• |
ide | kryesore

Gjesti i bukur i polakes: shiti medaljen e Tokyo 2020 për të financuar ndërhyrjen në zemër të një fëmije 8 muajsh

-Instant, Sport



Sportistja polake e hedhjes së shtizës Maria Andrejczyk nxorri në ankand medaljen e argjendtë që ajo fitoi në Tokio 2020 për të ndihmuar në financimin e një operacioni në zemër për ti shëtuar jetën në SHBA një fëmije tetë muajsh që nuk e kishte takuar kurrë. Atletja olimpike arriti të sigurojë 130,000 euro, pothuajse gjysma e kostos së të gjithë operacionit (280,000).

25-vjeçarja ka shpjeguar në profilet e saj sociale arsyen e gjestit fisnik: “Nuk m’u desh shumë kohë për të vendosur, ishte mbledhja e parë e fondeve në të cilën mora pjesë dhe e dija se ishte e duhura – shkroi ajo -. Miloszek ka një defekt serioz në zemër dhe ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjike. Për këtë arsye unë po e nxjerr në ankand medaljen time të argjendtë olimpike”.

Andrejczyk mundi kancerin e kockave me të cilin u diagnostikua në 2018 dhe fitoi një medalje argjendi në Lojërat japoneze, pasi përfundoi e katërta në Rio 2016.



4 Comments

  1. Urime sportistes se i dha vetes nje medaljen e humanizmit por gjithsesi duhet thene qe medaljen e arte e fitoi nje kineze nderkohe qe kjo vajza ishte favorite. Gara ne vetvete ishte nje fiasko sepse medalistja e arte jo-favorite fitoi duke dhene ne mos gaboj rezultatin e gjashte te vitit, nderkohe qe nuk permiresoi as rezultatin e vet vjetor. Imagjino cfare gare e kote dhe e merzitshme per ato qe e pane ishte. Olinpiada eshte e shenjte dhe nuk mund te perdhoset ne kete fare feje. Kontributi me i mire qe sportistet i japin botes eshte qe ta hedhin ate dreq shtize aq mire sa munden, te pakten ne olimpiade ku gjithe syte jane atje dhe te rinj te talentuar mund te frymezohen t’i bashkohen sportit perkates. Ne olimpiade konkurojne jo vetem sportistet por edhe sportet.

  2. Vetem nje njeri qe e ka hequr vete mund te beje humanizem te tille.
    Shoqet e saj zakonisht jane per makina te shtrenjta….

    Polaket mbeten nje komb i madh!!!

  3. Humanizem!!? Mua me teper me duket propagande. Te shpenzosh aq shume para per te ndihmuar nje femije ne Amerike qe nuk e ke njohur kurre, nderkoh qe me ato lek mund te shpetonte e me shume se 100 femijeve ne vendet e varfra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *