• |
ide | kryesore

Messi tek PSG pasuron edhe Michael Jordan: ish-kampioni i NBA ka fituar 6 milionë euro

-Instant, Sport



Lionel Messi mbërrin në Paris St. Germain, fanella e tij me numrin 30 është ‘grabitur’ me shpejtësi në dyqane dhe ka bërë të lumtur Michael Jordan i cili, tashmë, ka fituar 6 milionë euro nga transferimi i Pleshtit. Basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, me Air Jordan e tij që është pjesë e grupit Nike, është në fakt sponsori teknik i PSG, me të cilin ai ka një marrëveshje që i jep atij një përqindje për çdo fanellë të shitur nga klubi parisien.

Portugezja ‘A Bola’ dhe disa media franceze kanë bërë llogaritjet, dhe raportojnë se përqindja është 5%. Kështu, duke pasur parasysh që ardhja e Messit i ka sjellë PSG-së, në vetëm një javë, 120 milionë euro të fanellave n.30 të shitura, do të thotë se për Jordan shkojnë 6 milionë. E shifra do të rritet duke qenë se fanellat e kampionit argjentinas do të vazhdojnë të shiten.

Për ish-numrin 23 të Chicago Bulls, ky është një lajm i shkëlqyer, duke pasur parasysh se, sipas Forbes, në vitin 2020 për shkak të pandemisë dhe investimeve të pasuksesshme, ai kishte humbur 500 milionë dollarë të aseteve personale, duke zbritur nga 2,1 miliardë dollarë në 1.6.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *