• |
ide | kryesore

Flakët te Sarajet e Toptanëve ditën që Veliaj foli për suksesin me zjarret në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

E gjitha mund të jetë një rastësi, por ditën që flakët pushtuan një nga godinat emblematike të historisë së Tiranës, e njohur për vlerat arkitektonike dhe historinë që bart, kryebashkiaku i Erion Veliaj foli pikërisht për përballimin me sukses të situatës së zjarreve në Tiranë. Gjatë një prej materialeve video që shpërndau sot për mediat, Veliaj thotë se vatrat e hapura u neutralizuan shumë shpejt.


“Në Tiranë jemi ftilluar, nuk e marrim me sportivitet natyrën. Fakti që kemi edhe një rrjet vullnetarësh që na lajmëron sa herë hapet një zjarr, na ndihmon shumë. Deri tani Tirana i ka përballuar mirë. Do shtojmë edhe dy zjarrfikëse të reja për zonat rurale. Kemi pasur një bashkëpunim me ambasadën holandeze, por kam shumë mirënjohje për të gjithë rrjetin e vullnetarëve që kemi vendosur në çdo komunë. Teksa Shqipëria ka pasur shumë sfida, të paktën Tirana i ka shpëtuar, do të thotë që jemi civilizuar”, tha Veliaj.


Veliaj kërkoi kujdes me situatën e zjarreve dhe u bëri thirrje banorëve që të mos u vënë zjarrin kullotave, apo ullishteve, sepse kjo rrezikon mjedisin dhe komunitetin përreth.

Deklarata e kryebashkiakut u transmetua në media disa orë para se zjarri të binte në mes të Tiranës, në një nga zonat më të shtrenjta sa i përket ndërtimeve shumëkatëshe. Sarajet e Toptanëve ishin monument kulture i mbrojtur nga shteti.

7 Comments

  1. Vëreni nëse lali nesër do thotë gjë për rindërtimin e pjesës së djegur dhe do restaurohet ashtu siç ka qenë saraji apo do thotë se nuk ja vlen dhe do bëhet diçka tjetër! Thjesht kushtojini vëmendje.

    (Është për tu vënë bast)

    1. Jam gati ta veme bastin .
      Por nuk e kuptova se cilin versjon zgjodhe ti ? Ate te restaurimit ashtu sic ka qene , apo ate te berjes se dicka tjeter ?

  2. Llogaria eshte shume e thjeshte. Shikoni kush do perfitoje, nese behen kulla zjarrin ja ka vene pronari i tyre me mister 30% e bashkise. Une do vija bast qe planifikues-ekzekutor eshte Arbjan Mazniku. Po ASPAK-u cfare mendon? Apo jane me pushime se jane lodhur shume, kane kapur shume peshq kete vit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu