• |
ide | kryesore

Arrestohen dy piromanët në Lezhë e Maqellarë/ Ndezën zjarr në tokat e tyre, por situata u doli jashtë kontrollit

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Policia njofton se i arrestuari i parë është një person në Maqellarë, i cili në tokën e tij ka ndezur zjarr e si pasojë zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke tjetër me barishte.

I arrestuari tjetër është në Lezhë, në fshatin Zejmen. Kështu në pranga ka rënë M., 67  vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë. Ai ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave, e më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me barishte dhe peme në kodrën e fshatit.

Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Nga data 25 korrik deri sot, në të gjithë vendin janë arrestuar 19 “piromanë”, nën hetim janë vënë 17 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.



3 Comments

  1. Prandaj duhen talebanet…., qe t’i djegin keta morra te toka e vet ku i vune zjarrin, te gjalle!

  2. Po nuk quhet PIROMAN nje person te cilit i ka dale zjarri jasht kontrollit.
    Keta mund ti quash budallenj ose te papergjegjeshem, por jo piroman.

    1. Nuk jane budallenj. Djegin mbeturinat. Nuk ka sherbim plehrash nga shteti ne periferite e vendit. Shteti vetem prangos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *