• |
ide | kryesore

U largua me 169 milionë USD/ Presidenti afgan flet nga arratia: Nuk doja gjakderdhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ashraf Ghani, presidenti afgan i mbështetur nga SHBA dhe i njohur nga komuniteti ndërkombëtar i cili u largua nga Kabuli ditët e fundit përballë avancimit të talebanëve mori me vete 169 milionë dollarëve të vjedhur nga arka e shtetit. Kjo u konfirmua nga ambasadori i Afganistanit në Taxhikistan, Mohammad Zahir Aghbar.

Ghani ndodhet tashmë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një fjalim që mbajti pasditen e sotme në Facebook, ai e mohoi se kishte marrë një sasi të madhe parash me vete.

Ai përsëriti se ai duhej të largohej nga Afganistani për të parandaluar gjakderdhjen dhe për të shmangur atë që e quajti një “katastrofë të madhe”. Ai tha se ishte në kontakt me zyrtarët në mënyrë që të “vazhdonin përpjekjet e tij për drejtësi për afganët”. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Jurist, ai eshte shtetas amerikan sa per dijeni dhe per nje kohe te gjate ka qene profesor ne nje nga universitetet amerikane keshtu qe Blinken i rru trapin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *