• |
ide | kryesore

Formula 1, anulohet Gp i Japonisë: cirkuitet e Botërorit bëhen 21

-Instant, Sport



Formula 1 nuk do të garojë në Japoni gjatë fundjavës së 10 tetorit për Çmimin e Madh të Suzukas, për shkak të vështirësive të krijuara nga pandemia Covid-19. “Pas diskutimeve të gjata me organizatorët dhe autoritetet japoneze, vendimi i qeverisë japoneze është marrë për të anuluar garën këtë sezon, për shkak të kompleksitetit të shkaktuar nga pandemia në vend,” thuhet në deklaratën zyrtare të Formula 1.

Pas anulimit të garave në Singapor dhe Melburn, dështon edhe Çmimi i Madh Japonez, i planifikuar fillimisht për fundjavën e 10 tetorit në cirkuitin e Suzukas. “Formula 1 tani është duke punuar në detajet e kalendarit të rishikuar dhe – shpjegon Liberty media në një deklaratë – do të njoftojë detajet përfundimtare në javët e ardhshme. Formula 1 ka treguar këtë vit dhe në 2020 se mund të përshtatemi dhe të gjejmë zgjidhje për pasiguritë që dalin rrugës dhe është e entuziazmuar me nivelin e interesit në vendet që do të presin ngjarjet e Formula 1 këtë vit dhe më gjerë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *