deshtuara do nis shba. Shqiperia vetem prej tyre eshte tashme vend i flliqur dhe kaotik, ndoshta qellimisht.

  4. Ky po qe eshte nder. Dmth ju ndihmuan te merrni mbrapsht terroristet e Kosoves nga Siria. Do heqim keq me keta njerez, perfshire kalamajte e kalifatit. Kam pershtypjen se as ju as ne ketej ne Shqiperi nuk kemi pare asgje akoma.

  5. Perse nuk i mori Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Irani, kina apo Rusian dhe Pakistani qe ndajne kufijte me Afganistanin? Perse asnje vend tjeter qe ndoshta mund te jete dhe me i humbur se Shqiperia? Kaq te humbur jemi ne? Amerika solli 5000 Terroriste Iranian ne Shqiperi duke na thene se jane perkohesisht dhe do na ndihmojne me ndihma por jo vetem qe na i ngjeshen por po i mbajme ne me buke me leket e taksapaguesve tane dhe nderkohe qe familjet tona skane buke te hane dhe flene neper bunkere. Amerika premtoi cekun e bardhe qe ne 1991 por asgje nuk na dha. Pushtetaret qe kemi ne krye jane veglat e amerikes dhe ne duhet te shkeputemi nga perendimi me ne krye Amerikan dhe te zhdukim te gjitha veglat e tyre ne pushtet dhe ne shoqeri. Ne jemi komb i vogel dhe vetem nacionalizmi na Shpeton po te ishte liberalizmi dhe pranimi i te huajve i mire ATEHERE PSE IZRAELI NUK MERR ASNJE REFUGJAT? Ky eshte shkaterrim dhe zhdukje Sorrosiane e kombit tone. Ngrihuni o Shqiptare se po na sjellin plehrat e BOTES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *