• |
ide | kryesore

Video/ E godet me kokë e pastaj me grusht: Marcao rreh shokun e skuadrës, arbitri e kupton vetëm nga VAR

-Instant, Sport, Video



Në fillim një goditje me kokë, pastaj një grusht në fytyrën e një shoku të skuadrës. Momente çmendurie të vërtetë për Marcaon, mbrojtësin brazilian të Galatasaray, që në minutën e 61 të ndeshjes kundër Giresunspor goditi disa herë Akturkoglu. Pasi u konsultua me VAR, arbitri e largoi nga fusha me karton të kuq dhe tani lojtari do të përballet me një pezullim të gjatë (mes pesë dhe dhjetë ndeshjeve).

Ky gjest, në fakt, klasifikohet si “agresion”, pavarësisht se ishte kundër njërit prej shokëve të tij të skuadrës. Imazhet janë të qarta: grindja që shpërtheu në fushë bëri që mbrojtësi brazilian të përballej fillimisht me shokun e tij të skuadrës kokë më kokë dhe më pas ta godiste me grusht. “Klubi do të bëjë atë që është e nevojshme, në mënyrën e vet. Marcao do t’i kërkojë falje Keremit dhe pjesës tjetër të ekipit për sjelljen e tij,” tha trajneri Fatih Terim pas ndeshjes së fituar 2-0 pavarësisht inferioritetit numerik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *