• |
ide | kryesore

Gazetarja e TCH: Pse nuk flitet për atentatin me 50 kg tritol në Durrës që do bënte kasaphanë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Anila Hoxha

50 kilogramë tritol, numëruar ndryshe 33 kallëpe të lidhur me njeri-tjetrin, për fatin e bardhë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në lagjen numër 14 në Durrës nuk shpërthyen.

Do kishte ndodhur një masakër në Shkozet.

Ditën e djeshme, 3 persona të maskuar hynë në biznesin e çimentos, lidhën me natriban rojën e ndërtesës në fjalë dhe për një orë e gjysmë instaluan gjithandej eksplozivin në masë të konsiderueshme, që nëse do kishte eksploduar do kishte ndodhur një masakër.

Çfarëdo të ketë ndodhur brenda atyre mureve dhe kushdo që të jetë i dyshuari, duhet urgjent të bëhet publike.

Këqyrja e vendngjarjes dhe rrëfimi i rojës që njoftoi menjëherë policinë mbasi arriti të zgjidhet, tregojnë se autorët e paidentifikuar ende, e instaluan tritolin në brendësi të objektit duke ndjekur një plan që e dinë veçse ata.

Te zotët e biznesit ngrenë supet.

Nuk munden të tregojnë dot para prokurorisë nëse janë kërcënuar, nëse po paralajmërohen nga një grup kriminal i caktuar në Durrës, apo është mirëfilli një shpërthim që nuk ndezi nga rastësia dhe fati. Asnjeri s’di apo s’do të thotë se cilët mund të jenë grupi i personave qe shtroi me eksploziv biznesin.

Nuk dihet ende dhe askush nuk mund ta thotë saktësisht në fazën ku gjenden hetimet, nëse autorët qëllimshëm gabuan duke mos realizuar shpërthimin dhe nëse atje thjesht po linin një mesazh me tritol qe e dinë vetëm ata, por edhe pala marrëse.

Ajo që dihet është se në vendngjarje u gjetën 50 kilogramë me tritol! Që nëse do kishin ndezur, aty do kishte ndodhur një kasaphanë.

Ekspertët xhenierë këmbëngulin se fitili me gjatësi 50 metra distancë nuk u ndez nga bateria e pamjaftueshme.

Megjithatë ky është një hamendësim. Forcat e rendit dhe sigurisë janë në kërkim të çfarëdolloj kamere, targe dhe gjurme qe do t’i çojë tek ata tre të maskuarit që vendosën 50 kilogramë tritol.

Një sasi alarmuese apo jo?



7 Comments

  1. Ke shume te drejte por mileti eshte çakerrdisur komplet nga prrallat me taleban te mavive .
    Kjo eshte tema e vertete , frika nuk vjen nga talebanet por nga talebanizmi pokitik i perzier me talebanizmin mafioz.

  2. Anila je gazetarja me e mire ne Shqiperi. Komentuesit me lart i them qe Anila eshte e vetmja qe nuk ben kompromise, je gabim dhe as ka lidhje me inceneratoret e Zotos as Top. Shih nga afgani qe ke kryeminister se ai eshte nena dhe baba e cdo te keqeje ne Shqiperi. Respekte Anila, te admiroj .. bravo

  3. Është mirë që shoqëria ta ketë para syve të saj çdo ditë një hajdut, një vrasës, dhe një njeri që ka hedhur në erë demokracinë në vend, për të kujtuar cilat janë rreziqet e saj dhe nga kush i vijnë.

    Salibanizmi është talibanizmi ynë. Ka pas momente që ka marshuar dhe si taliban në rrugët e këtij vendi, ka pas momente që dhe ka vrarë si taliban në bulevardin e këtij kryeqyteti, ka pas momente që është sjellë me shtypin ashtu si talibanët, por shoqëria jonë e ka mundur vetë, pa ndihmën e amerikanëve.Doli nje shpellkar si ky EV qe falenderon nje punojnese të top,bravo saliban ev

    1. Po ky lartmadheria e tij cfar eshte? Leje salibanizmin se ka 10 vjet qe seshte me po meru me kte edinabizmin qe po ju ha dhe kockat. Seriozisht vertet mendoni se jeni mire aty ku jeni? Aty edhe me i pasuri ska siguri se ushtaret e edinabizmit qe e mbajn fort ne pushtet po ju djegin naten e ditet qe tiu vjedhin edhe tokat qe i kan me breza njerzit aty. Po ju len pa buke , po ju pagujn me pak se ne kore, po ju tallin nga mengjesi ne dark me cinizmin e tyre, ju fyejn, ju kan kthy ne dele dhe ti edhe shoket e tu te partis mereni ende me saliun. Seriozisht keni probleme te forta mendore. Ju ka ber parazitizmi qe as mos te mendoni se per te llogjikuar as qe behet fjal. Ato shpellaret ne shqiperi nuk kan ekzistuar kurre po komunistat si ti dhe edibanizmi jot kan bere kto diferencime ne shoqerin e mpire shqiptare. Fatkeqsi e madhe.turp dhe vetem turp per ju. 2021 dhe ende me epitete te tilla. Sikur ta beni dhembin sa te kalit ju mendien opozitare nuk do ta shfarosni dot prandaj nje keshille. Nese nuk i respektoni dot te pakten mesohuni te jetoni me ta. Llap tani edhe rreshto fakte idiote.

  4. Mua me ha karin ti o mi gjirizi, se une jam biznesmen! Ik gjeji ne shtepi shpellekaret bashke me gruaqirat e PS dhe PD bashke se une nuk shitem si ty morracak

  5. Edhe Berisha kishte përkrahjen amerikane kur pranoi ardhjen e opozitarëve iranianë, por, në fund, kur kupa u mbush, u bë presidenti dhe kryeministri i parë i padëshirueshëm për Shtetet e Bashkuara. Me një përcaktim rrënues, si minues i demokracisë.Biznesmen je ti o EV te kane pare shet bythen vetem tja lepishe nje here karin lulushit me fitim do dalesh o shpellkar i salibanit salih,ke nje jete qe shet bythen,prandaj dhe shikimin e ke larg,bytha te ben vizionar komunist si salihu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *