• |
ide | kryesore

“Llogaritë katastrofike, borxhi i klubit ishte 1.35 miliardë euro”: Barcelona nuk ka shpëtuar ende

-Instant, Sport



Pas akuzave të rënda të ish-presidentit Bartomeu, Joan Laporta ka thirrur një konferencë shtypi për të shpjeguar krizën e Barcelonës. “Menaxhimi i mëparshëm është i pafalshëm dhe na ka lënë me një realitet dramatik financiar. Në 21 mars 2021, borxhi i klubit ishte 1350 milionë euro – sulmoi ai – Ne do ta mbyllim buxhetin me një humbje prej 481 milionë. E afruam me dy vjet post-Messi, për të mirënjohje e përjetshme”.

Presidenti i kthen mbrapsht akuzat e paraardhësit të tij. “Mora letrën e tij, donte ta bënte publike, por është plot gënjeshtra, një përpjekje e dëshpëruar për të shpëtuar nga përgjegjësitë e tij, duke justifikuar një menaxhim që është e pamundur të kuptohet dhe miratohet – shpjegoi ai – Kur mbërritëm, si fillim, na u desh të kërkojmë një hua nga Goldman Sachs sepse përndryshe ne as nuk do të ishim në gjendje të paguanim lojtarët. Për më tepër, ne duhej të bënim disa punë në Camp Nou për arsye sigurie, përndryshe nuk do të kishim qenë në gjendje të prisnim përsëri tifozët tanë në verë”.

Pastaj ai hyn në detajet e situatës financiare dhe numrat janë të ethshëm. “Ne kemi shpenzime prej 1136 milionë euro dhe një qarkullim prej 655 milionë duke marrë parasysh ndikimin e Covid – rrëfeu ai -. Pra, ne do të mbyllim bilancin me një humbje prej 481 milionë”. Në situatën e përgjithshme financiare të shoqërisë, vazhdoi Laporta, duhet patur parasysh “një trashëgimi negative prej 451 milion euro dhe një borxh total prej 1.35 miliardë”.

Sulmi ndaj Bartomeut nuk mund të mungonte. “Menaxhimi është i pafalshëm: pagat janë rritur me motivin e dëshirës për të konkurruar me Premier League, por politika ka qenë katastrofike, me kontrata të shkurtra për lojtarët e rinj dhe ato të gjata për lojtarët më të vjetër. Ne gjithashtu gjetëm shpenzime të jashtëzakonshme për ndërmjetësit, deri 10 milionë për një marrëveshje me vlerë 40 milionë. Edhe menaxhimi i shitjes së Neymar për 222 milion euro ishte katastrofik. Paratë e grumbulluara u shpenzuan në mënyrë disproporcionale dhe me shpejtësinë e dritës, duke bërë që barra e pagave të rritet pa ndjekur një logjikë të investimeve të synuara sportive”.

Mbi lamtumirën e Messit. “Gjithçka që duhet t’i them Messit është se ne kemi mirënjohje të përjetshme për të. Ka qenë një histori dashurie mes Messit dhe Barçës. Ka qenë një marrëdhënie shumëvjeçare që është përkeqësuar dhe ky është ligji i jetës. Ne kemi përafruar post-Messin me dy vjet. Messi është lojtari më i mirë në botë dhe ka aspiratat e tij, ashtu si është normale që ka pasur oferta, siç e kemi parë, nga klube të gatshme të paguajnë shifra të rëndësishme. Prezantimi i tij në PSG? Ndjesi kontradiktore, si për të gjithë tifozët e Barcelonës. Unë do të kisha preferuar ta shihja te Barça, edhe pse jam i bindur se kemi marrë vendimin e duhur sepse klubi është mbi të gjithë të tjerët”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *