• |
ide | kryesore

Pyetja provokuese e bën Osakan të shpërthejë në lot në konferencë: “Gazetarë bullistë”

-Instant, Sport



Në konferencën e parë për shtyp në cirkuit, pas “rastit” që shpërtheu në Roland Garros kur Naomi Osaka vendosi të hiqte dorë nga takimet e saj me mediat, tenistja ka nisur të qajë në konferencë për shtyp, pas një pyetjeje provokuese nga një reporter i Enquirer: “Si është e mundur që ju gëzoni përfitimet e të qenit një atlete e nivelit të lartë dhe nuk doni të merrni pjesë në konferenca për shtyp?” ishte provokimi. Naomi filloi të përgjigjet, por pak më vonë ndaloi dhe filloi të qajë. Kështu konferenca u ndërpre, për të rifilluar pa probleme pak më vonë.

“Sjellja bulliste e atij gazetari është arsyeja pse marrëdhëniet mes lojtarëve dhe shtypit po tensionohen gjithnjë e më shumë,” komentoi menaxheri i Osakas, Stuart Duguid. Konferencën e fundit për shtyp, Naomi Osaka e kishte dhënë pas ndeshjes në Internazionali në Romë, më pas kriza e vendimi për të anashkaluar Ëimbledon. Japonezia u kthye në Tokio, ku ndezi zjarrin olimpik, por u largua nga skena shumë herët, në raundin e 3-të: “Do të më pëlqente të bëja më shumë, por gjithmonë do t’i mbaj me vete kujtimet e Olimpiadës”.

SHPËRBLIMI PËR HAITIN — Pas episodit, Osaka vazhdoi t’u përgjigjej pyetjeve të mediave të akredituara, madje u shty për të folur edhe për Haitin, e tronditur nga një tërmet shkatërrues. Babai i Naomit është Haitian dhe atje ajo ka një fondacion që merret me afrimin e fëmijëve me tenisin: “Jam duke menduar se si t’i ndihmoj, si të bëj diçka konkrete – tha japonezja -, patjetër që do të dhuroj çmimin e turneut për viktimat, por unë dua të bëj shumë më tepër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *