• |
ide | kryesore

Mbappé i është rrëfyer shokëve të Psg: “Unë do të qendroj këtu”

-Instant, Sport



Sipas të dhënave të Cadena SER, tratativa torturuese Mbappé-Real Madrid ka përfunduar me njoftimin e bërë nga kampioni i ri francez, i cili i ka zbuluar shokëve të tij të skuadrës në dhomat e zhveshjes së PSG: “Unë do të qëndroj këtu”. Për të paktën një vit tjetër ëndrra për të veshur ‘camiseta blanca’ dhe për të luajtur në Bernabeu është e destinuar të mbetet e tillë. Klubi parisien, përkundër rrezikut për ta humbur atë në një transferim falas në fund të sezonit, është i kënaqur që mund ta reshtojë në tredhëmbëshin përrallor të kompletuar nga Neymar e Messi. Pas një viti do të flitet përsëri për të, me mundësinë, sidoqoftë, për të vënë nën kontratë Cristiano Ronaldon pa pasur nevojë ti paguajnë asgjë Juventusit, i cili, në këtë pikë, është i destinuar të mbajë portugezin edhe për një sezon tjetër.

Edhe Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së, ka konfirmuar lajmin tek disa lojtarë dhe anëtarë të stafit teknik dhe drejtues të klubit, duke i siguruar se Mbappé do të qëndrojë në Paris për të paktën një vit tjetër, pavarësisht nga të gjitha zërat e verës që e jepnin të sigurtë një largim të tij për në Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *