• |
ide | kryesore

Lind rezistenca kundër talebanëve/ Djali i luftëtarit legjendar Massoud: Ne nuk dorëzohemi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Në provincën afgane të Panjshir kemi ushtarë gati për të luftuar kundër talebanëve. Kemi shumë armë të magazinuara në vite duke e ditur që një ditë e tillë mund të vinte”.

Janë fjalët e Ahmad Massoud, djalit të liderit legjendar afgan Ahmad Shah Massoud që luftoi kundër talebanëve. Në një shkrim të publikuar në “Washington Post” ai thotë se “këtij grupimi i janë bashkuar edhe shumë njerëz që në 72 orët e fundit nuk janë dorëzuar. Mes tyre ka edhe pjesëtarë të ushtrisë afgane”.

Ditën që talebanët morën në dorë Kabulin, Ahmad Massoud u pa në një foto të publikuar në rrjetet sociale nga Zv.Presidenti i Parë afgan Amrullah Saleh. Pasi Presiddenti Ashraf Ghani u arratis nga vendi, Saleh e deklaroi veten kujdestarin legjitim të vendit, pikërisht nga provinca Panjshir, e konsideruar si kështjellë historike kundër talebanëve. Nga ky “xhep rezistence”, Massoud dhe Saleh po bëjnë thirrje për hakmarrje kundër talebanëve.

Duke cituar kushtetutën afgane, Saleh tha se në “mungesë, arratisje, dorëheqje ose vdekje” të presidentit, nënkryetari i parë bëhet “presidenti kujdestar”. Saleh tha se ai “po u drejtohej të gjithë udhëheqësve për të siguruar mbështetjen dhe konsensusin e tyre”.

Saleh, një politikan dhe ish-shef i shërbimeve sekrete afgane, u ka mbijetuar disa përpjekjeve për ta vrarë.

Panjshir ishte një provincë e rezistencës kundër talebanëve në vitet 1990. Por gati 3 dekada më vonë, rënia e shpejtë e vendit në duart e talebanëve së bashku me një proces paqeje të njohur ndërkombëtarisht e ka bërë rezistencën ndaj grupit militant islamik një mision të vështirë, nëse jo të pamundur. ©LAPSI.al



3 Comments

    1. Si u katandis “superfuqia”, “Perandoria Romake e II-te”, “kryqezata e sotit”, “ata qe bejne Token, qiejt dhe gjithecka mes tyre te sillen verdalle, sipas NYT”, tani i hakerrohen Henes, si ata zagaret qe lehin dhe vetem lehin, papushim naten, per te trembur yjet dhe Henen.
      Po s’pate histori shekullore (amerika u krijua nga; vrases te hurit dhe te litarit, mashtrues, aventuriere, gangstere, burgaxhinje, funderinat, qe kurva plake, i hodhi tej, vetem nja 350 vjet mepare), po s’pate komb (amerika eshte nje shtet pakomb), po s’pate tradita e zakone (amerika eshte si nje flluske sapuni bosh, pathelb dhe papermbajtje) atehere kur ta mbushesh kupen, do te thyejne dhembet, si ne; Kore, Vietnam apo Afganistan, pastaj do te shpresosh tek ky baroni i droges se mos ben gje ai, sic shpreson artikulli i WP. Eshte patetike qe te shpresosh qe ate qe se bete dot me 150000 ushtare + nato + kualicionin boteror + qeverine kuislinge + gjthe baronet e droges & kriminelet ne sherbim tuaj + SPARTAK NGJELEN ( qe spiunoi te atin Kico, ne burg), tani ta bej ky trafikanti, ky zagari i vogel i juaj, jeni me te vertete mjerane, KAQ!

  1. Si u katandis “superfuqia”, “Perandoria Romake e II-te”, “kryqezata e sotit”, “ata qe bejne Token, qiejt dhe gjithecka mes tyre te sillen verdalle, sipas NYT”, tani i hakerrohen Henes, si ata zagaret qe lehin dhe vetem lehin, papushim naten, per te trembur yjet dhe Henen.
    Po s’pate histori shekullore (amerika u krijua nga; vrases te hurit dhe te litarit, mashtrues, aventuriere, gangstere, burgaxhinje, funderinat, qe kurva plake, i hodhi tej, vetem nja 350 vjet mepare), po s’pate komb (amerika eshte nje shtet pakomb), po s’pate tradita e zakone (amerika eshte si nje flluske sapuni bosh, pathelb dhe papermbajtje) atehere kur ta mbushesh kupen, do te thyejne dhembet, si ne; Kore, Vietnam apo Afganistan, pastaj do te shpresosh tek ky baroni i droges, se mos ben gje ai, sic shpreson artikulli i WP. Eshte patetike qe te shpresosh qe ate qe se bete dot me 150000 ushtare + nato + kualicionin boteror + qeverine kuislinge + gjthe baronet e droges & kriminelet ne sherbim tuaj + SPARTAK NGJELEN (qe spiunoi te atin Kico, ne burg), tani, ta bej ky trafikanti, ky zagari i vogel i juaj, jeni me te vertete mjerane, KAQ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *