• |
ide | kryesore

Kërcënime për ikjen, Lukaku mesazh interistëve: “Ju dua por më kuptoni, Chelsea rasti i jetës”

-Instant, Sport



Romelu Lukaku thyen heshtjen: pas kalimit te Chelsea, vetëm agjenti Pastorello kishte komentuar lamtumirën nga Inter. Tani sulmuesi belg ka dashur të përshëndesë tifozët me një postim në rrjetet sociale: “Faleminderit që më deshët sikur të isha njëri prej jush, u mundova të mos ju zhgënjej kurrë sa herë që vesha fanellën e Interit. Shpresoj se e kuptoni vendimin tim, është mundësia e jetës. Ju dua, mbetem interist përgjithmonë”.

Në postim, Lukaku ka ripërshkruar dy vitet me Inter: “Sezoni i parë përfundoi në mënyrën më të vështirë të mundshme (humbja në finalen e Europa League me autogolin e belgut) por ju më dhatë forcën për të vazhduar: kjo është arsyeja pse ne pastaj u bëmë Kampionët e Italisë. Kam dhënë 100% të vetes çdo ditë në stërvitje dhe në ndeshje, për t’ju bërë të lumtur” ka thënë 28 vjecari.

Pastaj Lukaku ka shpjeguar zgjedhjen për t’u kthyer në Premier League: “Shpresoj se e kuptoni vendimin tim për t’u transferuar në Chelsea. Është mundësia e jetës për mua dhe mendoj se në këtë moment në karrierën time është mundësia që kam ëndërruar gjithmonë “.

Letra përfundon me përshëndetje: “Një gjë është e sigurt është se unë do të mbetem një interist përgjithmonë sepse pa ju nuk do të isha njeriu dhe lojtari që jam sot. Kështu që ju falënderoj nga zemra. Ju dua. Faleminderit nga zemra. Gjithmonë, forca Inter”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *