• |
ide | kryesore

Konkurrenti i propozon për martesë partneres së tij,shtangen anëtarët e jurisë (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Mick Harrington mori një ovacion të fortë duartrokitjesh nga të katër gjyqtarët në episodin e së dielës në “The Voice Australia”, me interpretimin e këngës “Somewhere Over The Rainbow”.

Megjithatë ishte propozimi i tij për të dashurën Bec në skenë menjëherë pas përfundimit të performancës, në sy të dy vajzave të tyre të vogla, që i përloti trajnerët e spektaklit si Rita Ora dhe Jessica Mauboy.

32-vjeçari nga Victoria, i cili zotëron një biznes kopshtarie, ra në gjunjë dhe i dha të dashurës dhe nënës së fëmijëve të tij, Bec, një unazë mahnitëse.. Interpretimi i këngës “Somewhere Over The Rainbow“ nga Eva Cassidy i rezultoi atij një ovacion të fortë nga Rita Ora, Jessica Mauboy, Guy Sebastian dhe Keith Urban – të cilët që të katër i kthyen karriget për të në audicionet e fshehura.

“Ishe ti që sapo e këndove atë?”, pyeti Keith i tronditur konkurrentin Mick, së bashku me Guy i cili tha se performanca ishte “thjesht fenomenale”.Keith shtoi: “Një nga gjërat që mishëron kjo shfaqje është se ju nuk mund të gjykoni një libër nga kopertina e tij. Ka një bukuri absolute në zërin tënd dhe është e gjitha spirituale. Është shpirt i pastër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *