• |
ide | kryesore

Kaos, kundërthënie dhe gënjeshtra rreth refugjatëve afganë

-Instant, Arkiva, Kryesore



Ende sot që kanë kaluar disa ditë nga e diela, kur kryeministri shpalli publikisht se Shqipëria kishte pranuar të priste refugjatë afganë, askush nuk është në gjendje të thotë se sa prej tyre do të vijnë, sa kohë do të qëndrojnë dhe a ka të tillë që do të mbeten përfundimisht tek ne. Një valë kaosi, kakofonie dhe kundërthëniesh janë vënë re në deklaratat e ndryshme të zyrtarëve dhe diplomatëve.

Ndonëse Edi Rama postoi një status ku nënvizonte se nuk qe vetëm kërkesa e SHBA, por dhe vullneti i tij për të mikpritur të përndjekurit nga talebanët, ky version është pak i besueshëm.

Po të krahasohet psh me një shtet si Kanadaja që u tergua që në fillim i gatshëm që të hapte portat, ndryshimi është shumë i madh. Qeveria kanadeze tha që në fillim se do të priste 20 mijë afganë sepse kaq kishte kapacitet të akomodonte.

Lexo me tej:

Lubonja: Një leksion shqiptar për dështimin e amerikanëve në Afganistan

Ndërsa Tirana zyrtare kur ka thënë “OK” nuk është nisur nga mundësia reale e pritjes, por nga dëshira për të mos i thënë jo Uashingtonit. Prandaj nuk dihet asnjë e dhënë tjetër veç po-së në parim dhe vullnetit për të hapur dyert. Mbi të gjitha këtë e vërtetojnë deklaratat kontradiktore që janë bëtë këto ditë. 

Fillimisht ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një postimi në “Twitter” tha se Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, pa përcaktuar se nga nisej për këtë shifër.

Teksa shpërndau një postim të sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, Xhaçka deklaroi: “Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë”, th ajo.

Ndërsa një ditë më pas, të martën, ambasadoria amerikane Yuri Kim foli për për valë të ndryshme prurjesh pa një numër të saktë.”Nuk kemi një numër të saktë të afganëve që do zbarkojnë këtu se ndryshon nga momenti në moment, por afganët do të vijnë këtu herë pas here në varësi të linjave ajrore të SHBA”, tha ajo pas një takimi në ministri të jashtme.

Po të martën është prononcuar edhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi, i cili e la të hapur rritjen e numrit: “Do të presim sa kemi mundësi” tha ai pa e preciziar se sa ishte ajo.

Deri tani burime mediatike jo zyrtare kanë folur për 3 mijë afganë që do të ndahen mes Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërkohë që numri i atyre që Amerika duhet të evakuojë llogaritet në 80-90 mijë.

Por përpos erësirës totale për numrin e atyre që do të presë Shqipëria mister mbetet edhe kohëzgjatja e qëndrimit në vend. Në të njëjtën deklaratë të cituar edhe më lart ambasadorja amerikane theksoi se ata do të jenë tranzit në Shqipëri, pasi qëllimi është të zhvendosen drejt Amerikës. “Ata do të vijnë përkohësisht me idenë për t’u zhvendosur në SHBA. Disa madje po lëvizin drejtpërdrejt në SHBA, është thjesht çështje procesi. Janë mijëra aktualisht në SHBA. Nuk kemi numra dhe shifra të sakta akoma, por jam e sigurt se do të jenë publike në ditën e ardhshme” tha ajo.

Andi Bushati:Një kusht për ardhjen e të ikurve nga Afganistani

Pra, ideja e përhapur gjerësisht është se ata do të vijnë në Shqipëri e cila do të shërbejë si vend filtrimi për të kuptuar se cilët janë të sigurtë për të marrë vizën drejt Amerikës.

Po të tjerët?

Një version me sa duket të porositur për të testuar opinionin e ka dhënë kryebashkiaku Veliaj. Dhe si gjithmonë, në stilin e tij. ai nuk ka mundur ta zhveshë lajmin nga mbështjellja me gënjeshtra. Sipas Veliajt nuk do të jetë çudi që një pjesë e afganëve, ata më të mirët dhe më të zotët, të mbeten përgjithmonë për të punuar dhe jetuar në një qytet kozmopolit si Tirana. Pra sipas Lal pelivanit, ShBA po i filtron këtu afganët për të marrë më të pazotët vetë e për të na lënë ne më shkëlqyerit.

Pra është e qartë se në këtë lojë gënjeshtrash, pasaktësisht dhe kakofonie askush nuk di asgjë. Shqipëria ka nënshkruar vetëm një “po” mbi një letër të bardhë. Dhe nuk do shumë mend të kuptohet se para se të jetë një gjest sovran dhe bujar, ky është një akt servil vetëm për ti’u bindur hiperfuqisë.

©Lapsi.al

 



16 Comments

  1. Po vt. Perderisa po behen gati konviktet, nuk do jene as 100 e as 300. C’rendesi ka kjo?! Problemi qe me shqeteson eshte, qe keta talebanet mavi qe sundojne kete vend, nuk pjerdhin fare per popull. E kane bere cifligun e tyre. Dhe me keto levizje qe bejne, i siguruan edhe nja 2-3 mandate ne pushtet.

    Fati i Shqiperise qe eshte ne pjesen Europiane, dhe gjasme quhemi “demokraci ne zhvillim”. Se nuk ndryshojme shume me Afganistanin. Te ishim nga ajo pjese e botes, njesoj do ishim. Me STAN hesapi.

    1. Eshte humbje kohe qe te perifrazosh keta pocaqi qe edhe derri skuqet nga turpi po ta krahasoni me ta.
      Keta qe vijne nuk jane hallexhi afgani, keta jane kriminelat qe torturonin te burgosurit neper kontinieret e asfiksimit te burgut ne Bagram, keta jane baronet e droges qe punonin per cia & deep state, keta jane vrasesit e femijve dhe grave neper dasma, ceremoni mortore, ne shtepite e tyre, keta ne Afganistan quhen nenkontraktore te vekjes dhe urrehen me shume sesa vet pushtuesit, keta jane pisleku i ndyresise, llumi i llumit, saqe as amerika, anglia, franca askush nuk i deshiron ne token e tyre sepse i njohin mire se cfare jane keta monstra, mirepo po i lane ne Afganistan populli atje do t’i “hajne” per se gjalli, do te beheshin shembull dhe askush ne bote nuk do t’i sherbente me amerikes ne luftrat e saj, zgjidhja e vetme eshte dergimi i tyre tek gropa septike, landfill, parajsa e droges dhe se keqes, Republika Sorosiane, ne Shqiperine e mjere, nenpushtimin e edvin kristaqit & bandes sorosiane.

    2. Po mirë, ç,punë kemi ne, nëse vijnë a nuk vijnë afganët? Ç’na duhet nëse vijnë 100 apo 1000?
      Se janë nisur, apo nuk nisen kurrë.
      Po shihni o njerëz punët tuaja, familjet tuaja. Ka të tjerë njerëz që e vrasin mendjen për atë punë.

      1. Ata po vijne ne token tone u suflaxhi dhe pleher Sorrosuane dhe do ndikojne mbi ne. Ata do fillojne ta dhjesin kete vend me keq sec eshte por ti ate do teflene gjume Shqiptaret

  2. Kjo eshte here e pare qe nuk ka refugjat ne vendet fqinje por refugjat qe presin avionin ne aeroport!?
    Lufta ne Siri 4 milion refugjat ne Turqi 1 milion ne Iraq dhe 1 milion ne Europe nga Turqia!
    Lufta ne Iraq 1 milion refugjat ne Iran,1 milion ne Turqi dhe 1 milion ne Europe!
    Lufta ne Kosove 1 milion ne Shqiperi 300K ne Maqedoni!

    p.s Kufijte e Afghanistanit jane komplet te hapura per popullin te largohet n.q.se deshiron!

    1. O i biri i Svetllanes nga “baza humanitare ruse” ne Nish kujdes me ate 1389 se te erdhi era deri ketu
      Edhe ne mos na i qaj hallin se kemi sy e tru me shume se ju mongolet
      Ja pyet Svetllanen po deshe
      Ti derman bej kujdes nga vapa se te bie ne koke e te budalleps me shume se cke lindur

  3. Eshte humbje kohe qe te perifrazosh keta pocaqi qe edhe derri skuqet nga turpi po ta krahasoni me ta.
    Keta qe vijne nuk jane hallexhi afgani, keta jane kriminelat qe torturonin te burgosurit neper kontinieret e asfiksimit te burgut ne Bagram, keta jane baronet e droges qe punonin per cia & deep state, keta jane vrasesit e femijve dhe grave neper dasma, ceremoni mortore, ne shtepite e tyre, keta ne Afganistan quhen nenkontraktore te vekjes dhe urrehen me shume sesa vet pushtuesit, keta jane pisleku i ndyresise, llumi i llumit, saqe as amerika, anglia, franca askush nuk i deshiron ne token e tyre sepse i njohin mire se cfare jane keta monstra, mirepo po i lane ne Afganistan populli atje do t’i “hajne” per se gjalli, do te beheshin shembull dhe askush ne bote nuk do t’i sherbente me amerikes ne luftrat e saj, zgjidhja e vetme eshte dergimi i tyre tek gropa septike, landfill, parajsa e droges dhe se keqes, Republika Sorosiane, ne Shqiperine e mjere, nenpushtimin e edvin kristaqit & bandes sorosiane.

  4. AUTOKRATËT TALIBANË TË SHQIPËRISË - TË SHPALLEN TË GJITHË NON - GRATA thotë:

    E keni vënë re:

    KRYE/TËKORRUPTUARIT AUTOKRATË TALIBANË TË BALLKANIT JANË HUMANISTËT MË TË MËDHENJË TE AFGANISTANIT !!

    AUTOKRATËT TALIBANË TË SHQIPËRISË – TË SHPALLEN TË GJITHË NON – GRATA.

    JO PAS PILAFIT.

  5. Kam pershtypjen se amrikanet do kishin bere me mire te conin qeveritaret tane ne Afganistan, se sjellin afganet ketu. Edhe talebanet nuk do kishin hyre ne Kabul se nuk do kishte mbetur gje per ta edhe ne shqiptaret do ishim disa here me mire. Biles te kishin marre jo vetem qeveritaret, por edhe opoziten e Bashes si dhe parlamentin qe kishim. Pastaj le te terhiqeshin amerikanet nga Afganistani…

  6. Vullneti i sulltatin dhe kerkesa e kimetes jan perputhur fiks. Po meq eshte keshtu zoti sulltat merri talbanet se vetem ata pas ca vitesh mund tju shkulin nga pushteti pasardhesit e everrit e byrose politike. Te pakten nje shprese 100 vjeçare per shqiperinë e shperdhier nga hajdutet me pushtet.

  7. Luli si humbës dhe aleatë i tyre dhe së dyti ish- kryeministrin Berisha, fenomenin spektakolar politik të këtyre 30 viteve, që u shpall non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Përtej pretendimeve, të tij se kjo është bërë nga Qeveria dhe instrumentet e saj, në finale, fakti është fakt.

    Luli nuk përmend më Aqif Rakipin, nuk flet për “ndëshkimin” e Sali Berishës, vazhdon të flasë për Rama-Doshin, por nuk jep asnjë sinjal, asnjë qëndrim më për Doktorin dhe nuk flet më për Rakipin.

  8. kesaj pune i thone shkon amerika shkerdhehet neper azi dhe arabi i ben kepucet me mut dhe thot mi pastroni ju se kuptoj cfare borxhi i kemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *