• |
ide | kryesore

Nga karrigia me rrota te golat me Barcelonën, fëmijëria dramatike e Braithwaite: “Ata luanin, unë qaja”

-Instant, Sport



Kur mbërriti në Barcelonë, Martin Braithwaite u prit me një përzierje mosbesimi dhe ironie. Në fund të fundit, blaugranat duhej të zëvendësonin Dembele, i dëmtuar për disa muaj, e kishin përdorur një rregull të La Liga për të marrë danezin në shkurt, duke e rrëmbyer atë nga Leganes. Por zgjedhja e sulmuesit kishte lënë shumë mëdyshje, sepse sigurisht që nuk ishte një emër që shumë do ta kishin përafruar me katalanasit. Më shumë se një vit më vonë dhe debutimi në Liga si protagonist në ndeshjen e parë post-Messi, Braithwaite ka treguar se mund të konkurojë në skuadrën e Barçës, duke dhënë kontributin e tij kur thirret në cështje, duke lënë jashtë edhe shokët e skuadrës më të njohur si Griezmann. Por jeta e tij nuk ka qenë gjithmonë e thjeshtë.

KARRIGIA ME RROTA – E ka rrëfyer vetë futbollisti danez për CNN, se fëmijëria e tij u shënua nga një sëmundje e rëndë, ajo e Legg-Calvé-Perthes, një sindromë degjenerative pediatrike e femurit. Një situatë që për një periudhë kohe e bëri atë të përfundonte në një karrige me rrota, pa pasur asnjë parashikim për të ardhmen. Diçka që e bën të ndihet keq edhe sot. “Unë nuk kam shumë kujtime sepse ishte një moment shumë i trishtuar. Shihja të gjithë fëmijët e tjerë që vraponin, buzëqeshnin, luanin, ishte një periudhë vërtet e vështirë e jetës sime. Mbaj mend ndjenjën e të mos diturit se si t’ia shpjegoj të tjerëve, turpin se isha ndryshe. Unë nuk e doja atë lloj vëmendjeje”. Jo saktësisht fëmijëria tipike e një futbollisti, të paktën në pamje të parë. Por Braithwaite është dëshmia se nga momentet më të këqija mund të kthehesh edhe më i fortë.

ËNDËRRA – Për fat të mirë, situata shkoi duke u përmirësuar me kalimin e kohës dhe danezi ka rimarrë lëvizshmërinë e plotë. E mundi edhe t’i përkushtohej asaj që ka qenë gjithmonë ëndrra e tij, të zbriste në fushë pas një topi dhe të kthehej në një yll. “Gjithmonë kam dashur të jem futbollist, që kur isha shumë i ri nuk kisha asgjë tjetër në kokën time. E nuk kisha një plan B, sepse kur nuk ke një plan B nuk shpërqendrohesh nga objektivi. Por i imi ishte një udhëtim nga Ferri”. Për fat të mirë, u zgjidh me një situatë shumë të lakmueshme: i pasur, i famshëm dhe i veshur me fanellën e Barcelonës. Ishte një udhëtim i ndërlikuar, por tani Braithwaite ka përse të buzëqeshë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *