• |
ide | kryesore

Tërheqja nga Afganistani/ Blinken mbron vendimin: Nuk do të nisnim një luftë të re

-Instant, Lajme, Planet



Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, mbrojti vendimi e presidentit Joe Biden për të tërhequr trupat nga Afganistani. Sipas tij, ideja se pritja do të kishte sjellë një tjetër rezultat, është e rreme.

“Ne trashëguam një afat për tërheqjen e trupave nga administrata paraardhëse. Afati ishte, 1 maji. Ideja sone do të mund të kishim ruajtur status quo-në përtej 1 majit, nëse presidenti do të kishte vendosur të qëndronte, është e rreme. Ja çfarë do të kishte ndodhur nëse Biden do të vendoste dicka të tillë: Gjatë kohës kur ishte arritur marrëveshja për tërheqjen në 1 maj, talebanët kishin ndalur sulmet ndaj forcave të NATO-s. Nuk po përpiqeshin të pushtonin qytetet e mëdha, siç bënë tani. Nëse në 2maj, presidneti do të vendoste të qëndronte, të gjitha dorezat do të hiqeshin. Ne do të ishim rikthyer në luftë më talebanët që do të sulmonin forcat tona. Do të kishim 2500 forca në vend, të cilat nuk do të ishin të mjaftueshme të përballeshin me situatën dhe unë do të isha duke ju shpjeguar përse do të ridërgonim dhjetëra mijëra forca të tjera në Afganistan për të nisur një luftë që duhej ta mbyllnim. Më duhet t’ju them se paaftësia e forcave afgane për të mbrojtur vendin e tyre, luajti një rol kyç në atë që ndodhi gjatë ditëve të fundit”, tha Blinken.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *