• |
ide | kryesore

Kosovë/ Mbi 2 mijë të infektuar nga koronavirusi, 4 të vdekur në 24 orët e fundit

Arkiva



Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 10,258 testime, 2,110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. MSH njofton se janë shëruar 130 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408.

Në total numri i rasteve aktive është 12.159. Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës. Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *