• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme, por e vërtetë në Kroaci: portieri festonte golin që nuk u bë dhe pëson 2-0 pa e kuptuar

-Instant, Sport, Video



Hajduk-Slaven Belupo një ndeshje me një episod të pabesueshëm. Në sfidën e luajtur në Kroaci, skuadra vendase u duk se pësoi gol në gabimin e portierit të tyre. Lojtarët në fushë brohorisin dhe bashkë me ta edhe portieri mik, i cili vrapoi drejt pankinës së Slaven, për të festuar…

Vetëm se gjërat nuk janë ashtu si u dukën: topi kishte goditur shtyllën dhe aksioni vazhdoi… Portieri mik, ndërkohë, nuk ishte mes shtyllave, sepse po festonte golin që nuk u shënua. E kështu, në kundërsulm Hajduk bëri 2-0 me portën bosh. E pabesueshme, por e vërtetë.

https://youtu.be/D_pah-2NOsY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *