• |
ide | kryesore

Aksident në Berat/ Motori me shpejtësi përplaset me makinën e parkuar, plagosen rëndë dy të rinj

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur në Berat, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Drejtuesi i një motori është përplasur me një makinë tip ‘Benz’ që ishte i parkuar. Mjeti ka qenë duke zbritur nga Kalaja dhe ka humbur kontrollin, pasi ishte me shpejtësi.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit Indrit Xhafa dhe bashkëshortja e tij Suela Xhafa kanë mbetur të plagosur rëndë. Çifti është dërguar në spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjekësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *