• |
ide | kryesore

Open Balkan/ Mali i Zi kundër nismës Rama Vuçiç

-Instant, Arkiva, Kryesore



Ndryshe nga sa pretendon kryeministri Rama që e barazon Tregun e Përbashkët Rajonal, një nismë në kuadër të Procesit të Berlinit, me Ballkanin e hapur qeveria e Malit të zi është shprehur bapur se është për të parën dhe jo për të dytën.

Kryenegociatorja e Malit të Zi, Zorka Kordić, tha për për Vijesti se Tregu i Përbashkët Rajonal, që organizohet nën ombrellën e BE, është më i përshtatshëm për vendin sesa nisma Ballkanit të Hapur e nisur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ballkani i Hapur/ Ku bashkohen dhe ku ndahen SHBA me BE për aleancën Rama-Vuçiç-Zaev

Mali i Zi është vendi më i përparuar në rajon për procesin e integrimit në BE prandaj Qeveria mbështet zbatimin e iniciativave rajonale ekskluzivisht si një instrument për një pranim më të shpejtë në BE, tha Kordić.

“Prandaj, ne përqëndrohemi kryesisht në zbatimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal nën kujdesin e Procesit të Berlinit, si një nismë politike që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor,” theksoi ajo.

Kordić deklaroi se Tregu i Përbashkët Rajonal ishte më gjithëpërfshirës sesa Ballkani i Hapur, sepse përveç katër lirive të lëvizjes, ai trajton edhe infrastrukturën dixhitale, inovacionin dhe një politikë të vetme investimi sipas standardeve të BE -së.

Manipulimi i Ramës me mbështetjen gjermane për Ballkanin e Hapur

Pak ditë më parë kur BE inkurajoi përparimin gjithëpërfshirës në projektin për Tregun e Përbashkët Rajonal, kryeministri Rama e paraqiti këtë si një përkrahje për nismën e tij dhe të Vuçiçit. Por në Ballkanin e hapur ende nuk kanë aderuar Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja.

Së fundi me anë të një deklarate për Deutsche Welle qeveria gjermane lë të nënkuptojë se prioriteti i saj është realizimi i marrëveshjeve të dala nga forumi gjithëpërfshirës i Procesit të Berlinit.

Qeveria gjermane e konsideron si “detyrë urgjente” nënshkrimin e marrëveshjeve të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe kërkon që marrëveshjet të nënshkruhen deri më 6 tetor. Qeveria gjermane e konsideron si “detyrë urgjente” jetësimin e marrëveshjeve të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, miratuar në samitin e Sofjes në 2020. Në një përgjigje me shkrim për Deutsche Wellen, një zëdhënës i qeverisë gjermane kujton se “krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitin e fundit të “Procesit të Berlinit”, më 5 korrik me ftesë të kancelares federale, pohuan përpjekjet e tyre për zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm.”

©Lapsi.al

 



9 Comments

  1. kur Mali i Zi qe eshte POPULLSI sllave dhe ka popullsi 40% serb eshte kunder Serbise,shikojeni se cfare serbofili eshte Edi Rama.

  2. Jam Sali Berisha o budallenj, nuk tërhiqem unë o budallenj, jam Sali Berisha, o çakej, që flisni si çakej, e dini si më dukekeni mua, plehra më dukeni,shikojeni salibanin si flet ne kuvend o byrektore shurranjose

  3. Është mirë që shoqëria ta ketë para syve të saj çdo ditë një hajdut, një vrasës, dhe një njeri që ka hedhur në erë demokracinë në vend, për të kujtuar cilat janë rreziqet e saj dhe nga kush i vijnë.

    Salibanizmi është talibanizmi ynë. Ka pas momente që ka marshuar dhe si taliban në rrugët e këtij vendi, ka pas momente që dhe ka vrarë si taliban në bulevardin e këtij kryeqyteti, ka pas momente që është sjellë me shtypin ashtu si talibanët, por shoqëria jonë e ka mundur vetë, pa ndihmën e amerikanëve.

  4. Edhe Berisha kishte përkrahjen amerikane kur pranoi ardhjen e opozitarëve iranianë, por, në fund, kur kupa u mbush, u bë presidenti dhe kryeministri i parë i padëshirueshëm për Shtetet e Bashkuara. Me një përcaktim rrënues, si minues i demokracisë.

  5. Negociatat me BE nuk do te hapen deri sa te mbaroj eksperimenti, per te mos thene qe nuk do hapen kurre. Dhe kjo kuptohet qarte sepse ne Shqiperi tashme po realizohet me perpikmeri faza 2 e planit te G.S. per zhvendosjen e popullsise vendase me te ardhurit.
    Faza e pare filloi me ikjen masive te shqipetareve 2014 -2018, faza e dyte nga 2018 e ne vazhdim parashikon, perveç ikjes se rinise shqipetare, lejimin e te huajve te hyjne e te qendrojne ne vend ne menyre jo transparente dhe antikushtetuese. Kjo do vazhdoje gradualisht deri sa te huajt do jene me shume se vendasit. Me pas te ardhurit do kerkojne ndryshime kushtetuese me qellim gjasme perfaqesimi, e cila do reflektohet me ndërimin e simboleve shteterore dhe ato kombetare. Me siguri do kete flamur te ri te ngjashem me ate LBGT per te perfaqesuar shoqerine e re multietnike e multikulturore. Thjesht vendi do kthehet ne Toka e Askujt me nje kaste te vogel sunduese e obortaret e tyre dhe pjesa tjeter derrmuese do jene thjesht ekonsumatore pa identitet, fe dhe gjini. Eksperiment i vertete si reforma ne drejtesi dhe ende skemi pare gje akoma, shpikje te ngjashme sorosiane do serviren si risi, reforma dhe suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *