• |
ide | kryesore

Vijnë afganët/ Nis pastrimi tek konviktet e Qytetit Studenti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet shqiptare kanë nisur punën për strehimin e shtetasve afganë pas largimit nga vendi i tyre.

Ashtu siç është bërë e ditur edhe një ditë më parë (16 gusht), vendi ynë ka vendosur në dispozicion disa baza ku do të strehohen afganët.
Një prej tyre janë dhe konviktet e Qytetit Studenti. Mësohet se deri më tani janë zbrazur dhe janë bërë gati 6 godina.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet, godinat 2, 4, 7-8, 24-25, po boshatisen dhe po pastrohen.

Pak ditë më parë qeveria shqiptare pranoi strehimin e të paktën 2000 afganëve, gazetarë dhe diplomat pas largimit nga vendi i tyre.

Në Shqipëri pritet të mbërrijë grupi i parë i afganëve prej 350 personash. Ata do të strehohen në Durrës dhe Tiranë



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *