• |
ide | kryesore

Sarajet e Toptanëve / A po grabitet prona për të ndërtuar kullën e radhës?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Flakët që u ndezën në një nga godinat më të vjetra të Tiranës, monument kulture me një histori më shumë se 100 vjeçare dhe me vlera arkitekturore rikthyen edhe një herë në vëmëndje presionin e bosëve të ndërtimit mbi ato pak simbole të trashëgimisë kulturore që kanë mbetur tashmë në kryeqytet pa u shndërruar në qendra biznesi apo pallate banimi, me dyqane, lokale dhe parkingje të bollshme.

Opozita nisi menjëherë akuzat, mediat hapën arkivat për të parë nëse ishte parashikuar aty ngritja e ndonjë kulle, ndërsa rrjetet sociale shpërthyen në mallkime kundër kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Rama. Të dy mbajnë autorësinë e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, stadiumit Qemal Stafa, maternitetin Mbretëresha Geraldinë, një sërë vilash të vjetra të Tiranës dhe dhjetëra raste kur lejet e ndërtimit kanë shpërfillur çdo llogjikë të urbanistikës.

Prandaj distancimi nga tentativa për t’i shkrumbuar “Sarajet e Toptanëve” ishte i menjëhershëm nga ana e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, me një ndjeshmëri atipike për qeverinë që përfaqëson e dënoi aktin si kriminal, duke theksuar se vlerat akitekturore të objektit duhet të ruheshin.

“Ministria e Kulturës mbështet Bashkinë e Tiranës në nismën për ta shndërruar këtë godinë në një objekt kulturor, publik, duke ruajtur vlerat e saj unike” tha Margariti, duke mohuar çdo hamendësim se qeveria ka ndonjë qëllim tjetër nën rrogoz.

Artan Lame i Kadastrës u shfaq i shqetësuar për atë që kishte ndodhur. Ai doli garant se Bashkia e Tiranës kishte qëllim ta ruante godinën, ndërsa pronarët donin të ndërtonin.

“Bashkia së bashku me qeverinë, filluan procedurat aspak të lehta për shpronësimin e kësaj godine. Them “aspak të lehta” se pronarët e godinës nuk besoj se do të ishin të kënaqur nga kjo zgjidhje. Ata do të kishin dashur që aty të ndërtohej dhe, fitimi që do të nxirrnin nga ndërtimi, ishte shumë më i madh sesa paratë që do të merrnin nga shpronësimi”

Akoma më të ethshme ishin përpjekjet e Erjon Veliajt për të sqaruar se ai nuk kishte asnjë qëllim për të ndërtuar kulla mbi truallin ku ishin “Sarajet”, por se kishte bërë çmos t’i ruante vlerat e godinës. Herët në mëngjes, kryebashkiaku Veliaj publikoi i pari pamjet e një personi që vrapon me duart në flakë dhe që sipas tij është autori i zjarrvënies. Veliaj tha se kishte komunikuar me policinë për të siguruar të dhënat.

Ai tha se kishin qenë policët bashkiakë që njoftuan të parët zjarrfikësit dhe se porosia për aktin kriminal ishte dhënë nga pronarët e godinës, të cilët kishin bërë çmos që ta ndalnin shpronësimin.

Veliaj premtoi disa here në Report Tv, në Euronews, në KlanNews, në News24 dhe kudo se nuk do të ngrihen kulla në vend të “Sarajeve” dhe se vendimi për shpronësim do të jetë një nga të parët e qeverisë Rama në shtator dhe se godina do të funksionojë si muze me dy kate.

Por në media doli edhe një nga pronaret e godinës që konfirmoi të kundërtën. Sipas saj oferta për ta blerë godinën nuk kishte munguar nga ndërtuesit, që më pas do të ndërtonin aty. Pa përmendur emra, ajo tha se kishte qenë konflikti mes trashëgimtarëve që kishte bllokuar ngritjen e kullave në këtë zonë, sepse ofertat nuk kishin munguar.

“Burri im është trashëgimtar i Zija Toptanit. Kemi 15 vjet që jemi në gjykatë. Ne i disponojmë të gjitha lejet e ndërtimit. E kanë vënë qëllimisht zjarrin trashëgimtarët e Zija Toptanit. Kini kujdes sepse do digjet edhe muzeu etnografik. I vunë zjarr për të ndërtuar pallate. Ne jemi në një konflikt me njëri-tjetrin me Rajmond Toptanin, që babai i tij ka lindur këtu dhe çuditërisht nuk do ta marrim. Kam dyshime, e kanë bërë trashëgimtarët e Zija Toptani me atë të Kosovave, nuk është dorë e shtetit” tha ajo për abc.

Ndërkohë për euronews, bashkëshorti i saj u shpreh “Ne nuk pretendojmë pronat që nuk i kemi tonat. Ne pretendojmë me milimetra pronat që kemi tonat. Deri ku do arrijmë është tjetër gjë, sepse kundërshtarët janë shumë të mëdhenj”.

Bllokimi i lejes së ndërtimit nga mosmarrëveshjet mes trashëgimtarëve, konfirmohet edhe nga një shkrim i Exit.al, që flet për një lëvizje të koordinuar mes Edi Ramës, Erjon Veliaj dhe të një ndërtuesi të njohur në Tiranë.

Sipas Exit, në zonën ku truallin ku janë “sarajet” është projektuar një godinë 45-katëshe dhe dyshja Rama-Veliaj po e shpronëson godinën për t’ia kaluar më pas ndërtuesit.

“Rama, në bashkëpunim me një nga oligarkët më të mëdhenj të vendit, ka planifikuar që në truallin e ndërtesës Sarajet, të ngrejë një kullë rreth 45 kate të lartë, një koncept, idenë e së cilës e ka parë Exit News. Për shumë vite zhvilluesi i zgjedhur nga Rama, është përpjekur ta blejë ndërtesën dhe truallin nga trashëgimtarët e familjes Kazazi dhe degëzimët pasardhës të saj, familjes Kosova, por ka hasur pengesën e një prej trashëgimtarëve i cili nuk ka pranuar ta shesë pavarësisht çmimit të blerjes. Duke qënë se kjo pengesë ka qenë e pakalueshme, Rama dhe Veliaj duket se tani kishin hartuar një plan dinak për të realizuar ndërtimin, i cili tani mund të vihet në veprim me shumë lehtësi. Ata do ta shpronësojnë me justifikimin e ruajtjes dhe me pretekstin se duhet për muze që është një interes publik, dhe në një hap të dytë do ta tjetërsojnë pronën e bërë publike në favor të ndërtuesit privat” shkruan Exit.

Të njëjtat dyshime i ndau edhe presidenti Meta në reagimin e tij. Presidenti Meta ka denoncuar se zjarrvënia e vilës ‘Sarajet’ të martën ka për qëllim t’i hapë rrugë ndërtimit të kullave në truallin ku ajo ndodhet. Sipas Metës zjarrëvenia e qëllimshme e një monumenti kulture është krim që duhet të hetohet nga SPAK.

“Babëzia e shfrenuar e betonit në Tiranë ka shkatërruar shumë monumente historike, tradicionale, kulturore dhe objekte të rëndësisë së veçantë, ndërkohë edhe ato pak të mbetura rrezikohen të zhduken përgjithmonë” shkruajti Meta.

Deri më tani nuk ka asnjë dokument apo indicie që të çojë të mendosh se Rama-Veliaj janë duke zbatuar një skemë grabitjeje të pronës private për të arritur tek fitimet marramendëse nga ndërtimi i kullës së radhës në qendër. Por në anën tjetër, askush nuk beson se “Sarajet e Toptanëve” do të jenë më të sigurta në duart e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj. Kur vjen puna tek çmimet e majme të qiellgërvishtëseve, këta kanë dhënë prova se nuk ka element të trashëgimisë kulturore që t’i ndalë.©Lapsi.al



12 Comments

  1. Po. Pronaret duan te ndertojne pallat aty qe te bejne pare por der tani spo munden pasi ndertesa eshte shpallur monument.

    E ca paskemi qen per lek ne sbqiptaret mer vlla. Ufo

    1. Ashtu? Po mire pronaret e dine mire se qe te mund te ndertojne aty njehere duhet qe Ay te hedhi firmen qe ti nxjerre Sarajet nga lista e trashegimise kombetare. Thua ta kene bere me koken e vete pa e pyetur Bablokun? Se pasi te hedhe firmen padishahu duhet edhe leja e pashait te Terpanit. Thua ja ka futur kot ky Jagoja?

  2. Po digjet e gjithe shqiperia ,e c’e gjeti se u dogj apo u poq nje dyqan sherri.
    Ne po presim afganet si c’na prtiten ne kur ikem me vaporr.

  3. Është mirë që shoqëria ta ketë para syve të saj çdo ditë një hajdut, një vrasës, dhe një njeri që ka hedhur në erë demokracinë në vend, për të kujtuar cilat janë rreziqet e saj dhe nga kush i vijnë.

    Salibanizmi është talibanizmi ynë. Ka pas momente që ka marshuar dhe si taliban në rrugët e këtij vendi, ka pas momente që dhe ka vrarë si taliban në bulevardin e këtij kryeqyteti, ka pas momente që është sjellë me shtypin ashtu si talibanët, por shoqëria jonë e ka mundur vetë, pa ndihmën e amerikanëve.Kaq kollaj o shpellkare e lapsexhinj e leshon pronen Bujari i nishanajve,prandaj dominated ta digjnin mbreme

  4. Edhe Berisha kishte përkrahjen amerikane kur pranoi ardhjen e opozitarëve iranianë, por, në fund, kur kupa u mbush, u bë presidenti dhe kryeministri i parë i padëshirueshëm për Shtetet e Bashkuara. Me një përcaktim rrënues, si minues i demokracisë.

  5. Fakti eshte aty sic u veprua me ndertesen qe pastaj u be kulle tek Sahati.

    Babezia nuk ka limit se jane eurot e droges qe duhen bere pallate.

    Pastaj Kim apo SPAK le te thone brockulla.

  6. Kategoria e dy presidentëve të Republikës së Shqipërisë, njëri prej të cilit është shpallur ‘i pa dëshiruar’, ‘i korruptuar’ dhe ‘minues i shtetit demokratik’; por që të dy nën llupën amerikane….

    Për këta ndriçoi ylli i mëngjesit në atë moment kur Talebanët ’rrëzuan’ Amerikën. Kanë kaluar vetëm dy ditë, por këta nuk ndjehen: O festojnë dhe bëjnë plane ‘të mira’ në fshehtësi; ose janë akoma të paqartë nëse kjo traumë botërore ishte ‘varkë’ apo humnerë për ta.Po pronaret ku jane pse nuk flasin o shpellkare

  7. Kulla po ndertohen dhe do ndertohen!. Mbylleni kete muhabet, nuk e ndalon njeri ne kete vend deshiren dhe fuqine e parase.

  8. Per te gjithe ju me siper si atyre qe e shfrytezojne kete rast per interesat e ngushta politike dhe personale.
    Sarajet jane shtetezuar dhe pronaret jane shperblyer nga qeveria e Ahmet Zogut.
    Sali rrumpalla ia riktheu me korrupsion dikujt qe mund te ishte nje nder pronaret pa parashikuar se numeri i pronareve do te njezet fishohej dhe do te hapte nje plage te re.
    Rrofte Partia Demokratike me shokun Sali ne krye

  9. Luli si humbës dhe aleatë i tyre dhe së dyti ish- kryeministrin Berisha, fenomenin spektakolar politik të këtyre 30 viteve, që u shpall non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Përtej pretendimeve, të tij se kjo është bërë nga Qeveria dhe instrumentet e saj, në finale, fakti është fakt.

    Luli nuk përmend më Aqif Rakipin, nuk flet për “ndëshkimin” e Sali Berishës, vazhdon të flasë për Rama-Doshin, por nuk jep asnjë sinjal, asnjë qëndrim më për Doktorin dhe nuk flet më për Rakipin.

  10. Trashegimia nuk vlen per gomeret, ajo vlen vetem ne ato raste kur gjalleron identiteti kombetar integriteti dhe zhvillimi social,,…..ama ku per gati 80 vjet kemi konflikt interesi me intelektin dhe vlerat gjenetike racore ,…..shkurt primitivitetit nuk i nevojitet trashegimia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *