• |
ide | kryesore

Dyshimet/ A ka filluar që sot nxjerrja e të rinjve të Qytetit Studenti nga konviktet për të sjellë afganët?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fillojnë raportimet nëpër media se studentëve që jetojnë në konvitet e Qytetit Studenti i është kërkuar të lirojnë dhomat. Kjo pasi Shqipëria do të strehojë në total rreth 2000 afganë që po braktisin vendin e tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët, sipas burimeve jozyrtare për mediat.

Deri tani është bërë me dije se një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat e qytetit studenti, ose në konviktet e tjera në kryeqytet, mirëpo situata është vështirësuar dhe është krijuar kaos.

Nga raportimet e mediave, te Qyteti Studenti godinat nr. 2 dhe nr. 4 janë përcaktuar deri tani si vendstrehimet e shtetasve afganë që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

Studentëve rezidentë të këtyre godinave u është kërkuar që të largohen përkohësisht nga ambientet e saj, për t’u zhvendosur në godina të tjera, për të paktën tre javë.

Një pjesë e studentëve kanë pranuar të largohen nga godinat nr. 2 dhe 4 në drejtim të godinave nr. 3 dhe 1, por një pjesë tjetër duke folur për emdiat kanë thënë se duan të largohen përfundimisht.

Sudentë të shqetësuar bëjnë me dije për mediat se nga administratorët e konvikteve të tyre u është bërë me dije se duhet të lirojnë dhomat për afganët që do të vijnë në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes së bërë me qeverinë shqiptare, mirëpo ata nuk janë paralajmëruar.



7 Comments

  1. Patjeter qe ka filluar! Si do te vijne vellezerit dhe motrat afgane dhe ta gjejne dhomen e zene nga do vendas qe jane me provime shkollore ne toke te vet???!!!

    Te rroje Internacionalja dhe Ylli me 5 cepa qe na la amanet shoku Udheheqes, ai i madhi fare!!!!

    1. Si edhe caaaaa???? Ku te ikin studentet????? A mund te akomodohen emigrantet ne te njejtin vend ku jetojn studenta? A ka koh qeveria shqiptare te skanoj njerzit qe do strehoen pasi midis tyre mund te kete lloj lloj njerzish qe detyrimisht studentat i bejn te ndihen te pasigurt! Cfar eshte kjo pytje edhe caaaaaa? Njerez pa tru. Kokbosha dhe te verber. Si e si te mbroni idiotsit e atij palo burri qe ju udheheq. Dele

        1. Crendsi ka ku jeton! Aty ku jeton ti a mendon se mund te strehonin ke studentat emigrant lufte?? Ktu ku jetoj une ska shanc te behen perzierje te tilla. E frikshme ta mendosh biles.

        2. nqs s’jeton ne Shqiperi, me gjithe respektin per vuajtjet e emigranteve, MOS NA CAJ KARIN NE QE AKOMA JETOJME KETU!

  2. Le ti pranojne qe te vijne e te strehohen Po jo te conviktet e studentave sepse do jetojne me ankthin e tyre apo me studime ?Te jemi te ndergjegjeshm kudo qe jetojme …ata vijne nga nje vend lufte dhe nr mesin e tyre mund te jeni dhe njerz qe sdihet ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *