• |
ide | kryesore

Albertosi kujton Muller e ndeshjen e shekullit: “Pa atë nuk do të kishte Itali-Gjermani 4-3”

-Instant, Sport



Ndarja nga jeta e Gerd Muller i ka prekur thellë të gjithë, madje edhe rivalët e dikurshëm si Enrico Albertosi: “Më erdhi shumë keq kur e mësova”. Ish-portieri i kombëtares së Italisë ishte titullar në ndeshjen e famshme Itali-Gjermani në Kupën e Botës 1970, që më pas u quajt Ndeshja e Shekullit, kur goleadori gjerman tronditi italianët që në fund triumfuan falë Riveras: “Një gjë është e sigurt, pa të ajo ndeshje nuk do të kishte qenë aq e bukur”.

“Një bishë. Në zonë nuk të falte, nuk mund të bëje as gabimin më të vogël. Ai ishte gjithmonë aty, gati për të shënuar. Ai nuk ishte aq i gjatë, por në zonë ai ishte i pakapërcyeshëm”, kujton Albertosi duke folur për Muller në La Gazzetta dello Sport.

Natyrisht në memorje mbetet gjithnjë Itali-Gjermani e 1970: “Atë mbrëmje më vuri vërtet në vështirësi. Kishim udhëhequr gjithë ndeshjen, pastaj Schnellinger na çoi në kohën shtesë dhe Muller me dygolëshin e tij na bëri të frikësohemi për më të keqen. Për fat të mirë reaguam dhe me Riveran, në fund, i mundëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *