• |
ide | kryesore

Analiza e Le Monde/ Erdogan ka filluar të flirtojë me talebanët

-Instant, Arkiva, Kryesore



Ashtu si partnerët e saj euroaziatikë – Irani dhe Rusia -, Turqia nuk e sheh detyrimisht me sy të keq ardhjen në fuqi të talebanëve në Afganistan. “Ne i mirëpresim mesazhet pozitive që deri më tani talebanët po i dërgojnë qoftë të huajve qoftë përfaqësive diplomatike apo qoftë edhe popullit të tyre”, deklaroi kreu i diplomacisë turke, Mevlüt Cavushoglu, nga Jordania të cilën po e vizitonte, të martën e 17 gushtit.

Deklarata e shefit të diplomacisë turke i bëri jehonë asaj të homologut të tij rus, Sergei Lavrov, i cili i konsideroi si “sinjale pozitive” premtimet për dialog të avancuar nga zotërit e rinj të Afganistanit.

Turqia, e cila ka 500 ushtarë të ngarkuar për sigurinë e aeroportit të Kabulit në kuader të misionit të saj brenda NATO-s, dëshiron t’i mbajë këto forca në vend edhe pas tërheqjes së trupave perëndimore.

Detajet e këtij projekti u diskutuan për javë me Uashingtonin dhe me qeverinë e presidentit të larguar Ashraf Ghani. Por kur talebanët pushtuan kryeqytetin afgan të dielën, gjithcka u ndërpre për mungesë të bashkëbiseduesve: qeverisë afgane që nuk ekziston më, pasi pjesa më e madhe e anëtarëve të saj ia mbathën dhe amerikanëve që vendosën të largohen pa kthyer sytë mbrapa.
Autoritetet turke po përshtaten shpejt me situatën e re duke ofruar shërbimet e tyre për fuqinë e re që sundon në Kabul. Presidenti, Rexhep Tayyip Erdogan,  e ka shndërruar praninë e ushtarëve turq në aeroport në përparësnë e tij. I vetëdijshëm për atë se Talibanët kanë nevojë për legjitimitet ndërkombëtar, ai deklaroi se ishte gati për një takim me “personin” që i drejton.

“Të gjithë kanë interes që Aeroporti i Kabulit të jetë i sigurtë, në mënyrë që diplomatët dhe zyrtarët të mund të vazhdojnë te punojnë. Turqia ka propozuar të marrë përgjegjësinë për mbrojtjen e tij. Në fakt, Ankaraja është në pozitën më të favorshme për të negociuar me talebanët pasi të dyja palët kanë marëdhënie solide me Pakistanin dhe Katarin, të cilët mund të shërbejnë si ndërmjetës”, pohon Bayram Balci, drejtor i Institutit Francez të Studimeve Anatoliane (IFEA) në Stamboll për një shkrim në gazetën “Le monde” që Lapsi.al e ka lexuar.

Ankaraja po përdor të gjithë gurët diplomatikë për të qetësuar talibanët. Ambasada Turke në Katar është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e lëvizjes islamike në këtë vend ndërsa, javën e kaluar, Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, shkoi në Islamabad për të nxitur aleatët pakistanezë që të bindin talebanët të pranojnë praninë ushtarake turke në vendin e tyre. Por as ftesa e zotit Erdogan, as propozimet e tij për bashkëpunim teknik dhe të sigurisë nuk duken deri tani kanë pasur fuqi për të ndikuar në vendimin e kryengritësve islamikë, të cilët këmbëngulin se “Të gjitha forcat e huaja” duhet të largohen nga Afganistani, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar me administratën Trump në Doha në shkurt 2020.

Por pyetja që shtrohet është: kur të mbarojnë evakuimet dhe kur të tërhiqen të gjithë kontigjentët perendimorë, a do të jenë të mjaftueshëm 500 ushtarë turq për të siguruar aeroportin?

Duket se edhe për këtë kanë menduar në Ankara. Një zgjidhje do të ishte vendosja e mercenarëve sirianë sipas një praktike të testuar tashmë në Libi dhe Nagarab-Karabak. Sipas burimeve kurde dhe siriane, përfaqësuesit e shërbimeve sekrete turke thuhet se janë në bisedime me disa fraksione rebele të grupuara nën flamurin e Ushtrisë Kombëtare Siriane, të mbështetur nga Ankaraja, për dërgimin e më shumë se një mijë mercenarëve në Afganistan. Sipas Burhanettin Duran, opinionistit të së përditshmes pro-qeveritare “Sabah”, Turqia kërkon të imponohet si “një ndërmjetës i besuar dhe si një forcë stabilizuese”. Në këndvështrimin e tij në lojë është krenaria turke: “Turqit dinë të tregohen të zotët në këto lloj rrethash pasi e kanë treguar në Irak, Libi, Afganistanin dhe Nagorno-Karabakh”, shkroi ai më 16 gusht. Por përpos krenarisë një stabilizim i mardhënieve me pushtetin e ri të talebanëve dhe ruajtja e një kontigjenti ushtarak në Afganistan i volit Turqisë edhe për të kontrolluar fluksin e refugjatëve që dynden në fufirij e saj përmes Iranit. Pikërisht për këto arsye Erdogani ka filluar tratativat diplomatike me talebanët.

©Lapsi.al/Burimi Le monde/ Gazetar Marie Jego 



10 Comments

  1. Politika eshte arti i te mundshmes. Do ishte e mirepritur nga opinjoni publik boteror qe vakumin politik e ushtarak te SHBA ne Afganistan ta zinte Turqia.

  2. Une mendoj se ky afrim ose ( ofrim ) i Erdoganit nuk eshte ‘ flirtim’ .. por eshte nje perpjekje reale per te zgjidhur nje problem te madh. Arrdhjen e miljona afganeve ne kufijte e Turqise. Turqia po nderton dhe nje mur per te mos lejuar emigrantet te hyjne ne Turqi.
    Mos e trajtoni kete ceshtje si ‘ flirtim’ midis ‘ islamistesh’ . Ne situaten e krijuar , roli i Turqise eshte shume shume shume i rendesishem. Nese Talibanet do pranojne nje afrim me Turqine, atehere turqia do jete ai vend ndermjetes midis perendimit dhe talibaneve. Diplomacia Turke dhe nje here po tregon se eshte shume e afte dhe e vendos dhe nje here Turqine ne qender te interesave mbareboterore.
    ( do vije nje dite qe Franca do ta falenderoj Turqine per ate qe po ben tani ,dhe ate qe beri ne Siri dhe Libi )

  3. Luli si humbës dhe aleatë i tyre dhe së dyti ish- kryeministrin Berisha, fenomenin spektakolar politik të këtyre 30 viteve, që u shpall non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Përtej pretendimeve, të tij se kjo është bërë nga Qeveria dhe instrumentet e saj, në finale, fakti është fakt.

    Luli nuk përmend më Aqif Rakipin, nuk flet për “ndëshkimin” e Sali Berishës, vazhdon të flasë për Rama-Doshin, por nuk jep asnjë sinjal, asnjë qëndrim më për Doktorin dhe nuk flet më për Rakipin.

  4. Rilindas te lodhur nuk duhet ta shani Lulushin perkundrazi duhet ta falenderoni se prej atij Sorrosiani te vogel po hani buke.Erdogani dhe Turqia gjithmone kane qene faktor i rendesishem ne ate zone dhe normalisht qe nuk mund ta linin kete rast pa e shfrytezuar. Erdogani diktator por ama Turqia ka 7 mije resorte turistike ku shkojne njerez nga e gjithe bota, kurse narkomani me citjane dhe atlete per te cilet vdesin zombit Rilindas ka vetem nj 3-4 hotele te miqve te vet.

  5. EHTE MIRE QE MOS TE FLASIN E MOS TE KOMENTOJNE SHQIPTARET SEPSE NUK I PYET KUSH ATA AS PER BALLKANIN, AVGANISTANIN , AS PER TURQINE E A PER POLITIKAT GLOBALE. TURQIA ESHTE AKTOR KRYESOR PAS SHBA-ve NE LINDJEN E MESME SI DHE ESHTE ALEAT STRATEGJIK KRYESOR I SHBA- NE RAJON. ME MIRE PER SHBA DHE PER BE-NE ESHTE QE NE AVGANISTAN TE KETE NDIKIM TURQIA E CILA ESHTE ANTARE E NATO-S SE SA QE AVGANISTANI TE BJERE NE DORE TE NDIKIMIN RUS APO KINEZ. KY KOMENT BEHET PER ATA TE CILET JANE PROAMERIKANE,

  6. Vetëvendosje sulmon Korçën pse ftoi Bregoviçin për të kënduar, por sot në Kosovë këndon grupi çetnik serb. Asnjë ‘patriot’ s’reagon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *