• |
ide | kryesore

Analiza e New York Times/ Korrupsioni, tragjedia e afganëve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Rënia e shpejtë e kryeqytetit, Kabulit, nën pushtetin e talebanëve pas dy dekadash të një përpjekjeje ekstremisht të kushtueshme dhe të përgjakshme për të mbajtur në fuqi një qeveri sekulare me forca sigurie funksionale në Afganistan, është, mbi të gjitha, tragjike.

Tragjike sepse, ëndrra amerikane e të qënit “kombi i domosdoshëm” që mund t’i japë formë një bote ku vlerat e të drejtave civile, i fuqizimit të grave dhe i tolerancës fetare dëshmuan se ishin thjesht dhe vetëm: një ëndërr.

Më e gjata e luftrave amerikane mori fillimisht emrin në kod “Operacioni Liria e Qëndrueshme” dhe më pas “Operacioni Liria e Rojtarit”. Sërish, pas më shumës e 2 trilion dollarë dhe të paktën 2448 jetë ushtarësh të humbur në Afganistan, është e vështirë të kuptohet se çfarë u arrit.

Është tragjike sepse është e qartë se shumë prej afganëve që punuan me forcat amerikane dhe ëndërruan bashkë me ta- në veçanti vajzat dhe gratë që kishin përfituar nga një sens barazie në shoqëri- u lanë në mëshirën e armikut të tyre më të egër.

Administrata e Biden pati të drejtë kur i dha fund luftës. Por sërish, fundi nuk kish pse të ishte me aq kaos, pa pasur asnjë kujdes për të gjithë ata që kishin sakrifikuar aq shumë me shpresën për një Afganistan më të mirë. Afganë të panumërt që kishin punuar për vite me radhë në krah të trupave amerikane, grupe të shoqërisë civile, organizata humanitare apo gazetarë, përfshirë ata që kishin punuar me New York Times dhe që u gjendën papritur një ditë përballë rrezikut për vdekje, kur talebanët u futën në Kabul, ndërsa liderët e qeverisë afgane, përfshirë edhe presidentin Ashraf Ghani, u nisën drejt aeroportit.

Ishte tragjike, edhe për një arsye tjetër, sepse me ndasinë e hidhur politike në Amerikën e sotme, përpjekjet për të nxjerrë mësime nga kjo tërheqje katastrofike u shndërruan papritur në kundërakuza plot mllef mbi atë se kush e humbi Afganistanin, plot ligësi dhe gënjeshtra.

Brenda pak orëve nga rënia e Kabulit, në SHBA kishin nxjerrë thikat.

Shpejtësia me të cilën kolapsoi qeveria e Afganit ishte shokuese, por fundi i saj nuk kish pse të vinte si surprizë. Kjo humbje e thellë nuk mund të rëndojë vetëm mbi Presidentin Biden, por është detyrë e administratës aktuale të korrigjojë, gjithë çka shkoi keq me planin e tërheqjes. Ushtria amerikane është një superfuqi logjistike dhe duhet të lëvizë tokën dhe qiellin, dhe gjithçka në mes, për të shpëtuar ata njerëz që rrezikuan gjithçka për një të ardhme më të mirë. Burokracia nuk duhet ta pengojnë ndihmën për të shpëtuar aleatët.

Lufta në Afganistan nisi si përgjigje e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s ndaj sulmeve të 11 Shtatorit të 2001, si një operacion për të ndalur strehimin e Al Kaedës në një vend që drejtohej nga talebanët. Se si u shndërrua pastaj në një projekt për zhvillimin e një kombi, ku vetëm në një rast u dërguan 140 mijë trupa ushtarake, kjo është pjesë e dështimit të misionit dhe e vetëkënaqësisë, por edhe e besimit të qëndrueshëm të Amerikës tek vlerat e lirisë dhe të demokracisë.

Dokumentat afgane të publikuara në Washington Post, përfshirë një përpjekje konfidenciale në programin “Mësim i fituar” i ndërmarrë nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm për Rindërtimin e Afganistanit, dha një panoramë shkatërruese të korrupsionit, paaftësisë, mungesës së motivimit dhe fenomene të tjera negative mes forcave të Armatosura afgane, të cilat Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin t’i shndërronin në një ushtri serioze.

Një zyrtar i Marinës tha se afganët e shikonin policinë e tyre si “një nga institucionet më të urryera” në Afganistan. Të tjerë zyrtarë treguan për grabitje sistematike nga ana e ushtarëve dhe e oficerëve, po ashtu edhe humbje të jetëve të ushtarëve- 60 mijë të vrarë që nga viti 2001, sipas njërit prej tyre- që qeveria i mbante sekret. Korrupsioni ishte aq i përhapur në vend, saqë shumë afganë nisën të pyesin, nëse e keqja më e madhe ishte qeveria që kishin, apo talebanët.

Pentagoni dhe Kongresi amerikan kanë fajin e tyre për fiaskon dhe sigurisht, edhe për raportet rozë që paraqisnin herë pas here. Por ajo që Shtetet e Bashkuara apo aleatët mund apo duhet të kishin bërë ndryshe- edhe sikur ajo klishe banale që thotë se Afganistani është varri i perandorive të përsëritej edhe një herë tjetër- është një debat ku duhet të jenë pjesë politikanët, ekspertët dhe historianët për vitet e ardhshme.

Përgjegjësia bie mbi të dyja partitë. Ishte presidenti Xhorxh W.Bush që shpalli luftën dhe më pas e zhvendosi fokusin drejt Irakut, ende pa arritur stabilitetin në vend.

Presidenti Barak Obama synoi tërheqjen e trupave amerikane, por në vend të kësaj, i shtoi numrat. Presidenti Donald Trump firmosi marrëveshjen e paqes me talebanët në 2020 për një tërheqje të plotë në maj.

Kur Biden hyri në zyrë, disa Departamente të Mbrojtjes e këshilluan të mbante një grup të vogël kundër terrorizmit në Afganistan ende për disa vite. Por Biden kujtoi eksperiencën e Vietnamit dhe si një veteran i marrëdhënieve me jashtë në Senat, e kuptoi se disa mijëra trupa për disa vite më shumë në Afganistan nuk do ta parandalonin fitoren e talebanëve.

Në 6 Prill i tha stafit që të gjitha trupat ushtarake duhet të ishin jashtë Afganistanit në 11 Shtator. “Unë isha presidenti i katërt në detyrë me një prezencë ushtarake në Afganistan- dy republikanë, dy demokratë” tha ai më vonë “Nuk do t’ia kaloja këtë luftë një të pesti”. Ishte një vendim që u mor me kurajo dhe zgjuarsi. Presidenti e dinte shumë mirë se si do të reagonin kritikët e tij- si po reagonë ata sot. Gjithnjë do të ketë një “nëse”, që nëse trupat ushtarake amerikane të do të kishin qëndruar më gjatë, rezultati do të kishte qenë ndryshe.

Biden vetë nuk është treguar i sinqertë kur ka fajësuar Trump për marrëveshjen me talebanët, për të cilën tha se “i vendosi talebanët në pozicionin ushtarak më të mirë që kishin qenë që nga 2001”. Ka qenë e qartë prej kohësh, që një tërheqje e amerikanëve, kurdo apo sido të kishte ndodhur do ta dorëzonte Afganistanin në dorë të talebanëve edhe një herë tjetër.

Lufta duhej të merrte fund. Por administrata Biden duhej dhe kishte mundësi të kujdesej më shumë për ata që rrezikuan gjithçka drejt një të ardhmeje më të mirë, sado iluzive që rezultoi ëndrra e tyre./Pershtati Lapsi.al



13 Comments

  1. Shpresojme qe “ëndrra amerikane e të qënit “kombi i domosdoshëm” që mund t’i japë formë një bote ku vlerat e të drejtave civile…” te mos ngele enderr edhe ne Shqiperi, ku qeverisja dhe themelimi i gjykatave(nja 5 a 6 syresh) kryhet haptas po nga SHBA!!!!!!!!!!

    Urojme pra qe ky vend te mos “kalbet dhe te bjere edhe ky nga KORRUPSIONI”!!

    1. Fatkeqesisht ka rene xha. Dhe prova per kete jane vet Avganet, Bangladeshasit, etj etj qe po vine ketu.
      Nje komb qe e shet voten per 1-2 thase miell nuk meriton te ekzistoje.

    2. Z. Lubonja, ka bere nje artikull analitik pa te meta, ne lidhje me kapitullimin e turpshem te sh.b.a + nato + rusi + indi + iran + okb ( 197 shtete, me kuce e me mace + qeverine kuislinge, te Kabulit & sigurisht se s’ka si te ndodhe ndryshe, zgjebsat e Shqiperise), ne luften kunder nje milicie rag-tag/ flip-flops, ku vetem 1 ne 3 vete kishte fatin, te kishte nje arme, qe me shume ngjasonte me nje hu gardhi, cuditerisht, ne menyre te pabesueshme, jashte cdo llogjike racionale, keta talebe = studente/talebehan = levizje studentore, sic vetquhen, apo, terroriste, sic ne i njohim zyrtarisht “fituan” luften.
      Ne analizen e famozes amerikane, nenvizohej se; “amerka superfuqia, qe ben te leviz token, qiejt dhe c’ka ne mes tyre”, mua sec me kujton nje ngjarje te skalitur ne dijen njerezore, debatin ndermjet profetit Moise me “zotin e reme, te Egjiptit” Fareonin Tukaremin e III, brilant dhe plot urtesi, cudi e madhe sesi nuk zene mend krijesat fodulle, mjerane, injorante deri ne dhembje, sot, ne shek. 21, keta fatkeqe, per te fshehur dobesine e tyre, te qenurit vdekatar qe s’marrin dot gje me vete, pervec 2 m2, i shpallin sfide te PASFIDUESHMIT/SFIDUESIT!
      Dje u publikua lajmi se presidenti legjitim afgan, i zgjedhur me vote e zgjedhje te lira demokratike, pro amerikan, pro perendimor, Ashraf Gahni ish-drejtor i Bankes Boterore, ne nxihtim e siper, per t’ia mbathur, kishte marre nja 2 makina me shume, me para, sesa ishte kapaciteti mbartes i aeroplanit dhe fatkeqesisht u detyrua qe ti abandononte, ne aeroport (lutem, qe edvin kristaqiu & banda, te bejne nje hesap paraprak rreth kapacitete e mbartese, se eshte gjunah i madh qe t’i lesh parate rrugeve).
      Ne lidhje me konceptet surealiste si; demokraci, te drejta njeriu, liri, se a duhet qe grate te vishen apo te shetisin gjysme lakuriq, etj as qe ia vlen qe te merresh fare sepse eshte waste of time and space.
      Afganasit e trashe, te kene faqen e zeze se ata nuk i meritojne demokratet pro amerikan, pro perendimor, te tipit Gahni, ashtu sic ne shqiptaret, nuk e meritojme sivllahun e tij edvin krisraqiu & banden e tij.

  2. Edhe ne Shqiperi amerikanet ne emer te stabilitetit po mbeshtesin nje regjim te korruptuar koke

    e kembe, nje regjim qe mbahet jo nga mbeshtetja e popullit por nga mbeshtetja e tyre. Ata i njohen

    zgjedhjet ende pa dale raporti i vezhuesve te OSBE edhe pse e dinin qartesisht se nuk ishin

    zgjedhje por po te shprehemi me fjalorin e poetit tone te madh e njekohesisht edhe te socialistit

    te madh Dritero Agolli, ato ishin shkerdhato-zgjedhje. Sikur vetem krijimi i bandes se patrona-

    zhisteve, nje trupe parapolitike dhe ilegjitime do te mjaftonte per mos njohjen e atyre zgjedhjeve

    Sot meqe kane mbeshtetjen amerikane, jo vetem nuki pyetin per popullin, por nuk pyesin as per ligj

    as per kushtetute por jane leshuar si bishat mbi parane e pronen publike, Per te marre nje sherbmin

    ne adminiatrate qe te takon me ligj duhet te paguash sa frengu pulen. Ndersa per ata qe jane skeduar

    si armiq nga patronazhistet shuma eshte shume here me e madhe. Te pakten gjysma e popullsise

    e sheh kete rregjim jo si qeverine e tyre por si zhvatesin e tyre, si armikun e tyre, te mireqenies e

    prosperitetit te tyre , si shkakun kryesor qe femijet e tyre po largohen nga vatrat e tyre. Kjo

    mbeshtetje pa kushte per te korruptuarit sic tregoi edhe shembulli i Afganistanit, nuk mund te

    sjelle kurresesi nje stabilitet te qendrueshem dhe afatgjate

  3. Artikull qe flet per Afganistanin, por qe ne shume momente duket sikur flet per Shqiperine . Po te krahasosh menyren se si u sollen amerikanet ne Afganistan dhe se si po sillen ne Shqiperi, veren shume analogji. Te ben pershtypje fakti i “raporteve roze” qe dergoheshin ne DASH per gjendjen ne Afganistan qe ngjason shume me raportet e ambasadoreve (amerikane) per gjendjen ne Shqiperi. Nga ky shkrim rrjedh natyrshem pyetja nese nje dite Shqiperia do jete “Afganistani” i rradhes?

    1. Jame Sali Berisha une o budallenj…..o budallenj, jame Sali Berisha une……
      Hahahahahaha, hahahahahaha,
      Pra zbriten maloket nga shpellat ne qytete dhe gjeten budallenj aty per ti qyteteruar.

  4. Po lejuam qe perendimoret te mbeshtesin qeveri te kortuptuara si kjo qe kemi do e pesojme me keq se Afganistani.

  5. Si gjithomne MYtimes e gjen fajtorin . Po Presidenti afgan a nuk eshte qytetar amerikan ku ka jetur e punuar per 30 vjet ne amerike apo kjo ka pak rendesi. Boll late mutin me shurre se nuk ka me budallenj tju besojne

  6. Xho Biden gjen fajtorin e vertete per deshtimin dhe diskretitimin e plote,spektakular te Amerikes,NATO-s dhe gjithe kredos se perendimit ne Afganistan.
    Fajtori eshte Saliu-ka deklaruar Biden. Ma ka thene Edi. Kush eshte Edi-do pyesni ju? Edi eshte varianti shqiptar I Dostumit afgan!….

  7. Z. Lubonja, ka bere nje artikull analitik pa te meta, ne lidhje me kapitullimin e turpshem te sh.b.a + nato + rusi + indi + iran + okb ( 197 shtete, me kuce e me mace + qeverine kuislinge, te Kabulit & sigurisht se s’ka si te ndodhe ndryshe, zgjebsat e Shqiperise), ne luften kunder nje milicie rag-tag/ flip-flops, ku vetem 1 ne 3 vete kishte fatin, te kishte nje arme, qe me shume ngjasonte me nje hu gardhi, cuditerisht, ne menyre te pabesueshme, jashte cdo llogjike racionale, keta talebe = studente/talebehan = levizje studentore, sic vetquhen, apo, terroriste, sic ne i njohim zyrtarisht “fituan” luften.
    Ne analizen e famozes amerikane, nenvizohej se; “amerka superfuqia, qe ben te leviz token, qiejt dhe c’ka ne mes tyre”, mua sec me kujton nje ngjarje te skalitur ne dijen njerezore, debatin ndermjet profetit Moise me “zotin e reme, te Egjiptit” Fareonin Tukaremin e III, brilant dhe plot urtesi, cudi e madhe sesi nuk zene mend krijesat fodulle, mjerane, injorante deri ne dhembje, sot, ne shek. 21, keta fatkeqe, per te fshehur dobesine e tyre, te qenurit vdekatar qe s’marrin dot gje me vete, pervec 2 m2, i shpallin sfide te PASFIDUESHMIT/SFIDUESIT!
    Dje u publikua lajmi se presidenti legjitim afgan, i zgjedhur me vote e zgjedhje te lira demokratike, pro amerikan, pro perendimor, Ashraf Gahni ish-drejtor i Bankes Boterore, ne nxihtim e siper, per t’ia mbathur, kishte marre nja 2 makina me shume, me para, sesa ishte kapaciteti mbartes i aeroplanit dhe fatkeqesisht u detyrua qe ti abandononte, ne aeroport (lutem, qe edvin kristaqiu & banda, te bejne nje hesap paraprak rreth kapaciteteve mbartese, se eshte gjunah i madh, qe t’i lesh parate rrugeve).
    Ne lidhje me konceptet surealiste si; demokraci, te drejta njeriu, liri, se a duhet qe grate te vishen apo te shetisin gjysme lakuriq, etj as qe ia vlen qe te merresh fare sepse eshte waste of time and space.
    Afganasit e trashe, te kene faqen e zeze se ata nuk i meritojne demokratet pro amerikan, pro perendimor, te tipit Gahni, ashtu sic ne shqiptaret, nuk e meritojme sivllahun e tij edvin krisraqiu & banden e tij.

  8. Dostumi jone e ka pallatin nen toke si urithi,kur ti vij radha ta shikojn shqiptaret kete mrekulli kane per tu habit aq shume sa kane me kerku te gjith azil ne afganistan.
    Cka do te thote te tallesh by..n me veten dhe me e rendesishmja tja futesh vetes aq thelle sa te dergosh femijet te bredhin si cifutet ne shkretetire,kur kan lindur ne nje toket te begate me njerez te mallkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *