• |
ide | kryesore

Sali Berisha del pro ardhjes së afganëve në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha është pro ardhjes së refugjatëve afganë në vendin tonë.

Berisha shkruan se është detyrim ligjor dhe moral i Shqipërisë si aleat i SHBA dhe vend anëtar i NATO që të mikpresë refugjatët afganë qoftë përkohësisht apo përfundimisht.

Nga ana tjetër, ai kritikon Ramën duke thënë se po e përdor vendimin për përfitime personale politike.

Lexo më tej:

Rama e bën fakt të kryer, do t’i marrë afganët në Shqipëri  

“Shqipo mendjefikur”, “mallkues pa din e pa iman”, “llum njerëzor”/ Rama kthen në sherr dhe ardhjen e afganëve 

Shpjegimi i vonuar për afganët/ A do t’i strehojë Rama në Surrel? 

Ardhja e afganëve dhe Luli si loloja i regjimit 

Afganistani në duart e talebanëve/ Amerikanët nisin evakuimin e stafit të ambasadës nga Kabuli 

STATUSI NGA SALI BERISHA: 

Dy fjale per afganet ne Shqiperi!

Rikthimi pas 20 viteve me shpejtesi ne Afganistan i talebaneve, rregjimit me obskurantist qe nga mesjeta, perben nje nga ngjarjet me dramatike te historise se Pasluftes se Dyte Boterore. Nder te tjera ky rikthim perben per kombin afgan nje kob te zi me pasoja tashme te njohura dhe katastrofale.

Ne kete kuader, strehimi i atyre qe kane si alternative prerjen e kokave nga xhelatet talebane perben detyrim moral por dhe ligjor kombetar dhe nderkombetar per çdo vend te lire. Shqiperia, si aleate e SHBA, si vend anetare e NATOs, si vend bijte e te cilit rane per tu bere te pavdekshem per paqen ne token afgane por dhe ne perputhje me traditen e shkelqyer te shqiptareve, sigurisht do te mikpres me gjithe zemer refugjatet afgan qofte perkohesisht qofte perfundimisht ne token e saj.

Ne kete aspekt, duke pare avancimin e papermbajtur dhe kapitullimin pa kushte te ushtrise afgane komandanteve te saj dikur krenari e qendreses per liri le te urojme qe kontigjenti i caktuar per Shqiperi te mund te arrije shendosh e mire ne dheun tone.

Por fjalori prej ordineri te shpelare duke share dhe anatemuar te tjeret i Edvin Kristaq Rames pikerisht ne njoftimin e tij drejtur shqiptareve per kerkesen e SHBA dhe vendimin e tij per te pranuar refugjatet afgan eshte deshmi e perpjekjeve te tij te turpshme per te perdorur kete vendim per perfitime e interesa personale politike duke e lidhur ate edhe me vasalitetin e tij te neveritshem ndaj padronit te tij Vuçiç.

Me kete rast le ti themi Zografit bis se ardhja e afganeve nuk te heq ziftin e vasalit te serbomadhit Vuçiç apo te antishqiptarit qe mohon genocidin ciklik te serbeve ne Kosove. Ardhja e afganve ne Shqiperi nuk te lane duart nga thikat qe ti per logari te padronit tend dhe si tradhtar i kombit shqiptar i fute pas shpine Kosoves.

Ndaj dhe duke ju uruar mireseardhje refugjateve afgan ne Shqiperi, denoj me ashpersine me te madhe perpjekjen banale prej ordineri te Edvin Kristaq Rames per te shpelare fytyren e tij te nxire dhe per te ndretuar me sharje te ulta suksesin mbi nje drame te thelle njerezore. sb



13 Comments

  1. Ardhja e afganëve në Shqipëri, është e vetmja shpresë që PD të vijë në pushtet pas 18 vjetësh.Afganët do të martohen me talebanët dhe shpellarët tanë. Do të lindin votues të PD, që do mbas 18 vjetësh do të votojnë PD.
    Prandaj edhe Sala edhe Luli e mbështetën ardhjen e afganëve.
    Do të thoni ju, pse nuk martohen me rilindësit.
    Sepse rilindësit janë pi.k dhie. Janë të shkolluar dhe me fëmijët të gjithë me shkollë të lartë.Kështu që mbeten talebanët dhe shpellarët…

  2. Ehhh si e ndron pllaken, MINUESI I DEMOKRACIS,,, Kur ti kan kap koqet me pinca.
    E sale te dhemb te dhemb??

  3. Dole bere diplomatin tani zotrote se USA nuk ta rikthen Vizen prape, eke permanente kete here. Mire ta bene se zatem ti hape lojen me ate kompleksin e inferioritetit duke marre 10 andej 300 kendej dhe tani oreksi i cinikeve American nuk ka te ngopur…! Ne Serbi bejne investime kurse Shiperine e Kane kthyer ne kazan mbetjesh njerezore ky eshte “Aleati Strategjike”. I ke pergjithmone ne Shqiperi Afganet po ti sollen Sali Efendi dhe jo provizorishte se nuk ka shtet ne Amerike qe I merre mbramshte Afganet prandaj me mire heshte o burre.

  4. Dakort me doktorin, dakort me ramsin, dakort me meten dakort edhe me murrizin qe te perzohen shqiptaret dhe amerika te sjelli afgan, iranian, kurd, maroken etj…

    Se fundja per kete na do i madhi meqe ne nuk duam vetveten.

    I kerkoj Amerikes te sjellin ca lopata e kazama se i kemi vjedhur te gjitha e skemi ne raste termeti apo zjarri.

    Jam dakort me te gjithe drogaxhinjt e politikes dhe gomeret e tyre.

  5. Ky e tha qarte qe behet fjale per njerez qe do rrine perfundimisht dhe nuk po presin thjesht ‘letrat’ ketu.

  6. Perse nuk i mori Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Irani, kina apo Rusian dhe Pakistani qe ndajne kufijte me Afganistanin? Perse asnje vend tjeter qe ndoshta mund te jete dhe me i humbur se Shqiperia? Kaq te humbur jemi ne? Amerika solli 5000 Terroriste Iranian ne Shqiperi duke na thene se jane perkohesisht dhe do na ndihmojne me ndihma por jo vetem qe na i ngjeshen por po i mbajme ne me buke me leket e taksapaguesve tane dhe nderkohe qe familjet tona skane buke te hane dhe flene neper bunkere. Amerika premtoi cekun e bardhe qe ne 1991 por asgje nuk na dha. Pushtetaret qe kemi ne krye jane veglat e amerikes dhe ne duhet te shkeputemi nga perendimi me ne krye Amerikan dhe te zhdukim te gjitha veglat e tyre ne pushtet dhe ne shoqeri. Ne jemi komb i vogel dhe vetem nacionalizmi na Shpeton po te ishte liberalizmi dhe pranimi i te huajve i mire ATEHERE PSE IZRAELI NUK MERR ASNJE REFUGJAT? Ky eshte shkaterrim dhe zhdukje Sorrosiane e kombit tone. Ngrihuni o Shqiptare se po na sjellin plehrat e BOTES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *