• |
ide | kryesore

VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Elbasan – Peqin, makinat përplasen kokë më kokë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ndodhi në pasditen e së dielës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas.

Një mjet tip “Opel” me drejtues shtetasin B.P., 42 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, është përplasur kokë më kokë me mjetin tip “Volkswagen “, me drejtues shtetasin R.U., 46 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *