• |
ide | kryesore

Lezhë/ Breshëri kallashnikovi drejt një makine

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
skene



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Adriatik në Lezhë.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të një makine. Fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur drejtuesin e mjetit, por kanë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Detaje nga policia: 

Shtetasi A. Gj, 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, ka njoftuar në sallën operative se në drejtim të automjetit tip kamionçinë që ky shtetas drejtonte është qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike.

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin plotë të kësaj ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *