• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni si talebanët lirojnë të burgosurit ekstremistë në Afganistan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pamjet e postuara në internet nga një agjenci e lajmeve pro-talebanëve tregojnë se si të burgosurit po lirohen nga burgu Pul-e-Charkhi në Kabul.

Ai është burgu më i madh në Afganistan.

Më herët të dielën, forcat talebane pushtuan burgun ushtarak në ish -bazën ajrore amerikane Bagram.

Talebanët dhe luftëtarët ekstremistë, përfshirë ata që i përkisnin Shtetit Islamik, ishin midis 5000 të burgosurve që mbaheshin në burgun Bagram dhe që tashmë kanë fituar lirinë.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se komandantët kanë urdhëruar luftëtarët e tyre të hyjnë në Kabul për të parandaluar plaçkitjen.

“Për shkak se forcat e sigurisë kishin lënë pjesë të qytetit dhe pikat e tyre të kontrollit, forcat talebane po hyjnë për të parandaluar kaosin dhe plaçkitjen”, – shtoi ai.

Në deklaratë, talebanët u bënë thirrje njerëzve të mos kenë frikë nga militantët e tyre. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. idolloxhija islame dhe ajo komuniste jane idollogji te mallkume dhe shume te rrezikshem per njerzimin.. kisha dashte shume se atje te ishin te gjithe politikanet Shqiptare

  2. Amerikanet i pasken veshur zoterinj, i pasken mbajtur ne peshe optimale, mesa shoh qenken kujdesur qe t’i ndricoje edhe mjekrra. Me siguri do ja kthejne nderin.

    1. Keshtu thone sllavet dhe per Shqiptaret dhe UCK. Ata jane burra qe luftuan kunder plehrave pushtues te huaj dhe jo rrobqira si ty qe vesh tangat dhe lepin loqe sorrosiane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *