• |
ide | kryesore

Televizionet afgane “zhdukin” gratë nga ekrani pas triumfit të talebanëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanalet kryesore televizive të Afganistanit janë ende duke transmetuar, por me disa ndryshime të dukshme, përfshirë zhdukjen e të gjitha prezantuesve femra nga ekrani.

Ka pasur një rritje të madhe të komenteve në favor të talebanëve në kanale të tilla si TV Kombëtar i Afganistanit dhe televizionet private Tolo News, Ariana, Shamshad dhe 1TV.

Më pak kritika ndaj talebanëve janë parë deri tani në cilindo prej tyre. Të gjithë janë përmbajtur nga transmetimi i ndonjë muzike apo telenovelave.

Tolo News dhe 1TV kryesisht kanë përsëritur programet e transmetuara dje, ndoshta edhe për shkak të vështirësive me punën e tyre.

Saad Mohseni, pronar i Grupit Moby – i cili përfshin Tolo TV dhe Tolo News TV – shkroi në Twitter: “Mund t’ju siguroj se njerëzit tanë janë mirë dhe se ne kemi vazhduar me transmetimin tonë të pandërprerë gjatë gjithë këtij “tranzicioni”.

Moby Group është prodhuesi mediatik më i madh i Afganistanit i programeve argëtuese dhe të lajmeve.
Televizioni shtetëror, i cili u mor nga talebanët në mbrëmjen e 15 gushtit, ka transmetuar kryesisht programe fetare.

Shamshad TV, në pronësi të një ish-ndihmësi presidencial, ka transmetuar programe me përmbajtje pro-talebanëve. Në një program, korrespondenti i kanalit tregoi banorët e Kabulit duke lavdëruar grupin për sjelljen e sigurisë dhe unitetit në vend. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Kur sheh dhe degjon disa sorra si Rudina, Eni e te tjera, mire do te benin te vinin nja nje muaj kurs intensiv neper televizionet shqiptare gjithashtu!

  2. Ju falte Zoti se femra dru dhe disipline do dhe jo si televizionet tona qe shikojme vetem prostituta te zhveshura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *