• |
ide | kryesore

Video/ “Të pritëm gjatë, por ia vlejti”: Juventus mirëpret Locatellin, debutimi në Udine

-Instant, Sport, Video



Mbërritja rreth mesnatës në JHotel dhe paraditen e sotme menjëherë në JMedical për ekzaminimet mjekësore. Në këtë mënyrë e ka filluar Manuel Locatelli aventurën e tij me Juventus, pas një negociate të gjatë mes bardhezinjve e Sassuolos. Me këmishë të bardhë, një përshëndetje për qindra tifozët e pranishëm e, më pas, të gjitha testet para firmës në kontratë: një pesëvjeçare prej 2 milionë në sezon me shpërblime që do të rrisin pagën deri në 3. Mesfushori i kombëtares italiane, i datëlindjes 1998, është përforcimi i kërkuar nga Max Allegri dhe vjen me një huazim dyvjeçar, me detyrimin e blerjes të caktuar në 35 milionë. Të dielën në Udine mund të bëjë debutimin.

“Të pritëm për një kohë të gjatë, por ia vlejti”, i bërtitën tifozët e Juventusit para JMedical. Locatelli e donte Juven me çdo kusht, por për marrëveshjen mes dy klubeve u deshën pesë takime, i fundit prej të cilave dje në Forte dei Marmi në shtëpinë e CEO-s së Sassuolos Giovanni Carnevali. Në fund, klubi jeshilzi mori atë që deshte nga detyrimi i blerjes, nga ana e tyre bardhezinjtë morën lojtarin shumë të dëshiruar për të përforcuar mesfushën me një dyvjeçar falas. E Locatelli sheh debutimin e tij që të dielën, në javën e parë të kampionatit, në Udine, duke pasur parasysh situatën emergjente në mesfushë: Arthur dhe Rabiot janë të dëmtuar dhe McKennie është i skualifikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *