• |
ide | kryesore

Shtatzanë me fëmijën e dytë, bashkëshortja e Boris Johnson merr vaksinën kundër COVID-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Bashkëshortja e kryeministrit britanik, Boris Johnson, ka zbuluar se ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Përmes rrjetit të saj social,Instagram , Carrie e cila është në pritje të fëmijës së dytë tregoi se më herët ishte e shqetësuar për një abort spontan për shkak të vaksinës.“Gati 200.000 gra shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë marrë vaksinat Pfizer dhe Moderna të rekomanduara gjatë shtatzënisë, pa shqetësime sigurie. Kolegji Mbretëror i Mamive ka thënë se nënat në pritje janë më të rrezikuara nga sëmundjet e rënda nëse infektohen me COVID, kështu që vaksinimi është me të vërtetë mënyra më e mirë për t’u mbajtur juve dhe fëmijën tuaj të sigurt”, u shpreh Carrie.Në prill të 2020-s, ajo solli në jetë fëmijën e parë të saj dhe të Boris, djalin Wilfred.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *