• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni momentet kur flakët përpijnë Sarajet e Toptanëve në qendër të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Godina me vlera të rralla arkitekturore në mes të Tiranës, e njohur si Sarajet e Toptanëve është përpirë nga flakët mesnatën e sotme. Godina gjendet në një nga zonat më të lakmuara për ndërtim dhe ku do të ngriheshin kullat në rast se do të ishte zbatuar projekti i parë i teatrit. Video më poshtë tregon momentin kur zjarrëfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe përpiqen të shuajnë flakët, por ndërtesa e vjetër tashmë është në pushtetin e zjarrit.

Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Në fazën e parë kanë qënë me çardak e hajat në ballin kryesor. Shtëpia e zjarrit është bërthama e mjediseve përqark saj. Në katin e parë janë ambjentet ndihmëse ndërsa në katin e dytë, ambjentet e ndenjes dhe anekset e shërbimit, shkallët që ndërlidhin katet janë një ramëshe druri. Në fazën e dytë, në fillim të shek. XX, u bë një rikostruksion i mjediseve si dhe mbyllja e çardakut. Në vitet ‘20 të shekullit të kaluar aty ka qenë selia e Legatës së SHBA.

Sarajet janë shpallur monument kulture i kategorisë së parë shpallur me nr vendimi v. 1883 datë 10/06/1973. Banesa ka nje siperfaqe rreth 354 m2 dhe lartesia arrin deri në 12 m. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës. Brenda në banese ndodhet një “Hamamxhik”, që do të thotë hamam kur ka dimension të vogël dhe ndodhet në hapësirën private të shtëpisë. Këto elemente janë indikatore të zhvillimit të teknikës, stilit të ndërtesave dhe zhvillimit ekonomiko-social të Tiranës në ato vite.



5 Comments

  1. Shife kur te turren rilindasit e Lalit e Mulla Omarit me komentet tipike :” E mo cna duhen keto vjetersira, rrangalle, jane me eternit, me pupulit:) etj etj”.

    Per nje vit, “mbjell” lali Kurva nje kulle betoni me justifikimin ” Ne Tirane vijne cdo vit kaq e aq banore dhe kane nevoje per apartamente “modeste” ne mes te Tiranes me cmimin e “perballueshem” 3500 Euro/m2.

    Derisa t’ja heqin spinen “Lavatriçes se parave te miellit”, kete muhabet do kemi.

  2. Po ABC!
    Populli aq budalla nuk eshte, lali Luli eshte fiks si lali Eri prandaj nuk ja dhane voten.
    Kur te kandidojne ndonje lali nga Afganistani tek PD dhe te mos kete mbetur kembe shqiptari mbase mbetet ndonje ndertese e.vjeter me still taleban

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *