• |
ide | kryesore

Video/ Fitorja e parë për Nagelsmann vlen trofeun e parë: Bayern Mynih i rrëmben Dortmund Superkupën

-Instant, F1, Sport, Video



Bayern Mynih ngre lart Kupën e parë të sezonit. Të besuarit e Julian Nagelsmann bëjnë goditjen e madhe në Ëestfalenstadion të Dortmund, duke u imponuar 3-1 e duke rrëmbyer Superkupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmund. Portagonisti i madh i mbrëmjes ishte Robert Lewandowski, që me dygolëshin e tij dominoi dukshëm sfidën e golashënuesve me Haaland. Në gol shkuan edhe Thomas Muller (në filtrin e polakut) e Reus, që vetëm iluzionoi vendasit me 1-2 provizor.

Pas një vere pa njohur asnjë fitore, Nagelsman ka rrëmbyer suksesin e tij të parë në ndeshjen që kishte rëndësi. Kështu, fitorja e parë në pankinën e bavarezëve është shoqëruar edhe me trofeun e parë për Bayern. Pas një superioriteti të treguar në pjesën e parë, bavarezët drejtuan Superkupën nga Mynihu në minutën e 41 të pjesës së parë, kur Lewa kaloi Bayern në avantazh.

Pjesa e dytë është histori e njohur: bavarezët morën superxhiro dhe shënuan golin e dytë me Mueller vetëm 4 minuta pas rifillimit, ndërsa golit të Reus në minutën e 64 (asist Bellingham) iu përgjigj sulmuesi polak në minutën e 74, duke vulosur 1-3 për kampionët në fuqi dhe dygolëshin e tij personal. Trofeu i parë në karrierë për Nagelsmann.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *